ARKIVI:
6 Mars 2026

Kur pasioni për Kiminë kthehet në model suksesi kombëtar

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Fadil Haliti – mësuesi që e bëri Podujevën kampione të kimisë në Kosovë

Falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të rrallë të pedagogut Fadil Haliti, nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës prej shumë vitesh janë bërë sinonim i suksesit në lëndën e Kimisë, qoftë në Testin e Maturës Shtetërore, qoftë në provimet pranuese në fakultetet më të kërkuara të Universitetit të Kosovës.

Dikur kjo lëndë i trembte shumë nxënës. Mungesa e laboratorëve, e pajisjeve, madje edhe e përgatitjeve teorike cilësore, e kthente Kiminë në një “gogol”. As vetë përpjekja e nxënësve nuk mjaftonte për ta kuptuar thelbin e serive kimike apo për të lexuar saktë strukturën e tabelës periodike.

Por ardhja e z. Fadil Haliti dhe përvoja e tij mbi 35-vjeçare e kanë shndërruar orën e kimisë në një përvojë tërheqëse dhe të dashur për nxënësit. Sot, çdo orë kimie në “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës, është si një “kopsht i lulëzuar”, ku gërshetohen kurioziteti, guximi dhe pasioni për të mësuar përmes eksperimentimit.

Puna e tij nuk është kufizuar brenda orarit zyrtar. Për vite me radhë, Haliti ka organizuar kurse jashtëshkollore me dhjetëra nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, e madje edhe për shqiptarë të diasporës.

Një nga shembujt e këtij përkushtimi është Selma Myrta, e lindur në Doha të Katarit, e cila  ka ndjekur online kurset e kimisë me Halitin dhe ka arritur të fitojë pikët e plota për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Rezultatet flasin vetë: çdo vit, nxënësit e këtij gjimnazi kryesojnë listat e pranimeve në Universitet, sidomos në drejtimet  e mjekësisë, ku kimia është vendimtare.

Emra si Shpëtim Bahri Thaçi (pulmolog i njohur), Florim Selim Zejnullahu (kirurg vitreoretinal dhe drejtues i repartit të syve në QKUK) dhe Blend Fidaim Ejupi (mjek i ri, bursist i Universitetit) janë të gjithë produkt i kësaj shkolle dhe këtij mësuesi.

Edhe brezat e viteve 2018–2022 kanë ndjekur këtë rrugë suksesi, duke realizuar rezultate kulminante në testime dhe provime pranimi.

Por, ajo që mbetet e hidhur është heshtja e institucioneve: me gjithë këto arritje, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, nuk ka ofruar asnjëherë një shpërblim, një mirënjohje publike apo qoftë edhe një falënderim zyrtar për mësuesin që ka ngritur lart imazhin e arsimit në Kosovë.

Në një kohë kur arsimimi cilësor është më i nevojshëm se kurrë, figura si Fadil Haliti duhen vlerësuar, nderuar dhe bërë model i sistemit tonë arsimor.

Përjetësisht mirënjohës, z. Haliti!

Gjenevë, 11 qershor 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kush e percjelle gazetarin Ari Ejupi sheh se personazhin perzgjedhes per portretezim gazetaresk e bene jo vetem me shije te holle,por edhe me vleresim te pa gabuar.
    Per ne lexuesit , Arifi, mbetet nje reference e sigurt dhe shume e besueshme!
    Me te perzgjedhurin e ketij reportazhi, Fadil Halitin, pata fatin qe per nje kohe te shkurter te punoj ne xhimnazin “Aleksander Xhuvani” ne Podujeve, ani se per nga mosha ishte nder me te rinjet por per perkushtimimin qe kishte ishte shembull per te gjithe.
    Nuk kishte medyshje se mesimdhenesit e jashtzakonshem te keti gjimnazi , qe qene edhe mesues te Fadilit:Selman dhe Ahmet Hoti tashme ndiheshin te sigurt se pinjolli i tyre do te vazhdoje me sukses qe t’i ngriste nxenesit jo vetem ne mesime por edhe ne motiv.
    Masa me e mire e punes se Fadilit eshte suksesi i nxenesve te Tij qe pranoheshin vit pas viti ne Fakultetin e Mjekesise , numri i te pranuareve nga ky gjimnaz ne mjekesi perhere kalonte mesataren, e bile bile shpesh e tejkalonte shume krahasuar me cilen do shkolle tjeter ne Kosove.Shembull tjeter i krahasimit eshte renditja e nxeneseve te Tij ne gara te kesaj lende ne nivel vendi: per here ne krye te listes.
    Po te kishte mase fizike qe do ta matete punen e profesor Fadilit, pa medyshje ky profesor kimije, nga vlera e mases, do te duhej nga institucionet tona te dekorohej vit per vit; dekorata qe do te duhej ta pranonte me teper do t’i rriste namin institucionit se sa qe do ta nderonte Fadilin!
    Shembulli i punes se Fadilit eshte deshmia me e mire se puna e mirefillt profesionale, veçanarisht e nje mesimdhensi, eshte akti me i larte atdhetare ne paqe!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu