ARKIVI:
7 Mars 2026

Kryeministri Kurti u mirëprit në Sarajevë nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bećirović dhe anëtari kroat i Presidencës, Komšić

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

Shpërndaj

Sarajevë, 6 dhjetor 2024

Takimet zyrtare në Sarajevë, kryeqendrën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, i filloi me Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëherësh Kryetarin e Presidencës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Në dy takime të njëpasnjëshme në ndërtesën e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin tregtar, me ç’rast u shqyrtua mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik, dhe për të shtuar shkëmbimet në kulturë dhe edukim. Kryeministri theksoi se njoftimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës sipas së cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pra më pak se një muaj, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftime, do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit për lëvizje të lirë e dalë nga Procesi i Berlinit, në mënyrë që përfitimet nga lëvizja e lirë të jenë të dyanshme. 

Gjatë takimeve, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vendet respektive dhe në rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit me qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në përballje me ndikimet e jashtme keqdashëse. 

Kryeministri Kurti falënderoi z.Bećirović dhe z.Komšić për mikpritjen në Sarajevë dhe bisedën e hapur dhe produktive. Ndaj kryeministrit, u shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe ndihmën financiare që Republika e Kosovës kishte dhënë në përballje me përmbytjet tragjike në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë muajit tetor, dhe për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit të Bosnje dhe Herecegovinës. 

Pas takimeve në Presidencës, kryeministri do të vijojë vizitën me takime në Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Premijera Kurtija u Sarajevu su dočekali predsedavajući Predsedništva Bosne i Hercegovine Bećirović i hrvatski član Predsedništva, Komšić

Sarajevo, 06. decembar 2024 

Zvanični sastanci premijera Republike Kosovo, Albina Kurtija i zamenice premijera Emilije Redžepi u Sarajevu, glavnom gradu Bosne i Hercegovine, počeli su sa Denisom Bećirovićem, bosanskim članom Predsedništva Bosne i Hercegovine, i istovremeno predsedavajućeg Predsedništva i Željkom Komšićem, hrvatskog člana Predsedništva Bosne i Hercegovine. 

U dva uzastopna sastanka u zgradi Predsedništva, razgovarano je o odnosima dve zemlje i načinima za povećanje trgovinske saradnje, pri čemu je razmotrena mogućnost organizovanja zajedničkog ekonomskog foruma, kao i povećanja razmene u oblasti kulture i obrazovanja. Premijer je naglasio da će najava Vlade Republike Kosovo po kojoj će od 1. januara naredne godine, odnosno za manje od mesec dana, građani Bosne i Hercegovine moći da putuju na Kosovo sa ličnim kartama, u velikoj meri doprineti povećanju saradnje i prijateljstva između dve zemlje. Takođe je istakao važnost da Bosna i Hercegovina ratificira sporazum o mobilnosti za slobodno kretanje koje proizilazi iz Berlinskog procesa, tako da koristi od slobodnog kretanja budu dvosmerne. 

Tokom sastanaka razgovarano je i o najnovijim dešavanjima u dotičnim zemljama i regionu, kao i o značaju regionalne saradnje, posebno u okviru Berlinskog procesa u cilju integracije Zapadnog Balkana u Evropsku Uniju i u suočavanju zlonamernih spoljašnjih uticaja. 

Premijer Kurti je zahvalio gospodinu Bećiroviću i gospodinu Komšiću na gostoprimstvu u Sarajevu i otvorenom i produktivnom razgovoru. Izražena je zahvalnost prema premijeru Kurtiju na brzoj reakciji i finansijskoj pomoći koju je Republika Kosovo pružila u suočavanju sa tragičnim poplavama u Bosni i Hercegovini tokom oktobra meseca, kao i na proglašenju 11. jula Danom sećanja na genocid u Bosni i Hercegovini.  

Nakon sastanaka u Predsedništvu, premijer će svoju posetu nastaviti sastancima u Vijeću ministara Bosne i Hercegovine.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu