ARKIVI:
7 Mars 2026

Kujtimet e Marash Mëhill Ukës, i nipi i Prend Ukës, bajraktarit të Berishës, për luftën me Turq në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Ja si i shpreh Marash Mëhill Uka, i nipi i Prend Ukës, bajraktarit të Berishës, kujtimet e tij, Fushë-Thaç, më 13 korrik 1970, 22- vjeçar gjatë kryengritjes së përgjithshme të 1912-ës, në të cilën ka qenë pjesëmarrës.

“Në atë sulm u vra Jak Marka Ndreca i Qelzës. Jaku kishte mrri deri afër tabeve të ushtrisë, ku mbet i vramë. Turqit mbërritën me dalë e me ia pre kryet e me ia marrë në istikamin e tyne. Pak ma larg u vra edhe shoqi i tij prej Qelze, Mhill Marashi. Po djelmia e Qelzes me yrysh me pushkët zjarr e të mbrojtun me zjarr prej djelmnisë së Berishës e të Bugjonit i mbërrthei turqit mbas istikamit dhe mundi me tërhjek trupin pa krye të Jak M. Ndrecës dhe trupin e papremë të Mhill Marashit e t’i varrosshin ma vonë te kisha e Qelzës. Në mbrojtje të djelmnisë së Qelzës, ranë të plagosun rand: i biri i bajraktarit të Bugjonit, Rexh Frroku e bashkë me ta Ndue Kukeli, prijs i djelmnisë së çetës së vet. Aty për aty nuk u gjetën ku ranë.

Atëhere, Ndoc Mark Deda me Mark Kolikun që na prijshin ne të Berishës na thanë: “Terhiqna , burra, po me kujdes e jo n’t’ ikun.” Jemi terheq deri kah gjysma e kodrave të Dedajve. Aty na ka thanë Ndoc Mark Deda: “ Kush del burrë me i pshtu dy t’plaguemët e mos t’ia lam anmikut me jau kput kryet.” Kanë dalë 18 burra. Mark Koliku ka marrë gjashtë e ka hi bregut të prrojt të Lejthizës. Ndoc Mar’ Deda me të tjerët ka kërkue Koderlejthizës. Vapa kishte fillue t’ bahesh e padurueshme. Tymi i barutit ishte përhap sa me t’ ther fytin. Sipër prej pozicioneve qitshin pa pra drejt nesh. Si kërkuem lart e poshtë nja nji sahat e gjetem edhe Rexh Frrokun. Ishte zbe krejt, se kishte humb shumë gjak. E morëm mbi krahë deri në Qelzë. Aty bamë vigun dhe bajtëm deri në Berishë, e mjekuem. U ndamë me premtimin se sa të vendosin Parësia e Besëlidhjes, të sulmojmë prapë mbi Pukë dhe t’ i përzamë turqit.

(Berisha e Pukës)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu