ARKIVI:
7 Mars 2026

Kur një kryeministër flet më shumë me Vuçiqin, sesa me shqiptarët…?!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Lekë Frroku

Kryeministri po bën pazar me gjakun e kombit!

Pas çdo buzëqeshjeje me Vuçiqin, fshihet një tradhti ndaj Kosovës. Marrëveshjet ekonomike janë mashtrim sepse nuk ka ekonomi me një shtet që s’e njeh Kosovën, që s’kërkon ndjesë për gjenocidin dhe që feston çdo ditë me fotot e Millosheviqit!
A është Shqipëria republikë shqiptare, apo zyrë ndihmëse e Serbisë në Ballkan?!
Kryeministri e ka ulur zërin e kombit për të ngritur karrierën e tij ndërkombëtare. Kosova është lënë vetëm, flamuri i saj nuk valvitet më në asnjë takim të tij. Asnjë fjalë për të pagjeturit, për dhunën ndaj grave dhe fëmijve, për të drejtën e shtetësisë.
Ky s’mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë është bërë avokat i “Ballkanit të Hapur”, që në gjuhën e historisë do të thotë: hapni rrugë Serbisë, mbyllni gojën shqiptarëve!
Çdo marrëveshje me Serbinë është pazar mbi kockat e të pagjeturve.
Çdo samit me Vuçiqin është përulje para kriminelëve që ende nuk e njohin Kosovën si shtet.
Çdo foto që Rama bën me Vuçiqin, është një thikë pas shpine për Drenicën, Prekazin, Reçakun!
Rama nuk është më zëri i Shqipërisë është jehona e Serbisë në gjuhën shqipe!
Na flet për Ballkan të Hapur, por nuk flet kurrë për kufijtë që ende i quan “të brendshëm”.
Na shet treg të përbashkët, ndërkohë që Serbia i mban tanket në kufi dhe urrejtjen në diplomaci.
Kosova është në heshtje, sepse Shqipëria është në tradhti.
Kur shefi i qeverisë i bën fresk armikut dhe i kthen shpinën vëllait nuk kemi më qeveri, kemi një shërbëtor të Beogradit me pasaportë shqiptare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu