ARKIVI:
7 Mars 2026

Lazër Mjeda – Ura Shpirtërore mes Shkodrës dhe Shkupit

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Në fillim të shekullit XX, figura e Lazër Mjedës u bë simbol i një përkushtimi të rrallë ndaj fesë, kulturës dhe kombit shqiptar. I lindur në Shkodër, qyteti me tradita të thella intelektuale dhe fetare, Mjeda solli në çdo hap të jetës së tij frymën e qytetarisë dhe përkushtimit që karakterizonte vendlindjen e tij.
Në vitin 1909, ai u emërua Arqipeshkëv i Shkupit, ku shërbeu me nder për 13 vjet, deri në arrestimin e tij nga autoritetet serbe, për shkak të angazhimit të tij në mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve. Që në çastin e mbërritjes së tij në Shkup, 140 familje katolike shqiptare e pritën me nderime në stacionin e trenit, duke e përshëndetur si një udhëheqës shpirtëror dhe kombëtar.
Mjeda u bë një urë e fuqishme shpirtërore dhe kulturore mes Shkodrës dhe Shkupit. Ai solli në këtë qytet vlerat e traditës shkodrane: përkushtimin ndaj arsimit, gjuhës, fesë dhe identitetit kombëtar. Nën udhëheqjen e tij, u hapën shkolla shqipe në shumë fshatra përreth Shkupit, duke mbjellë dijen dhe vetëdijen kombëtare në zemër të një rajoni që vuante nga shtypja politike dhe asimilimi kulturor.
Një nga kulmet e veprimtarisë së tij kombëtare ishte pjesëmarrja dhe kontributi në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe me shkronja latine. Si përfaqësues i lartë i Kishës Katolike, Lazër Mjeda ishte një nga mbështetësit më të vendosur të këtij vendimi historik. Me vizion të qartë, ai e kuptoi se një gjuhë e përbashkët e shkruar ishte themel për unitetin kombëtar. Mbështetja e tij ndikoi që Kisha Katolike të qëndronte fuqishëm në krah të këtij procesi, duke ndihmuar më tej në përhapjen e arsimit shqip në trojet shqiptare.
Në këtë periudhë tronditëse të historisë shqiptare, më 24 janar 1913, Mjeda i dërgoi një raport tronditës Vatikanit, ku denoncoi mizoritë serbe ndaj shqiptarëve në Ferizaj dhe Kosovë:
“Qyteti duket si Mbretëria e Vdekjes. Ata trokitin në dyert e shtëpive shqiptare, marrin burrat dhe i pushkatojnë menjëherë. Në pak ditë, numri i burrave të vrarë arriti në 400. Për sa i përket plaçkitjes, grabitjes dhe përdhunimit, të gjitha këto janë të nënkuptuara; tashmë urdhri i ditës është: gjithçka është e lejuar kundër shqiptarëve – jo thjesht e lejuar, por e dëshiruar dhe e komanduar.”
Ky dokument historik është ndër burimet më të forta për të kuptuar përmasat e dhunës sistematike ndaj shqiptarëve, ku sipas Mjedës, ishin vrarë deri atëherë rreth 20,000 deri 25,000 shqiptarë.
Përkundër trysnive të mëdha, Lazër Mjeda nuk heshti. Ai përdori çdo mjet – penën, predikimin, diplomacinë – për të mbrojtur dininjitetin, jetën dhe të drejtat e shqiptarëve. Ai ishte një njeri i fesë, por edhe i kombit, një zë i qartë i ndërgjegjes shqiptare në kohë errësire.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu