Pretendimet e shfaqura në media nga përfaqësuesit e islamit agresiv dhe sheriatik të shekullit të VII-të, se Lëvizja për Rikthim apo përfaqësuesit e saj kanë qenë ish-anëtarë të LKJ-së ose bashkpunëtorë të Serbisë, janë gënjeshtra të ulëta, shpifje të qëllimshme dhe vazhdim i një mentaliteti propagandistik – islamik dhe serbo-komunist.
Ne si Lëvizje nuk kemi asgjë të përbashkët me LKJ-në, me komunizmin jugosllav, as me Serbinë, as historikisht, as ideologjikisht, as moralisht.
Përkundrazi, ne të gjithë, vijmë nga familje që kanë luftuar kundër komunizmit, kundër pushtimit serb dhe kundër shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve, të organizuara nga aparati i Rankoviqit dikur, me bashkëpunim të dëshmuar të strukturave fetare të instrumentalizuara të asaj kohe, përfshirë edhe BIK-un e themeluar e të kontrolluar nga shteti jugosllav.
Andaj, të dalësh sot, si avokat i islamit agresiv e antinjerëzorë në publik, dhe të ndërlidhësh punën e Lëvizjes për Rikthim me LKJ-në apo me Serbinë, kjo do të thotë se je i gatshëm të fyesh hapur kujtimin e hidhur të të përndjekurve politikë, të hedhëdh baltë mbi familje të tëra që u vranë, u masakruan, u internuan, u burgosën ose u detyruan të shpërngulen, dhe të relativizosh krimet e një sistemi të tërë që synoi ç’rrënjosjen kombëtare të shqiptarëve.
Lëvizja për Rikthim është themeluar në kundërshtim të plotë me trashëgimitë komuniste, si dhe ato koloniale serbe e turke, mbi parime të cilat pushtuesit dhe ideologjia e tyre i luftoi, siç janë: identiteti kombëtar, liria e plotë shpirtërore, kujtesa e thellë historike, dinjiteti i lartë njerëzor dhe besimi i pathyeshëm në Jezu Krishtin dhe Kishën Katolike e Apostolike.
Prandaj, ata ose ato që përhapin shpifje të tilla, na bëjnë të dyshojmë se janë vet pasardhës ideologjikë të së njëjtës mendësi që prodhoi SANU/LKJ, ose janë thjesht zëdhënës të një narrative islamike e antishqiptare që synon të njollosë çdo nismë autoktone për mbrojtjen e kulturës, besimit dhe dinjitetit tonë.
Ne nuk kemi nevojë të justifikohemi për punën që bëjmë. Ftesa jonë për rikthimin e shqiptarëve në traditën e tyre europiane qëndron e palëkundur, pavarësisht sfidave me të cilat do të përballemi në këtë rrugëtim. E bëjmë sërish të qartë, se e vërteta jonë është e dokumentuar dhe e shfaqur kudo si qëndrim publik.
Edhe njëherë, Lëvizja për Rikthim nuk ka asnjë lidhje me LKJ-në, nuk ka asnjë lidhje me Serbinë, dhe nuk do të lejojë kurrë që e vërteta jonë të përdhoset nga gënjeshtra të ricikluara të islamosllavizmit.
Lëvizja për Rikthim
Prishtinë, 20 Janar 2026 A.D.


