
Halil Geci, Skenderaj
___
A PO SHKON HISTORIA E SHQIPTARËVE NË MES KOMBEVE TË ZHDUKUR DHE NGA KUSH PO TENTOHET TË RREZOHET SOVRANITETI I SHQIPTARËVE?
___
Nëse tradhtarët nuk ndalen me votën e qytetarëve, e ardhmja kombëtare është në rrezik
Në një kohë kur historia e Ballkanit dhe e popullit shqiptar është përcjellë me humbje teritoriale, gjenocide dhe zhdukje të identiteteve kulturore, rreziku i përsëritjes së historisë është më aktual se kurrë. Zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut paraqesin një moment vendimtar: qytetarët kanë fuqinë të vendosin për fatin e sovranitetit dhe të identitetit kombëtar. Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë se mund të manipulojnë të ardhmen e kombit shqiptar.
Sipas filologëve, linguistëve, antropologëve dhe historianëve, gjatë historisë së njerëzimit kanë ekzistuar rreth 3.000 deri në 5.000 njësi politike, duke përfshirë mbretëri, principata, qytet-shtete, federata dhe perandori. Asnjë studiues nuk mund të japë një numër të saktë, pasi burimet arkeologjike, historike dhe gjuhësore janë të paplota, por ky interval vlerësohet si më i pranueshmi nga shumica e kërkimeve akademike.
Sot bota njeh 193 shtete anëtare të OKB-së, përveç dy subjekteve me status vëzhgues: Vatikani dhe Palestina. Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, por ekziston si shtet i pavarur dhe është njohur nga më shumë se 100 vende.
Pra, nga mijëra shtete historike, sot kanë mbijetuar vetëm 195 njësi politike, duke përfshirë Kosovën, Vatikanin dhe Palestinën. Të gjitha të tjerat janë zhdukur ose asimiluar. Historia e gjuhëve dhe kombeve të zhdukura është një paralajmërim i heshtur dhe i dhimbshëm për çdo popull që neglizhon identitetin dhe sovranitetin e vet.
Studiuesit vlerësojnë se gjatë historisë kanë ekzistuar 10.000 deri në 12.000 gjuhë, ndërsa sot fliten më pak se 2.000. Qindra kombe, kultura dhe identitete janë zhdukur përgjatë mijëvjeçarëve, duke lënë pas vetëm gjurmë të pjesshme.
Ku gjendet kombi shqiptar në këtë histori të ashpër të mbijetesës?
Shqiptarët kanë mbijetuar pushtime, zhvendosje, shpërngulje masive dhe katër gjenocide nga fqinjët. Ata kanë humbur territore të mëdha, dhe mbi trojet e lashta ilire sot ekzistojnë pesë shtete sllave.
Edhe sot, populli shqiptar gjendet nën presion politik, kulturor dhe demografik. Kërcënimi nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Me bekimin ose heshtjen e fuqive ndërkombëtare, historikisht mbi shqiptarët janë kryer gjenocide, janë gllabëruar toka dhe popullsia është dëbuar nga vatrat e veta ilire. Në konferencat ndërkombëtare ku vendosej për kufijtë, shqiptarët nuk lejohej të merrnin pjesë dhe të mbronin të drejtat e tyre.
Historia na mëson një të vërtetë të pamohueshme: asnjë komb nuk është i përjetshëm pa mbrojtur identitetin, territorin dhe sovranitetin e tij.
Shqiptarët i kanë mbijetuar asimilimit për mijëvjeçarë, duke pësuar humbje të mëdha, por kanë mbetur gjallë si popull, gjuhë dhe kulturë.
Por sot, rreziku nuk vjen vetëm nga jashtë. Politikat e brendshme që dobësojnë pozitat shtetërore dhe ekonomike i shërbejnë projekteve që synojnë t’i rikthejnë Serbisë pjesët më vitale të vendit — një përpjekje për t’i çuar në vend planet e vjetra, të njohura si “amaneti i Rankoviçit”.
Si “peshqesh” për zbatimin e këtij amaneti, tradhtari nga Broja Polari dhe mbështetësit e tij, si dhe dy partitë motra – PDK dhe LDK – ia bënë tapi Serbisë për 40 manastire, duke i shtrirë edhe në territore shtesë dhe duke ua njohur si pronë serbe. Me Zajednicën me kompetenca ekzekutive, e nënshkruar dy herë dhe ratifikuar në Parlament, ata krijuan një precedent juridik që cenon sovranitetin dhe identitetin kulturor të Kosovës.
Në këtë situatë, shqiptarët duhet të jenë më vigjilentë se kurrë. Historia na mëson se asnjë popull nuk është imun ndaj fatit të mijëra kombeve që u zhdukën, sepse nuk mbrojtën interesat e tyre në kohën e duhur.
Sot, interesat e Kosovës janë në duart e qytetarëve. Nëse ata zgjedhin të votojnë për ata që gjatë 20 viteve të fundit kanë dëmtuar vendin, Kosova mund të pësojë sërish. Prandaj, është koha që qytetarët të veprojnë me përgjegjësi: të ndjekin, vlerësojnë dhe përjashtojnë ata që nuk mbrojnë interesin kombëtar, përmes votës së tyre.
Mbrojtja e atdheut fillon me vetëdije dhe vazhdon me votë.
Nëse ky trend politik nuk ndalet, pasojat për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jenë të pariparueshme.
Prandaj, mbrojtja e sovranitetit nuk është çështje partie, por çështje mbijetese kombëtare.
____
Video:



Boll ma me genjeshtra o Halil se na lodhe.
Tapinë Serbise per ato 40 manastire nuk ja bënë PDK-ja e LDK-ja, por je bene demonstratat antishqiptare te vitit 2004.