ARKIVI:
7 Mars 2026

Kujtimet 81 vjeçare të Idriz Dakës, tashmë 93 vjeçar, për fenë islame – “tradicionale”…!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Në foto: Afrim Zeqiri e Idriz Dakaj
___
Nga: Idriz Dakaj
___
KUJTIMET E MIA 81 VJEÇARE PËR FENË ISLAME “TRADICIONALE”
___
Tanimë i kam kaluar 93 vite të jetës time. Kur iku mbretëria serbe, kroate e sllovene, unë isha 11 vjeçar. Në këtë hark kohor me kujtohet vetëm mejtepi, si mësim fetar, i cili ishte i lejuar, nga Mbretëria në fjalë, ndërsa, shkolla në gjuhën shqipe ishte e ndaluar.
Ndonëse kanë kaluar 81 vite, nga mësimi në mejtep, mua më kujtohen, nga mësimi që na epte hoxha,vetëm 5 ajetët (shartët e Turqnisë), siç i quante atëbotë, hoxha i fshatit, Mulla Jashari, ajete këto që, çdo musliman duhet t`u besoi, na thoshte imami: E para zotit, e dyta pejgamerëve të zotit, e treta melaqeve të zotit, e katërta librave të zotit dhe, e pesta hajr e sherr, mirë se vjen, prej zotit e kemi!.
Në Jugosllavinë e Titos dhe të Sllobodanit i jetova 56 vite, ndërsa në Dardaninë e Lirë 25 vite. Në këtë hark kohor i dëgjova 4 intërpretues- hoxhallarë të Islamit “tradicional”, të cilët në periudha të caktuara kohore paten rastin të shërbejnë si imamë në xhaminë e fshatit Vrellë, Komuna e Burimit, ish Istog. Intërpretimet e tyre ishin: Lutjuni zotit për shëndetin e për punë të mbara, për shtëpi e në përgjithësi. Lutjet mund t´i bëni në xhami, në shtëpi dhe edhe me hajmali. Mos i dërgoni vajzat në shkollë, sepse bëhen shkina, gratë mbuloni më çarçaf të zi e para tyre (kur rrugëtojnë) një mashkull duhet me ju pri, shpërnguluni (me familje) për Turqi, Arabi e vede tjera, ata i kemi vëllazni!.
Na sugjeronin me i dërgue lutje zotit, që të na e mundësonte për pije ujin nga Kroni i Kërtherit e pas vdekjes martesa me 72 hyria xheneti. Këtë të drejtë martese me 72 hyrjana xheneti, nuk e kishte dhe as tani nuk e ka bota mashkull sepse kështu kishte “vendosur zoti i “drejtë” Thëniet skandaloze të imamëve, që nuk do i harroj sa të jem i gjallë, ishin, ndër të tjera edhe këto: Sa më të durueshëm të jeni, ndaj varfërisë, shtypjeve brutale dhe shumë padretësive tjera, xhenetin e keni të sigurt, kjo botë është e rrejshme, bota tjetër është e përhershme dhe shumë e pasur, atje qumështi dhe mjalti rrjedhin si lumi mbi tokë.
Hoxhallarët u thonin besimtarëve (shqipfolës) ta organizojnë këndimin e Mevludit- përrallë arabe ku ndër të tjera edhe këto fjalë qesharake thuhen- në Mevlud: një pejgamer flutroj me kali në qiell. Fluturuesi i kaloi 7 palë të qiellit ku i foli 90 fjalë me zotin dhe u kthye prap në tokë. Kthimi ishte aq i shpëjtë sa që fluturuesi e gjeti akoma të nxehtë, jastakun ku kishte fjetur.
Absurdet tjera: pejgameri i ra shpatë detit dhe ujë i detit u evitue. Shterrja e detit u bë me qëllim që ushtrija e bekuar të kaloi në anën tjetër të detit. Kur po tentonte, ushtria e kaurrit, ta kalonte detin, atëherë pejgameri edhe një herë i ra me shpatë detit, i cili u mbush me ujë dhe ushtria kaurre u mbyt në deti.
Narrativa urrejtëse e fesë Islame, edhe në brendinë e librave të tyre të “shënjta”, siç i quajnë injorantët, ka shumë shkrime që bëjnë thirrje për masakër ndaj atyre që nuk janë musliman.
Njeriu, i besimit katolik i cili dëshiron të konvërtohet në Fenë Islame, së pari duhet të pranoi fenë e serbit, e pastaj të kaloi në fenë Islame. Edhe kjo thënie e krerëve islamistë, isht në fitim të okupatorit tonë serbo-sllavë Se kujt i shërbejnë këto sugjerime të imamëve “tradicional”, duhet ta dinë, sidomos, shqiptarët intelektual.
Ka edhe shumë tjera absurde fetare, që në ato periudha të intërpretimeve alla hoxhallarqe – fetare, e dëmtuan shumë çështjen tonë kombëtare, si në pasuri po ashtu edhe me vdekje të popullit tonë, në rini. Infektimi i të rinjve tanë, qoftë nga prindërit apo nga klerikët fetarë, me virusin agjerim -ramazan, që do thot tërë ditën ta kalosh pa ngrënë e pa pi ujë, madje edhe kur punon në vapë. Për këtë vuajtje- vdekje – nga uria, pushtetarët tanë, në vend që t`i dërgojnë në burg, të tillë prindër e hoxhallarë, vdekjeprurës të popullit tonë, ata u dërgojnë urime për vuajtje nga uria.
Për këto intërpretime stimuluese islame fetare, UDB-ja e Rankoviçit, imamëve shqifolës, për çdo muaj u epte para – rrogën mujore. Në këto 25 vite të lira, në Dardaninë tonë, shumë absurde na kanë ndodh,jo vetëm nga krerët fetarë por, edhe nga shumë partiak, qeveritarë, deputët e gazetarë, të cilët për të vdeurit nuk thonë së kanë vdekur por, thonë “kanë ndërruar jetë”. Kjo është fjalë primitive, anti shkencore dhe anti njerëzore.
Një far imami i Prishtinës, Dr. i Teologjisë po i thonë, po vazhdon me absurde publike duke thënë së pas varrimit të kufamës, një melaqe hynë brenda në varr dhe folë me te vdekurin duke ia bërë ca pyetje fetare. Imami i Prizrenit, qyteti i dytë pas Prishtinës, për nga madhshtija, edhe ky imam vazdon me absurde, duke i nënçmue figurat tona më të larta historike. Për Flamurin tonë kombëtar,të cilin UÇK-ja e mbajti në dorë gjatë gjithë Luftës tonë për liri, ky matuf imam, Flamurin e quan leckë e Shqipën tonë e quan sorrë.
Për të gjitha këto fyerje kombëtare Shqiptar, e tërë paria e Kosovës heshti. Heshtja është pranim- thot populli por, na mëson histiria se kur dështon paria ngritët vegjelia.
Në Deçanin tonë heroik – 20.10.2023- vegjelia u ngrit,falë absurdeve të Islmit e dietarëve trima të Vatanit. Ne,në Kosovë e Shqipëri, kemi patur rrezik të zi, qyshse i kemi pushtetarë e parti me Arabi e me Turqi, sidomos, pas Luftës tonë për Liri.
Jo për shkencë e dituri por, për shumë absurde e marri. Këta krerë, në vend të luftës vërbale, kundër mbeturinave feudale e të punojnë në lnteres të “miletit”, këta, për hir te karierës e pasurisë, janë bërë sërvil të Turqisë dhe Arabisë.
Të gjitha të arriturat kolosale të popullit tonë dhe popujve tjerë të botës, në të gjitha fushat e jetës tonë të përditshëm, qofshin ato fizike, shkencore apo edhe mendore, madje edhe lirinë, të fituar me gjakun e popullit tonë, injorantët e lartëpërmendur ia dedikojnë-falenderojnë zotin, pa e ditur se cilat do ishin detyrat e popullit dhe, cilat jonë obligimet e zotit, ndaj natyrës dhe popujve të botës.
Sipas citimeve, të krerëve fetarë e pushtetarë- injorantë, gjithësinë, tokën e njeriun i ka “krijue” zoti. Pra, pasi i paska krijue e ka për detyrë edhe me i sundue dhe urtësue, që të mos ndodhin krime mbi njerëzimin e fëmijtë e tyre të pafajshëm. Meqë për këto krime të natyrës dhe të perandorisë, s`po ia ndinë perëndisë, si detyra parësore i mbeten vegjëlisë. Vegjëlia u ngrit në Deçanin tonë heroik, me 20.10.2023,ku u miratua Deklarata për braktisjen e Islamit.
Deklarata në fjalë, për braktisjen e Islamit i ka tri të mira: Shpetimin e kombit Shqiptar, shpetimin nga vdekja e urisë, një mujore në vit-ramazani dhe e treta, mosurrejtja e derrit, i cili është shumë ekonomik, sidomos për familjet e varfëra nga se shumimi i tij është shumë i shpejtë. Lopës dhe delës, për lindjen e 8 viçave, ju duhen 8 vite, ndërsa derrit vetëm një vit. Për këto 8 vite duhen shumë shpenzime për mbajtjen e një lope apo e një deleje.
Kur bëhët fjalë për derrin, duhet cekur edhe këtë absurd, të injorantëve fetar, të Islamit mesjetar kur ata përzihen edhe në punët përsonale të individit dhe të mjekësisë, duke iu sugjeruar njerëzve tanë çka me ngrën e kur me ngrënë. Fjala është për ndalimin e ngrenjës të mishit të derrit dhe ndalimin e ngrënjës dhe pijës për një muaj në vit-Ramazan.
___
Idriz Dakaj, në Studenicë të Istogut, me 25.10.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Revista DRINI.us – Kryeredaktor i së cilës është Bajram-Gjergj Kabashi, publikon shkrime të cilat të zgjojnë kërshërinë dhe kureshtjen për lexim dhe komentim. Ndaj unë, po jap koment dhe mendim.
    Mendimi im është që_
    Fjalët e plakit të ishin shkrue ashtu si i ka folë – në dialektin gegnisht se shkrimi i autorit do të delke mâ burimor, ashtu qysh folin pleqt’ e asaj ane të Dugagjinit.
    Ky koka ni plak (93 vjeç) i meçëm, i urtë dhe i pastër – “pa behone”, po e hijeshojka secilën Odë kur hin e kur fol’ q’eshtu.
    Plakit të urt’ po çoj të fala me këto dy fjalë:
    Ishalla* të punpon sh’neta e të punon menja deri në dakikin e fundit, deri në frymën e fundit të jetës.
    Ishalla ki kon’ e len mrapa e nuk të korit!
    * fjalën “ishalla e përdorin edhe sod ajo anë. (që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe bjen: DHASHT’ ZOTI)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu