Ky është parku ku dikur ndodhej shtëpia e lindjes dhe ku është rritur Nënë Tereza, mu në zemër të Shkupit. Sot aty gjendet pllaka përkujtimore.
Siç shihet edhe nga fotot e bëra sot, gjendja është e mjerueshme – në një cep njerëzit madje e përdorin edhe për nevoja personale.

Por për disa ditë gjithçka do të ndryshojë. Ky park do të shndërrohet në më të bukurin në Shkup, i rregulluar me dinjitet, ashtu siç i ka hije dhe siç e meriton Shenjtorja jonë nga Shkupi.

Me këtë përkushtim po e presim 115-vjetorin e lindjes së saj.






