Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
- Teksti i Zeno Jahaj, që e ka shkruar “në frymën” time…!
Lavdia e vërtetë e vjë vendi
Një vend mund të gjykohet nga fuqia që ka, por nderohet nga vlerat që mbron.
Lavdia e vërtetë gjendet në karakterin e popullit të tij. Është në forcën e qetë të nënave që i mësojnë fëmijëve të tyre ndershmërinë.
Është në dorën e drejtësisë që nuk dridhet para pushtetit e as para korrupsionit. Është te mësuesi që ndez flakën e dijes, te institucionet e tij që ruajnë historinë dhe mbron të vërtetën, edhe kur ajo është e hidhur.
Lavdia e një vendi është në dhembshurinë e tij, në guximin për të përballuar vështirësitë pa humbur shpirtin. Është në dinjitetin me të cilin trajton më të dobëtit dhe në respektin që tregon ndaj atyre përtej kufijve të tij.
Është në paqen që krijohet, jo vetëm në atë që ruhet. Në dallimet që pranohen, jo në ato që frikësojnë. Në ëndrrat që ndahen, jo në ato që mbahen për vete me egoizëm.
Prandaj, le të jemi një komb jo vetëm me mure të forta dhe pasuri të mëdha, por me zemra të hapura dhe parime të qëndrueshme.
Le të jetë lavdia jonë jo në dominim, por në frymëzimin që i japim botës.
Kjo është lavdia që koha nuk mund ta zbehë.
Ky tekst kaq i fushishëm për nga kuptimi e po kaq i ndjerë për nga delikatesa e fuqia e përmbajtjes m’u dërgua nga një mik i vjetër i familjes time, të cilin e çmojmë fort për vlerat, dinjitetin e ndershmërinë që e karakterizojnë. Ky mik është Zeno Jahaj, i cili shkruan: “ky tekst u krijua në frymën tënde dhe mënyrën sesi ti e do vendin tënd. Duke të njohur e ditur sa e ndjeshme dhe e fortë je njëkohësisht, po ta dërgoj me urimin e njê të diele të qetë e të paqtë”.
Dhe unë po e ndaj me ju të gjithë.


