ARKIVI:
7 Mars 2026

“Kushti për t’u bërë analistë”, urrejtja pa kufi ndaj Albin Kurtit !

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Në këtë shoqëri të përmbysur, ku e vërteta shpallet si rrezik kombëtar dhe mendimi i lirë trajtohet si tumor ideologjik, ekziston vetëm një kusht i shenjtë për t’u bërë pjesë e kastës së lartë të (b)analistëve – të paguar përmes kontratave dhe nënkontratave të lidhura me partitë e korrupsionit të strukturuar:
Të sulmosh Albin Kurtin!
Jo në mënyrë kritike.
Jo në mënyrë të arsyeshme.
Jo me analiza të vërteta.
Por…
Me urrejtjen e kafsheve të tërbuara, me marrëzinë poshtëruese të tradhtarëve të papërmirësueshëm dhe me servilizmin që nuk është larë kurrë në ujërat e arsyes.
Pra duhet të bësh këtë:
Të prodhosh budallallëk të zëshëm si jashtëqitja mediatike e Baton Haxhiut, Lirim Mehmetaj– që duket sikur përjeton orgazëm emocional sa herë që e sulmon Kurtin.
Të tregosh ligësi të pandershme si Asdren Shala – i cili gënjen me një buzëqeshje cinike sa herë që e përmend fjalën “parim”.
Të jesh intrigant i rafinuar i kalibrit hipokrit superior,, si Adriatik Kelmendi – që e vesh urrejtjen me kostum Versaçe për ta paraqitur si “analizë”.
Të jesh cirkuzant eksperimental dhe idiotik si Valon Syla – që i përzë edhe klounët nga arena me ndjenjën e tij për spektakël.
Të jesh një papagall monoton si Ilir Mirena – që nuk analizon, por përsërit si një kasetë e dëmtuar fjalët e shefave politikë.
Të jesh një UDB-ash i zhveshur nga çdo ndjenjë turpi apo kompleksi si Berat Buzhala – që e grimos shërbimin ndaj Vuçiqit me makijazh folklorik.
Dhe mbi të gjitha, duhet të jesh shërbëtor i Baton Haxhiut – një krijesë transideologjike, që në mëngjes është amerikan, në drekë serb, e në darkë një agjent rus pa kufij.
Në këtë botë lajmesh të pjekura në furrat e propagandës dhe të injorancës së përgatitur si ushqim shpirtëror për budallenjtë, nuk vlerësohet ajo që thua – por sa fort ulërin kundër Kurtit.
Pra, në vend të analizës kemi:
Komedinë tragjike të dështakëve që flasin për drejtësi.
Kanonin e servilizmit të institucionalizuar.
Etikën e pasqyrës së përmbysur, ku ajo që është e drejtë duket si gabim, dhe ajo që është e padrejtë duket si mençuri.
Sepse, siç thoshte filozofi francez Michel Foucault:
“Në një shoqëri të pushtuar nga diskurset urdhëruese, të vërtetën e përcakton ai që ka mikrofonin.”
Dhe mikrofonin sot e kanë ata që e shesin shpirtin për pak minuta orgazmike në televizion dhe për një darkë me Batonin në ndonjë restorant, ku kamarierët zgjidhen sipas bindjeve të tij politike.
Prandaj…
Nëse dëshiron të bëhesh analist televiziv në këtë Kosovë të përmbysur:
Mos ki ide. Ki patron.
Mos ki logjikë. Ki direktivë.
Mos ki dinjitet. Ki “akses”.
Dhe në fund, kur të shohësh veten të ftuar çdo javë në emisione “ekskluzive”, dije se nuk je aty sepse e meriton – por sepse je kthyer në një instrument të përdorimit politik të urrejtjes, respektivisht në një zëdhënës të inferioritetit moral kundër një lideri si Albin Kurti, që nuk mund ta blejnë.
Sepse, siç do të thoshte Sokrati i kohës moderne:
“Kur sheh se të gjithë budallenjtë janë në televizion, dije se dikush i mençur po ua bën jetën ferr .”
Në këtë arenë të kalbur, ku flitet për patriotizëm me gojë të zëna nga dinari serb dhe nga rublja ruse, Albin Kurti është prova më e mirë që njeriu i drejtë është më i urryeri nga sistemet e padrejta.
Mirëpo, urrejtja që ai merr – është dëshmia më e mirë e pastërtisë së tij.
Prej vitesh, në një realitet të ndërtuar mbi fasada dhe mbi zhurmën mediatike, kam bërë një ftesë publike – një sfidë përballjeje të lirë dhe të hapur me të ashtuquajturit analistë të televizioneve të shitura.
Ftesë për një duel që s’ka qenë asnjëherë i barabartë, jo për shkak të mungesës së përgatitjes sime profesionale, por sepse përballë meje do të qëndronin disa kukulla të lyera me grimin e oligarkisë që janë të mbështjella me dinarë, rublje e privilegje, të cilat do t’i zhveshja nga dinakëria, babëzia dhe hipokrizia që në raundin e parë, duke ua shuar pakthyeshëm gjasat për fitore.
Ky duel do të ishte ballafaqim i mendjes me urdhrin, i filozofisë me servilizmin, i së vërtetës me skriptet e parapërgatitura.
Në njërën anë, një individ i armatosur me dije të shumëanshme, të thellë dhe të ndërthurur në shtresime filozofike, politike e morale. Në anën tjetër, një turmë figurash të pikturuara në studio, që flasin shumë e mendojnë pak, dhe që debatojnë me ndihmën e kufjeve të redaksisë, e jo të arsyes së shëndoshë.
Ata e refuzojnë duelin. Jo se nuk dinë të flasin – përkundrazi, janë mjeshtër të të folurit pa thënë asgjë.
Ata e refuzojnë duelin, sepse nuk kanë ç’të thonë kur përballen me të vërtetën. E dinë se një përballje reale me mendimin kritik do t’i çmontonte në mënyrë spektakolare, që në minutat e para. E dinë se do të rrëzoheshin jo me fyerje, por me argumente. Jo me zhurmë, por me qartësi. Jo me retorikë, por me të vërtetën e zhveshur nga çdo grackë demagogjike.
Ata janë të mbrojtur nga strukturat që i emërojnë, i financojnë dhe i projektojnë si opinionbërës.
Por janë lakuriq përballë dijes së sinqertë dhe mendimit të lirë.
“Nëse mendjen dhe moralin e tyre e kanë dhënë me qira, mos të habiten që dikush tjetër i përdor për t’i mashtruar të tjerët.” – thoshte një shkrimtar që nuk e donin në talk show-t e kontrolluara nga mafia politike.
Unë i kam ftuar në një ring që nuk ka kameramanë të njëanshëm, që nuk ka moderatorë që ndalojnë pyetjet kritike kur ndihen të rrezikuar, që nuk ka sponsorë që e diktojnë rezultatin. Thjesht në një përballje me fjalën, me idenë, me faktin. Dhe kjo është ajo që i tremb më së shumti.
Në fakt, ky nuk është më as duel. Sepse për duel nevojiten dy palë. Ky është refuzimi i frikshëm i një klase që nuk jeton për të analizuar, por për të relativizuar, për të mjegulluar, për të mashtruar, për të manipuluar dhe për të shpërqendruar.
Ata i frikësohen fjalës së lirë më shumë se gabimeve të tyre, sepse fjala e lirë i zhvesh nga maska. Ata preferojnë të lëvdojnë të korruptuarin dhe të mallkojnë të ndershmin, sepse kështu funksionon zinxhiri ushqimor i interesit të tyre. Ata s’mund të vijnë në një duel, sepse e dinë që nuk është e mundur të përballesh me dikë që flet me zërin e popullit, jo me urdhrin e padronit.
Në kohëra të tilla, kur e vërteta trajtohet si rrezik dhe servilizmi shpërblehet si virtyt, të flasësh lirshëm është akt guximi. Të ftosh në debat është thirrje për drejtësi. Të refuzosh frikacakët, është kapitullim para tyre.
Unë do të jem këtu. Me fjalën e lirë. Me mendjen që s’është e shitur. Me të vërtetën që nuk kërkon miratim nga asnjë studio. Kush e ka guximin, le të dalë në duel. Kush nuk e ka, le të heshtë.
Sepse, në fund të fundit, edhe heshtja e tyre është pranim i humbjes.
Unë Lirim Gashi po e shkruaj të vërtetën falas për ju. Ju që e lexoni të vërtetën time falas, do të ma bënit nderin më të madh sikur të pakten ta shpërndanit falas. Sepse vërtetë nuk ju kushton asnjë cent.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu