Shaban Bali Nokshiqi lindi më 25 maj 1927, në fshatin Llagaj të Tropojës. Shabani mbante me krenari mbiemrin Nokshiqi, të fshatit-fortesë të Plavës e Gucisë, aty ku dy herë u mund ushtria malazeze nga forcat vullnetare shqiptare në vitet 1879–1880. Ai ia kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare, kulturës dhe historisë shqiptare.
U bë i njohur për veprat e tij letrare dhe dokumentare, ndër të cilat më të spikaturat janë:
- Gurë të ngulun në Nokshiq
- N’kufi të shqipes e thej gurin
- Kujtimet e Babës
Për kontributin e tij të çmuar, Shabani u nderua me disa çmime, përfshirë edhe Çmimin e Lartë “Pena Alpine” në vitin 2021.
Në emër të platformës “Plava e Gucia Sot”, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Nokshiqi, të afërmve dhe gjithë komunitetit shqiptar që e deshi dhe e nderoi këtë figurë të madhe.
Pusho i qetë në tokën e të parëve, Shaban. Vepra jote do të jetojë përherë.
Marrë nga: Plava e Gucia Sot



Veprat e bëjnë njeriun të pavdeshëm.
Për derisa njeriut i përmendet emri dhe i përmenden veprat e tija, ai njeri mbetet i pavdekshëm.
Familjes Nokshiqi, ngushëllimt më ttë sinqerta.
IMH
e/mail: ekspertimh@hotmail.com