(në shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht)
Të shohësh se si Richard Grenell, pasi që u dëbua me turp nga Gjermania — si ambasadori më i keq të cilin diplomacia e SHBA-ve e ka dërguar ndonjëherë në tokën gjermane — u bë mik i ngushtë dhe aleat strategjik i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe madje u pagua nga ai për ta zhbërë shtetin e Kosovës, është një skandal tronditës deri në çmenduri.
Por të tentosh ta rrëzosh me ndihmën e tij për herë tè dytë Kryeministrin e vendit tënd nga pushteti nuk është më vetem shqetësim politik por tradhti e përsëritur ndaj interesave të popullit dhe shtetit dhe natyrisht një ogur i zi për fatin e shqiptarëve të Kosoves dhe për fatin e paqes dhe demokracisë në Ballkan dhe Evropë.
Grenell u dëbua nga Berlini me akuzën e qartë se nuk përfaqësonte vlerat e përbashkëta historike, gjeostrategjike, gjeopolitike, demokratike, ekonomike, kulturore dhe të sigurisë që e kanë bërë kaq të suksesshëm bashkëpunim mes Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha këto fusha për një kohë kaq të gjatë.
Ai akuzohej se kishte abuzuar me pozitën e tij për interesa personale dhe agjenda ideologjike që binin ndesh me frymën euroatlantike. Dhe siç thoshte filozofi gjerman Immanuel Kant: “Moraliteti nuk ka të bëjë me bindjen, por me arsyetimin e përgjegjshëm përballë ndërgjegjes.”
Mirëpo Grenelli zgjodhi bindjen ndaj parave, jo përgjegjësinë ndaj vlerave.
Për fat të keq, këtë njeri amoral e pa parime, disa parti në Kosovë — të zhytura në nostalgjinë e pushtetit të vjetër — e panë si mjet për të rrëzuar Albin Kurtin.
PDK, LDK dhe AAK, të dënuara me votë popullore për afera, dështime dhe arrogancë, iu kthyen Grenellit si shpresë për të rikthyer ndikimin e tyre, jo përmes besimit të popullit, por përmes intrigave ndërkombëtare.
Kjo është ajo që Sokrati do ta quante “tradhti e shpirtit” — kur njeriu i injorancës e liron veten nga e vërteta për të jetuar në mashtrimin e përfitimeve të shpejta. Dhe siç paralajmëronte Çesare Bekaia: “Kur drejtësia blihet me para, shoqëria kthehet në turmë, e ligji në kamxhik për të dobëtit.”
Albin Kurti, pavarësisht gabimeve dhe mungesës së njerëzve më të përgatitur në ekipin e tij, refuzoi të shesë idealet për interesa të përkohshme. Ai nuk e përdori pushtetin për pasurim personal, nuk ndërtoi vila në Brezovicë e as nuk krijoi klane mafioze me tenderë milionësh. Ai besoi se integriteti nuk mund të jetë objekt negocimi. Dhe kjo përbën krimin e tij më të madh në sytë e atyre që e shohin shtetin si plaçkë.
Po, është e vërtetë se qeveria Kurti nuk ka pasur performancën më të shkëlqyer në të gjitha fushat. Nuk mund të kesh rezultate të mrekullueshme kur në vend të shtetit ke trashëguar një sistem të kalbur nga kapja institucionale dhe interesat e nëntokës. Por a nuk e konfirmon ketë konstatim filozofi kinez Konfucie kur thotë: “Më mirë të ecësh ngadalë në rrugën e drejtë, sesa të vraposh shpejt drejt humnerës”?
Kur qeveria ka 51% përkrahje, por nuk i ka as 20% të kapaciteteve të administratës në duar, nuk është mungesë vullneti, por është shenjë e një lufte të ashpër me rrënjët e një shteti të shkatërruar nga aleatët e Grenellit në Kosovë.
Prandaj, kur partitë e vjetra, të ndëshkuara nga populli, vazhdojnë të takohen me Grenellin për të përgatitur skenarë të rinj kundër vullnetit të qytetarëve, nuk kemi të bëjmë më me opozitë politike, por me bashkëpunim të hapur me forcat që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Siç do thoshte filozofi francez Voltaire: “Të tradhtosh popullin tënd për interesa personale është krim; ta bësh disa herë, është një projekt.”
Dhe ky projekt nuk është për ndërtimin e shtetit, por për ringjalljen e një sistemi që nuk njeh drejtësi, barazi dhe dinjitet njerëzor.
Mirèpo në një kohë kur bota përballet me kriza të mëdha, Kosova nuk ka luksin të tradhtohet sërish nga bijtë e saj.
Nga ana tjetër, kur shpirti i njeriut thyhet nën peshën e parasë dhe ambicies së verbër, kur ndërgjegjja më nuk flet, por hesht e frikësuar në qoshen e saj më të errët – atëherë lind ai që Fjodori do ta quante “i djallëzuari i vetëjustifikuar”.
Dhe ky është rasti i Richard Grenellit – një njeri që, i përzënë nga Berlini me turp, jo si ambasador, por si mishërim i shpërfytyrimit më imoral që Amerika nuk e mbante dot më mbi shpinë, e gjeti shpëtimin jo në pendesë, por në krahët e autokratit më të keq ballkanik: Aleksandar Vuçiqit.
Si një shërbëtor që shet shpirtin për florinj, ai iu nënshtrua lavdisë së përkohshme, duke pranuar të bëhet zëdhënës i agjendave që përçajnë, i pazareve që fyejnë dhe i planeve që çmontojnë jo thjesht një shtet, por vetë kuptimin e drejtësisë.
Ai nuk u ndëshkua vetëm nga diplomacia gjermane, por nga ajo gjykatë e brendshme që Immanuel Kanti e quante “gjykatë e arsyes morale”, një institucion drejtësie që nuk ka më nevojë për dëshmitarë, sepse çdo njeri e di thellë brenda vetes se kur ka bërë krim kundër së vërtetës.
Dhe çfarë është më tronditëse se kjo?
Të shohësh bijtë e Kosovës – që dikur betoheshin në emër të gjakut të derdhur – tani të rreshtuar pas këtij njeriu, me fytyrat e tyre të qeshura, me sytë që u shkëlqejnë nga pasioni i rikthimit të pushtetit të humbur, me shpresën e sëmurë se ndoshta, me ndihmën e tij, mund ta rrëzojnë për herë të dytë Kryeministrin që nuk u përkul kurrë para parave të tyre.
PDK, LDK, AAK – banda që dikur sillnin gënjeshtra dhe mashtrime nëpër lagjet e Prishtinës, tani u shndërruar në zhurmë të ftohtë kafeesh të mbushura me nostalgji të rreme dhe me plane të errëta.
Ato të vetëdijshme për krimet e tyre të mëhershme nuk e kërkonin më votën e qytetarit – e kërkonin bekimin e ndërkombëtarit të pashpirt.
Ato nuk e dëshironin kurrsesi pastrimin e institucioneve nga Albin Kurti – por rrëzimin e tij, edhe nëse rrëzimi shoqërohet me djegien e vetë shtetit.
Sokrati thoshte se e keqja më e madhe është të mashtrosh shpirtin tënd dhe të heqësh dorë nga e vërteta për një iluzion të padrejtë.
Por çfarë ndodh kur i gjithë një brez politikanësh ushqehet me këtë lloj supe imorale ?
A mund të flasim më për idealizëm, apo kemi hyrë në atë fazë që Beccaria e përshkruante si triumfi i kamxhikut mbi drejtësinë?
Ndaj, kur një burrë si Albin Kurti – me të gjitha të metat e tij, me mungesën e kuadrit dhe me idealizmin e tij të lodhur – qëndron para këtij vargu të poshtërimeve, e kupton se ai nuk është kryeministër i një shteti të thjeshtë, por i një kryqëzate të pafund nga e kaluara që nuk vdes kurrë.
Kurti nuk ndërtoi vila, nuk krijoi dinasti, nuk mbolli frikë. Ai nuk pranoi të bëhej pjesë e lojës së pistë. Dhe ky është mëkati i tij më i madh.
Sepse në një sistem të ndërtuar mbi pazare, idealisti është gjithmonë fajtor. Kur nuk je i blerë, je armik. Kur nuk e shet vendin për tendere, je i rrezikshëm. Kur nuk ndan pushtetin si kulaç, je diktator.
Por a nuk ishte Konfuci ai që tha: “Më mirë të ecësh ngadalë në rrugën e drejtë sesa të vraposh shpejt drejt humnerës”?
Dhe a nuk është kjo rruga që ka zgjedhur Albin Kurti – një rrugë e vështirë, pa shumë duartrokitje, por me shpresën se ndoshta një ditë drejtësia nuk do të jetë më një fjalë boshe.
Kjo është drama jonë – kishim një qeveri me 51% të votave, por me më pak se 20% të administratës në dorë.
Një përkrahje masive popullore, e përballur me një aparat të përlyer, të mbushur me pinjollët e djeshëm, me korbat që ende e ndajnë kufomën e shtetit në copa mishi.
E kush janë aleatët e tyre?
Ata që dikur e luftuan Kosovën me tanke, tani e luftojnë me diplomatë të dështuar ndërkombëtarë.
Ata që dikur e shkatërruan me zjarr, tani e shkatërrojnë me konferenca dhe me letra të koordinuara me vetë kriminelët.
Voltaire kishte të drejtë:
“Të tradhtosh popullin për interes është krim; ta bësh disa herë, është plan.” Dhe plani është ky: të rikthehet sërish në pushtet një rend shtetëror ku drejtësia është thesari i të pasurit, ku ligji është çomanga e të fortit dhe ku shteti është barku i atyre që nuk ngopen kurrë.
Por Kosova nuk e ka më këtë luks. Nuk ka më kohë për eksperimente të errëta, për plane të Grenellëve dhe për dëshira të partive të rrënuara nga historia. Nëse disa herë kemi qenë viktimë e pushtuesve, sot nuk duhet t’i lejojmë të jemi viktimë e vetes sonë.
Sepse mëkati i dytë është gjithmonë më i rëndë se i pari – dhe popujt që e përsërisin tradhtinë janë ata që përjetë jetojnë në errësirë.
***
KADA SE IZDAJA NOSI U TRULOM DIPLOMATSKOM ODIJELU
Autor: Lirim Gashi
Gledati kako je Ričard Grenel – nakon što je sramno proteran iz Nemačke kao verovatno najgori američki ambasador u istoriji te zemlje – postao blizak prijatelj i strateški saveznik Aleksandra Vučića, pa čak i njegov plaćenik u razgradnji države Kosovo, predstavlja skandal takvih razmera da izaziva pomisao na ludilo.
Ali pokušaj da se, uz njegovu pomoć, po drugi put sruši premijer sopstvene zemlje, nije više samo političko pitanje – to je ponovljena izdaja interesa naroda i države. To je mračan znak sudbine Albanaca na Kosovu i same budućnosti mira i demokratije na Balkanu i u Evropi.
Grenel je bio proteran iz Berlina sa jasnim optužbama da nije predstavljao zajedničke istorijske, geopolitičke, ekonomske, kulturne i bezbednosne vrednosti koje su decenijama održavale uspešnu transatlantsku saradnju.
Optužen je da je zloupotrebio svoju funkciju za lične interese i ideološke agende koje su potkopavale duh savezništva.
Kant je govorio:
„Moral nema veze s uverenjem, već sa odgovornošću prema savesti.“
Grenel je izabrao poslušnost novcu, a ne odgovornost prema vrednostima.
Tragično je što su pojedine partije na Kosovu – koje su se gušile u nostalgiji za izgubljenom moći – u ovom čoveku bez principa i morala videle sredstvo za obaranje Albina Kurtija.
PDK, LDK i AAK, kažnjeni od naroda zbog korupcije i arogancije, okrenuli su se Grenelu ne verujući u glas naroda, već u snagu međunarodnih spletki.
To je ono što je Sokrat nazivao „izdajom duše“ – kada neznalica napušta istinu i bira privid kratkoročne koristi.
A kako Bečija upozorava:
„Kada se pravda prodaje, društvo postaje rulja, a zakon bič nad slabima.“
Albin Kurti, uprkos greškama i nedostatku profesionalnih kadrova, nije prodao ideale za trenutne dobitke.
Nije koristio vlast za lično bogaćenje, nije gradio vile u Brezovici, niti stvarao mafijaške mreže kroz nameštene tendere.
Njegovo uverenje bilo je jasno: integritet nije na prodaju.
I upravo je to njegova „krivica“ u očima onih koji državu vide kao plen.
Da, Vlada Kurtija nije ostvarila briljantne rezultate u svim oblastima.
Ali kako očekivati čuda kad nasledite državu izjedenu korupcijom i zarobljenim institucijama?
Konfučije reče:
„Bolje je ići sporo pravim putem nego trčati u provaliju.“
Ako vlada sa 51 % glasova kontroliše manje od 20 % administracije, to nije nedostatak volje, već svedočanstvo brutalne borbe sa ostacima jednog trulog sistema, srušenog uz pomoć kosovskih saveznika Ričarda Grenela.
Zato, kada se partije kažnjene od naroda i dalje sastaju s Grenelom kako bi kovale planove protiv volje građana, to više nije politička opozicija – to je otvorena kolaboracija sa silama koje Kosovu žele zlo.
Volter je govorio:
„Izdati narod zbog lične koristi je zločin. Uraditi to ponovo – to je plan.“
A taj plan nije izgradnja države, već vaskrs sistema bez pravde, jednakosti i dostojanstva.
U vremenu velikih svetskih kriza, Kosovo ne može sebi da priušti još jednu izdaju sopstvenih sinova.
Kad se ljudska duša slomi pod teretom novca i pohlepe, kad savest zanemi u svojoj najtamnijoj tišini, nastaje ono što Dostojevski zvaše „samopravednim demonima.“
To je slučaj Ričarda Grenela – čoveka koji je iz Berlina isteran ne kao diplomata, već kao oličenje najnemoralnije američke politike – koji je spas nije tražio u kajanju, već u zagrljaju najopasnijeg autokrate Balkana – Aleksandra Vučića.
Kao sluga koji je prodao dušu za zlato, poklonio se prolaznoj slavi i postao glas agendi koje razaraju, trgovina koje ponižavaju i planova koji ne samo da demontiraju jednu državu, već uništavaju i samu ideju pravde.
Nije osuđen samo od nemačke diplomatije, već i od onoga što je Kant zvao „sud moralnog razuma“ – unutrašnjeg suda pred kojim nijedan čovek ne može pobeći.
Ali šta je još strašnije?
Videti sinove Kosova – koji su nekad u ime prolivene krvi polagali zakletve – kako danas stoje iza tog čoveka, sa lažnim osmesima i očima koje sijaju od gladi za izgubljenom moći.
PDK, LDK, AAK – bande koje su nekad nosile laži i manipulacije kroz ulice Prištine, danas su šapat u kafićima punim cinizma i mračnih planova.
Ne traže više glas naroda – traže blagoslov čoveka bez savesti.
Ne žele čišćenje institucija od Kurtija – žele njegov pad, makar s njim pao i sam državni temelj.
Sokrat reče:
„Najveće zlo je prevariti sopstvenu dušu i prodati istinu za nepravdu.“
Ali šta kada čitava politička generacija živi od te amoralne čorbe?
Jesmo li tada uopšte više političko društvo, ili rulja iz Bečijinog sna – gde pravda šapuće, a bič komanduje?
Zato – kada čovek kao Albin Kurti, sa svim svojim slabostima, stoji uspravno pred svim ovim sramotama – jasno je da nije samo premijer jedne države.
On je poslednji čuvar jedne ideje: da dostojanstvo ne sme umreti.
Jer on nije gradio vile.
Nije krio milione.
Nije stvarao klanove.
I zato mu ne mogu oprostiti.
U sistemu gde je sve na prodaju – pošten čovek je opasnost.
Ko nije korumpiran – postaje neprijatelj.
Ko ne deli moć kao tortu – biva prozvan diktatorom.
Ali Konfučije je rekao:
„Bolje je ići sporo pravim putem, nego trčati ka provaliji.“
I to je put Albina Kurtija – težak, tih, ali pravedan.
***
WENN VERRAT EINEN MORSCHEN DIPLOMATISCHEN ANZUG TRÄGT
Autor: Lirim Gashi
Zu sehen, wie Richard Grenell – nachdem er in Schande aus Deutschland ausgewiesen wurde, als der wohl schlechteste Botschafter, den die US-Diplomatie je auf deutschem Boden entsandt hatte – ein enger Freund und strategischer Verbündeter des serbischen Präsidenten Aleksandar Vučić wurde, ja sogar von ihm bezahlt wurde, um den Staat Kosovo zu demontieren, ist ein Skandal von solch erschütterndem Ausmaß, dass man an Wahnsinn denken muss.
Doch zu versuchen, mit seiner Hilfe zum zweiten Mal den Premierminister des eigenen Landes zu stürzen, ist nicht mehr nur ein politisches Problem – es ist ein wiederholter Verrat an den Interessen des Volkes und des Staates. Es ist ein düsteres Omen für das Schicksal der Albaner im Kosovo und für das Schicksal von Frieden und Demokratie auf dem Balkan und in Europa.
Grenell wurde aus Berlin mit der klaren Anschuldigung verbannt, dass er nicht die gemeinsamen historischen, geopolitischen, wirtschaftlichen, kulturellen und sicherheitspolitischen Werte repräsentierte, welche die erfolgreiche transatlantische Zusammenarbeit seit Jahrzehnten prägten.
Man warf ihm vor, sein Amt für persönliche Interessen und ideologische Agenden missbraucht zu haben, die den euroatlantischen Geist untergruben. Wie der deutsche Philosoph Immanuel Kant sagte:
„Moralität hat nicht mit Überzeugung zu tun, sondern mit der verantwortungsvollen Begründung vor dem Gewissen.“
Doch Grenell entschied sich nicht für Verantwortung gegenüber Werten, sondern für den Gehorsam gegenüber dem Geld.
Traurigerweise sahen einige Parteien im Kosovo – versunken in der Nostalgie vergangener Macht – in diesem prinzipienlosen und amoralischen Mann ein Mittel, Albin Kurti zu stürzen.
Die PDK, LDK und AAK, vom Volk für Korruption, Misserfolge und Arroganz bestraft, wandten sich Grenell zu, nicht im Vertrauen auf die Wähler, sondern in der Hoffnung auf internationale Intrigen.
Das ist es, was Sokrates als „Verrat an der Seele“ bezeichnete – wenn der Unwissende sich von der Wahrheit befreit, um im Trugbild des kurzfristigen Vorteils zu leben. Und wie Cesare Beccaria warnte:
„Wenn Gerechtigkeit käuflich ist, wird die Gesellschaft zum Mob und das Gesetz zur Peitsche für die Schwachen.“
Albin Kurti, trotz Fehlern und mangelndem professionellem Personal in seinem Team, weigerte sich, Ideale für kurzfristige Interessen zu verkaufen.
Er nutzte die Macht nicht für persönlichen Reichtum, baute keine Villen in Brezovica, schuf keine mafiösen Netzwerke durch millionenschwere Ausschreibungen.
Sein Glaube war, dass Integrität nicht verhandelbar ist. Und genau das ist in den Augen jener, die den Staat als Beute sehen, sein größtes Verbrechen.
Es stimmt: Die Regierung Kurti hatte keine glänzende Bilanz in allen Bereichen.
Man kann auch keine Wunder erwarten, wenn man statt eines funktionierenden Staates ein von Institutionenkorruption zerfressenes System erbt.
Doch wie sagte der chinesische Philosoph Konfuzius:
„Besser man geht langsam auf dem richtigen Weg, als man rennt schnell in den Abgrund.“
Wenn eine Regierung 51 % der Stimmen hat, aber weniger als 20 % der Verwaltung kontrolliert, ist das kein Mangel an Willen, sondern ein Zeichen eines brutalen Kampfes mit den Wurzeln eines von den kosovarischen Alliierten Grenells zerstörten Staates.
Deshalb, wenn die alten, vom Volk abgestraften Parteien sich weiterhin mit Grenell treffen, um neue Pläne gegen den Willen der Bürger zu schmieden, dann haben wir es nicht mehr mit politischer Opposition zu tun, sondern mit einer offenen Kollaboration mit jenen Kräften, die dem Kosovo nichts Gutes wollen.
Wie Voltaire sagte:
„Das Volk für persönliche Interessen zu verraten, ist ein Verbrechen. Es wiederholt zu tun – ist ein Projekt.“
Und dieses Projekt ist keines zur Errichtung eines Staates, sondern zur Wiederbelebung eines Systems, das keine Gerechtigkeit, keine Gleichheit und keine Menschenwürde kennt.
Doch in einer Zeit, in der die Welt von großen Krisen erschüttert wird, kann sich der Kosovo keinen weiteren Verrat durch seine eigenen Söhne leisten.
Wenn die Seele des Menschen unter der Last des Geldes und der blinden Gier zerbricht, wenn das Gewissen nicht mehr spricht, sondern verängstigt in seiner dunkelsten Ecke verstummt – dann entsteht, was Fjodor Dostojewski als „den selbstgerecht Dämonischen“ bezeichnete.
Und dies ist der Fall Richard Grenells – ein Mann, der aus Berlin nicht als Diplomat, sondern als die Verkörperung der unmoralischsten Fratze verstoßen wurde, die Amerika nicht mehr zu tragen vermochte – fand Erlösung nicht in Reue, sondern in den Armen des schlimmsten Autokraten des Balkans: Aleksandar Vučić.
Wie ein Diener, der seine Seele für Gold verkauft, unterwarf er sich dem flüchtigen Ruhm, wurde zum Sprecher jener Agenden, die spalten, jener Geschäfte, die beleidigen, und jener Pläne, die nicht nur einen Staat demontieren, sondern den Sinn von Gerechtigkeit selbst.
Er wurde nicht nur von der deutschen Diplomatie verurteilt, sondern auch von jenem inneren Gericht, das Immanuel Kant das „Gericht der moralischen Vernunft“ nannte – ein Tribunal, das keine Zeugen mehr braucht, weil jeder Mensch tief in sich weiß, wann er ein Verbrechen gegen die Wahrheit begangen hat.
Und was ist erschütternder als das?
Zu sehen, wie die Söhne des Kosovo – die einst im Namen des vergossenen Blutes schworen – nun hinter diesem Mann stehen, mit lachenden Gesichtern, mit Augen, die vom Rausch verlorener Macht glänzen, mit der kranken Hoffnung, vielleicht mit seiner Hilfe jenen Premierminister zu stürzen, der sich nie dem Geld beugte.
PDK, LDK, AAK – jene Banden, die einst Lügen und Täuschungen durch die Gassen Prishtinas trugen, sind heute zur kalten Geräuschkulisse der Cafés geworden, gefüllt mit falscher Nostalgie und dunklen Plänen.
Sie, sich ihrer früheren Verbrechen bewusst, suchten nicht mehr die Stimme des Bürgers – sie suchten den Segen eines gewissenlosen Ausländers.
Sie wollten keineswegs die Reinigung der Institutionen durch Albin Kurti – sie wollten seinen Sturz, selbst wenn dieser das Niederbrennen des Staates bedeutete.
Sokrates sagte:
„Das größte Übel ist, seine Seele zu täuschen und die Wahrheit für eine ungerechte Illusion aufzugeben.“
Aber was geschieht, wenn eine ganze Generation von Politikern von dieser unmoralischen Suppe genährt wird?
Können wir dann noch von Idealismus sprechen, oder sind wir bereits in jener Phase angelangt, die Beccaria als den Triumph der Peitsche über die Gerechtigkeit bezeichnete?
Darum – wenn ein Mann wie Albin Kurti, mit all seinen Fehlern, mit fehlendem Personal und mit einem müden Idealismus, vor dieser Kette von Demütigungen steht – wird klar, dass er nicht Premierminister eines gewöhnlichen Staates ist, sondern der Anführer eines nie endenden Kreuzzugs gegen eine Vergangenheit, die niemals stirbt.
Kurti baute keine Villen, gründete keine Dynastien, säte keine Angst.
Er weigerte sich, Teil des schmutzigen Spiels zu werden.
Und das ist seine größte Schuld.
Denn in einem System, das auf Geschäften beruht, ist der Idealist immer der Schuldige.
Wer nicht käuflich ist, wird zum Feind.
Wer das Land nicht für Ausschreibungen verkauft, ist gefährlich.
Wer die Macht nicht wie einen Kuchen verteilt, gilt als Diktator.
Doch war es nicht Konfuzius, der sagte:
„Besser man geht langsam auf dem rechten Weg, als man rennt schnell in den Abgrund“?
Und ist das nicht genau der Weg, den Albin Kurti gewählt hat – ein harter Weg, ohne viele Applausmomente, doch mit der Hoffnung, dass eines Tages Gerechtigkeit kein leeres Wort mehr sein wird?
Das ist unser Drama – wir hatten eine Regierung mit 51 % der Stimmen, aber mit weniger als 20 % der Verwaltung in ihrer Hand…
***
WHEN TREASON WEARS A ROTTING DIPLOMATIC SUIT
Author: Lirim Gashi
Watching Richard Grenell—disgraced and expelled from Germany as perhaps the worst U.S. ambassador in its history—become a close ally and paid operative of Serbian President Aleksandar Vučić in dismantling the state of Kosovo, is a scandal of such magnitude it borders on madness.
But attempting, with his help, to overthrow the Prime Minister of one’s own country for the second time is no longer a political misjudgment—it is a repeated betrayal of the people’s and the state’s interests. It is a dark omen for the fate of the Albanians in Kosovo and for the future of peace and democracy in the Balkans and Europe.
Grenell was expelled from Berlin under clear accusations that he did not embody the shared historical, geopolitical, economic, cultural, and security values that had underpinned the transatlantic alliance for decades.
He was condemned for abusing his diplomatic post for personal gain and ideological agendas that undermined that very alliance.
Immanuel Kant once said:
“Morality is not about belief, but about responsibility before one’s conscience.”
Grenell chose obedience to money over responsibility to values.
Tragically, some political parties in Kosovo—nostalgic for the power they once abused—saw in this unprincipled man a tool to bring down Albin Kurti.
The PDK, LDK, and AAK—punished by the people for corruption, failures, and arrogance—turned to Grenell not in trust of the voters, but in hope of foreign scheming.
This is what Socrates called a “betrayal of the soul”—when ignorance abandons truth in favor of the illusion of short-term gain.
As Cesare Beccaria warned:
“When justice is bought, society becomes a mob and the law a whip against the weak.”
Albin Kurti, despite his shortcomings and lack of qualified personnel, did not sell his ideals for quick wins.
He did not use power to enrich himself, build villas in Brezovica, or create mafioso tender networks.
His belief was clear: integrity is not for sale.
And that—ironically—is his greatest “crime” in the eyes of those who view the state as loot.
Yes, the Kurti government did not achieve miracles.
But how could it, inheriting a corrupted state and hijacked institutions?
Confucius once said:
“It is better to walk slowly on the right path than to run quickly into the abyss.”
If a government with 51% of the vote controls less than 20% of the state apparatus, this is not lack of will—it is proof of a brutal struggle with the remnants of a decaying system toppled with the help of Kosovo’s “allies” like Grenell.
Thus, when the same discredited parties continue to meet with Grenell to devise new schemes against the people’s will, this is no longer democratic opposition—it is open collaboration with those who wish Kosovo harm.
Voltaire said:
“To betray the people for personal gain is a crime. To do it again—is a plan.”
And that plan is not state-building.
It is resurrection of a system with no justice, no equality, no dignity.
In a world shaken by crises, Kosovo cannot afford another betrayal by its own sons.
When the soul breaks under the weight of greed, when conscience falls silent in darkness, what remains is what Dostoevsky called the “self-righteous demonic.”
This is the case of Richard Grenell—a man expelled from Berlin not as a diplomat, but as the personification of immoral diplomacy—who found refuge not in repentance, but in the arms of the Balkans’ most dangerous autocrat: Aleksandar Vučić.
Like a servant who sold his soul for gold, he bowed to fleeting fame and became a voice for agendas that divide, deals that degrade, and plans that dismantle not only a state but the very meaning of justice.
He was condemned not only by German diplomacy but by what Kant called “the tribunal of moral reason”—a court that requires no jury, for the human heart knows when it betrays the truth.
And what is more tragic?
To see the sons of Kosovo—who once swore oaths over spilled blood—now stand behind this man, with forced smiles and eyes gleaming with hunger for lost power.
The PDK, LDK, AAK—once carriers of lies through the streets of Pristina—are now whispers in cafés, full of cynicism and dark nostalgia.
They seek no longer the people’s voice—but the blessing of a man without conscience.
They want not institutional reform under Kurti—but his downfall, even if it means the ruin of the state itself.
Socrates said:
“The greatest evil is to deceive one’s own soul and trade truth for injustice.”
But what happens when an entire political class feasts on such moral poison?
Are we still a society—or a mob in Beccaria’s nightmare, where justice is a whisper and the whip commands?
And so—when a man like Albin Kurti, with all his imperfections, stands tall before such humiliations—it becomes clear:
He is not merely a Prime Minister.
He is the final defender of an idea:
That dignity must not die.
Because he built no villas.
He hid no millions.
He formed no clans.
And that—they cannot forgive.
In a system where everything is for sale, the honest man is always the threat.
Whoever refuses to be bought becomes the enemy.
Whoever doesn’t slice power like cake is labeled a dictator.
But as Confucius said:
“It is better to walk slowly on the right path than to run into ruin.”
And that is the path Albin Kurti has chosen—difficult, quiet, but righteous.



E pse serbisht o Luigj Gurakuq?