ARKIVI:
6 Mars 2026

Kur Dardanisë i duhet një kësi kryeministri…!

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Nga: Afrim Caka
__
Meje, 27 prill 2024
__
Një copëz e zemres së Dardanisë së madhe.
“Ta dëgjosh Albin Kurtin është njejtë si ta dëgjosh një fjalim të Gjergj Kastriotit – çfarë fuqie e një Perëndie, çfarë autoriteti i brendshëm!”
Në radhë qëndrojmë të takojmë Kryeministrin!
Nuk dua t’ua jap mësimin në formë politike; mendoj se kështu do ta kisha më të lehtë. Ndoshta fjalimi i tij do të vijë më pas, ashtu përfundon gjithçka. Pasi ishim vetë të pranishëm dhe Albini ishte pranë nesh e pranë dëshmorëve, e shohim veten të përmbledhur në disa rreshta.
Albini kryeminister, edhe pse digjej e përzihej nga zjarri i furres, një zjarr tjetër më i madh ia digjte shpirtin përbrenda (varret e dëshmorëve pafund) – edhe pse, në rastin e 27 prillit, por kjo është rruga që ka marrë shteti ynë për t’i denoncuar dhe akuzuar kriminelët serbo-malazez dhe bashkëpunëtorët e tyre gjak prishur.
Disa nga shokët e mi të vjetër i shoh se janë këtu Skënderi dhe Hyseni etj., – jam i lumtur t’ju shoh në Meje. Siç do të kemi shtatë fjalime, duhet të drejtohemi në atë që jemi duke parë qartë, duke mbuluar tërë fushën e mbuluar me “”Dëshmorë të idealeve kombetare”, prandaj ju lutem, juve të cilët e keni parë e dëgjuar folsin Albin Kurtin kryeminister, të jemi të durueshëm nëse e përseris vetveten, pasi përseritja dhe fjalimi i kryeminstrit ka vlera të shumta kombetare.
Ky takim është koncepruar në bazën e kriterit kronologjik, ku mpleksen historia e një masakre më të madhe që ka ndodhur në Dardani me vlerësime analitike shkencore, po ku nuk mungojnë dëshmitarët e gjallë, familjar, episode, fjalime, kujtime, që, pas kapitulli, tentojnë të sinkronizojnë biografinë e çdo dëshmori dhe të sinkronizojnë biografinë gjallë të çdo familjari të gjallë.
Por e vërteta mbetet e vërtetë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu