ARKIVI:
7 Mars 2026

“Kthema adresën”, Ardita Sinani: protesta e Medvegjës sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se protesta nën moton “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi e drejtësi.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

Sinani shtoi se përmes kësaj proteste kërkuan mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie.

“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje.

Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Ardita Sinani.

Marrë nga: medvegjasot.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Në paralizimin e adresave jemi bashkëfajtorë . Kur Liman Selmani, tashmë i ndjerë me tre djemtë e tij, pati propozuar ta bashkojmë kapitalin dhe ta ndertojmë këtë pjesë dembadem shqiptare kemi heshtur . Sot, është vonë të ndërrohet gjendja në favorin tonë kur atje janë vetm katër-pesë familje shqiptare . Ajo pjesë është braktisur symblltas dhe paasnjë plan të qëndrueshëm . Duhet të tregohemi konkret me vepra . Fjalët e deklarimet pambulesë nuk bëjnë fare punë. Graqaniça është mbushur me shtatore të carave serbë, e ne nuk jemi në gjendje me bërë një shtëpi Muze në kujtim të Akademik Idriz Ajetit, ku lindi dhe jetuan nëprër shekuj të parët e tij.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu