ARKIVI:
7 Mars 2026

Lëvizja “Gonxhe Bojaxhiu” e Shkupit njofton se shumë shpejtë rregullohet pllaka ku ka lindur Shën Tereza

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Të dashur miq dhe mbështetës të Lëvizjes Gonxhe Bojaxhiu,
Ju informojmë se parku ku ndodhet pllaka përkujtimore pranë shtëpisë ku ka lindur dhe është rritur shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza, shumë shpejt do të rregullohet.
Faleminderit nga zemra familjes Beqiri nga Shkupi, një familje e madhe me vlera kombëtare, e cila do të kontribuojë me financat e nevojshme për rregullimin e parkut. Për këtë punë do të kujdeset një kompani profesionale, e cila do ta rregullojë parkun në mënyrë që ai të qëndrojë i bukur dhe i mirëmbajtur për vite me radhë, duke mbjellë lule dhe drunj që do të zgjasin gjatë.
Siç mund ta shihni në foto, vetëm kjo pjesë e parkut është e braktisur, ndërsa pjesa tjetër është e rregulluar. Kjo tregon qartë se duhet të mbrojmë çdo gjë të rëndësishme për trashëgiminë tonë.
Bashkë, mund ta bëjmë këtë hap të vogël, por të rëndësishëm, për të nderuar Nënë Terezën dhe për të ruajtur kujtesën e saj për brezat që vijnë.
Me respekt vullnetarët e Lëvizja “Gonxhe Bojaxhiu” Shkup

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Si shqiptar duhet te perkrahim ide te tilla ku çeshtja shqiptare vlersohet para gjithë botës , sidomos me Gongje Bojaxhiun / Nanë Terezën !
    Din Beqiri

  2. Kam shkruar koment në fb. në lidhje me këtë iniciativë dhe asgjl s’kam për të ndryshuar.E përshëndes iniciativën e cila sa ëdhtë fisnike aq edhe kombëtare.

  3. Shoqata Gonxhe Bojaxhiu dhe Lëvizja Gonxhe Bojaxhiu Shkupë jan mashtrues. Me kete numer ‪+389 78 911 639‬ kan caktuar takim per pranimin e lekve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu