Xhamia e Sulltan Mehmetit Fatihut në Prishtinë, shkatërruesit të Shkodrës dhe të një varg qytetesh shqiptare, sulltani që njihet për shumë gjenocide ndaj popullit shqiptar përgjatë gjithë kohës sa i pushtoi viset e Arbërisë…!

Nikollë Loka, historian, Tiranë
- Pse historiografia serbe dhe ajo turke bashkohen në antishqiptarizmin e tyre?
Shqiptarët erdhën nga malet shkruhet nga historiografët serbë dhe turq. Iliria u romanizua dhe pastaj u sllavizua thonë të dy; shqiptarët ishin vetëm në një territor të vogël në trevën e Matit thonë të dy.
Pretendimet serbe, Kosova dhe territore të gjëra shqiptare dikur ishin sllave.
Pretendimet turke: Ne i çliruam shqiptarët nga sllavët, u dhamë tokë, u zgjeruan. Me humbjen tonë, serbët morën tokat e veta, turqit u mundën dhe shqiptarët u kthyen ku ishin.
Por Bernabiq, si dhe Milazim Krasniqi kanë edhe një hall tjetër: secili don ta paraqesë pushtimin e territoreve nga sllavët dhe turqit si mision qytetërues.
“Njerëzit e maleve” të Bërnabiç janë shqiptarë me famë botërore: Faik Konica, Fan Noli, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ferid Murati, Inva Mula, Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Angjelin Prelocaj, Lea Ypi etj.
Unë do të tregoj “njerëzit e malëve që vijnë nga malet e Dardanisë ilire, pastaj edhe ata të maleve të tjera të Ilirisë.
Ana Bernabiç, Shqiptarët janë “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”. Shqiptarët kanë protestuar dhe kanë paraqitur portretet e Nënë Terezes, Ferid Muratit, Ismail Kadaresë, Inva Mulës, Dua Lipës, Rita Orës, Majlinda Kelmendit, Granit Xhakës, Lorik Canës etj. etj.
Milazimi shkruan se me pushtimin romak, Iliria e fushës u romanizua, ndersa Iliria e maleve u shkretua(!) E kundërta ndodhi, bijtë e Ilirikut u bënë Perandorë sovranë dhe e konsideronin veten zot në tokë. Ata ndërtuan qytete madhështore, që i pagëzuan me emrat e tyre. Shkoni në Ulpianë dhe shikoni mrekullitë e zbuluara; të tjerat presin nën tokë; shikoni mozaikët, bazilikat dhe kishat paleokristiane, që u shërbenin “njerëzve të maleve”!
Në një ditë tjetër në vazhdim do të flas për “malsorin” dardan, Perandorin Konstanci i Parë, që lindi në Nish dhe i dha botës Dinastinë Konstandiniane të Romës, me 7 perandorë iliro-dardanë.
Po fillimisht lexoni Milazimin!
Pasojat kulturore dhe demografike të sundimit romak
Cilat ishin pasojat kulturore dhe shoqërore të këtij sundimi të gjatë romak? E para, me këto luftëra dhe me këtë sundim shkatërrohen edhe ato institucione fisnore, parashtetërore e shtetërore të ilirëve, kështu që ata nuk kanë më në funksion institucione të vetat nëpërmjet të cilave do të mund të kultivonin kulturën dhe identitetin e tyre, qoftë kulturor apo etnik. Me këto pushtime ndodh edhe humbja e rëndësisë ushtarake e edhe kulturore të qyteteve si Rizoni dhe Shkodra dhe të dhjetëra qyteteve të Ilirisë së Jugut dhe të Epirit, që i shkatërroi përfundimisht fushata e Paul Emilit dhe e Anicit. Pra, shkatërrimet më fatale erdhën pas humbjes së Gentit, sepse pushtuesi romak shkatërroi dhe plaçkiti qytetet kryesore ilire e epirote.
Çfarë ndodh me popujt kur e humbin rëndësinë qytetet e tyre? Ata ekskomunikohen, duke u ruralizuar, ashtu që kultura elitare apo kultura në përgjithësi nuk zhvillohet. Koncepti themelor i kulturës elitare zhvillohet në qytete, si ndërkomunikim intensiv, ndërsa kur qytetet zhbëhen, kultura nuk mund të zhvillohet.
Pasoja e dytë dhe më e dëmshme e sundimit romak ka qenë procesi i Romanizimit dhe integrimi në kulturën romake. Sundimi romak përfshinte tërë hapësirën ilire dhe imponoi kulturën romake, që ishte kulturë e lartë, në krahasim me atë ilire. Ndikimi i kulturës romake vinte kryesisht përmes ushtarëve ilirë që rekrutoheshin në ushtri, të cilët mësonin latinishten, mësonin zakonet e shoqërisë romake dhe kur ktheheshin vendin e vet, ata praktikonin ato zakone, dhe ashtu ndodhte përhapja e latinishtes ndër ilirët dhe braktisja masive e ilirishtes. Ky fenomen e ka shteruar substancën më të madhe etnike të ilirëve në gjithë hapësirën e Dalmacisë, Istrisë, Sllavonisë, Panonisë, deri në Detin e Zi, dhe po ashtu deri në Alpe. Noel Malkolmi konstaton:
“Ilirët, të cilët kishin jetuar në rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata të bregdetit dalmatin, ashtu edhe ata të pjesës dërrmuese të trojeve të ish-Jugosllavisë. Në kohën kur sllavët zunë të arrinin në shekullin VI, kishin mbetur vetëm grupe folësish të gjuhëve “barbare” në Ballkan, dhe të gjithë ata ndodheshin në viset malore” (Malkolm: 35)
Ndërsa, Peter Bartli pohon: “Territori i Shqipërisë së sotme bashkë me pjesë të mëdha të Gadishullit Ballkanik në vitet 200-100 para Kr. iu nënshtrua suksesivisht Romës. Bashkë me armatën dhe administratën romake, vendit iu imponua edhe gjuha latine. Rreth vitit 300 pas Kr. procesi i Romanizimit ishte përmbyllur në pjesën më të madhe. Vetëm në disa zona malore ishin ruajtur ende gjuhë të moçme ballkanase- ndër to edhe ajo e shqiptarëve të kryehershëm. Po ku shtrihej kjo zonë relikte e kryehershme shqiptare? Sipas të gjitha gjasave këtu bëhej fjalë për një zonë të mbyllur malore. Stadmylleri vjen në përfundim që është e mundur të kemi të bëjmë me zonën e Matit në Shqipërinë Veriore. Mati rrethohet nga të gjitha anët me vargmale të larta dhe i dëshmon të gjitha parakushtet për një zonë relikti. Zona e Matit feks të mos ketë qenë përfshirë nga Romanizimi dhe të ketë mbetur jashta zonës së mujshisë direkte të Romës”(Bartl: 20)
Romanizimi jo vetëm që nuk lejonte të zhvillohej kultura në gjuhën ilire por edhe atë kulturë e cila ekzistonte, e dëmtoi dhe e bëri inferiore, sepse kultura romake ishte kulturë e lartë perandorake. Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse ilirët jo vetëm për shkak të gjeografisë, por për shkak të kësaj historie të pushtimeve nuk kanë arritur të krijojnë një kulturë në gjuhën e tyre. Romanizimi i asimiloi shumicën e ilirëve, duke e shkaktuar rrallimin demografik dhe defaktorizimin e tyre në gadishull, si dhe pamundësoi krijimin e një kulture shkrimore në gjuhën ilire. Pra, sundimi romak përmes Romanizimit, ka shkaktuar pasojat më të rënda demografike e kulturore, sepse i ka absorbuar energjitë kryesore të ilirëve, duke i asimiluar në romakë dhe duke e përgatitur terrenin për shndërrimin e tyre në sllavë, pas invazionit sllavë në shekujt VII-VIII.
Kjo shterje e energjive të ilirëve dhe e forcimit të energjive të romakëve me anën e asimilimit të ilirëve në romakë, shihet edhe në zhvillimet politike e pushtetore në Romë. Si rezultat i këtij asimilimi masiv e sigurisht edhe për shkak të dinamizmit që i ka karakterizuar ilirët, ilirët e konvertuar në romakë, arrijnë të marrin poste të larta në hierarkinë shtetërore dhe ushtarake të Romës. Në këtë proces të afirmimit të ilirëve të romanizuar në hierarkinë shtetërore romake, ndodhin gjëra që duken të habitshme. Fjala vjen, në shekullin III të erës sonë, Perandoria Romake ndahet në katër pjesë administrative (ky model i organizimit është quajtur ‘Tetrarkia’.) Të katër pjesët e Perandorisë Romake janë sunduar nga katër burra me prejardhje ilire: Diokleciani, Maksimilani, Galeri dhe Konstanci. (Konstanci ka qenë babai i Konstandinit të Madh, themeluesit të Perandorisë Bizantine). Pra, këta katër burra kishin prejardhje ilire, por ata ishin shndërruar në romakë dhe natyrisht që i kanë shërbyer Romës. Pikërisht ai asimilim masiv i ilirëve në romakë mundësoi përthithjen e energjive të ilirëve në shërbim aq masiv e domethënës në llogari të sunduesit romak. Për shkak të inferioritetit kulturor dhe dëshirave për të kompensuar mungesat e mëdha në historinë tonë, ka zëra që mburren me këta e kësi sundimtarësh, që kanë pasur prejardhje ilire e shqiptare, por që energjitë e veta i kanë vu tërësisht në shërbim të sunduesve të huaj. Realisht, prejardhja etnike vetvetiu nuk domethënë asgjë, sepse ka njerëz që kanë prejardhje etnike shqiptare dhe u kanë bërë dëm shqiptarëve. (Këtë e kemi parë edhe në historinë e re të vetë Kosovës gjatë sundimit të saj nga serbët në ish-Jugosllavi.) Periudha e gjatë e sundimit romak, pra, karakterizohet me një lloj dekompozimi demografik e dekulturimi të popullsisë vendase ilire deri në masën sa ata nuk arrijnë të prodhojnë asnjë pllakë argjile ose pergamene në gjuhën e tyre. Territoret e tyre të mëdha u humben dhe ata ilirë që i mbijetuan Romanizimit, jetuan në një zonë të vogël rurale e relikte në krahinën e Matit, sikundër na njofton Peter Bartli.
Milazim Krasniqi
Cilët ishin shqiptarët e maleve pas rënies së Mbretit Gent dhe pushtimit romak?
Perandori Justini i Parë
Justini bashkë me shokët Zimark dhe Ditybist nga Bederiana e Dardanisë, ( në krahinën e sotme të Gollakut, midis Tullarës dhe Medvegjës) për shkak të kushteve të vështira ekonomike, rreth vitit 470, lanë vendlindjen dhe u vendosën në Kryeqytet në kërkim të ndonjë pune. Meqenëse profesioni që gjendej më lehtë ishte ai i ushtarakut, u futën në ushtri. Justini ishte më i afti ndër të tre dhe ngjiti shpejt shkallët e hierarkisë ushtarake. Ai u tregua shumë i zoti në betejat kundër gotëve dhe isaurianëve. Në kohën e sundimit të Perandorit Leo u bë oficer, pastaj oficer i lartë me titullin dukë në Gardën Imperiale në kohën e Perandorit Zenon dhe në fund u bë gjeneral. Në kohën e sundimit të Anastasit fitoi titullin e patricit e senatorit dhe u emërua komandant i Gardës Imperiale.Në kohën e sundimit të Anastasit, Justini mori pjesë në luftërat e ndryshme, kundër isaurianëve në vitet 492-496, ku kreu detyrën e zevedëskomandantit të ushtrisë bizantine. Ndërsa në luftën kundër persëve në vitet 502-506 ishte njëri komandant i ushtrisë. Justini shtiu në dorë Amidan, Diyarbakirin e sotëm turk, vërshoi në brendësi të territorit persian, duke luajtur rol të rëndësishëm në arritjen e fitores. Dhe pak vite para se Anastasi të vdiste, Justini ishte njëri nga gjeneralët e shtatmadhorisë, kishte dinjitetin e patricit dhe të senatorit, si dhe ishte Komandanti i Rojeve të Pallatit Imperial. Pas rebelimit të Vitalianit, Justini komandoi forcat detare te Perandorisë dhe luajti rol të rëndësishëm në zbrapsjen e sulmit të marinës luftarake të gjeneralit të rebeluar.
Perandori Anastasi I, që nuk kishte fëmijë, por sidoqoftë kishte nipa, nuk tregoi kujdes për trashëgimin e fronit, duke e lënë çeshtjen të pazgjidhur. Në këto kushte Perandori i ri u caktua sipas formulës së zakonëshme: ushtri, senat popull. Një gjeneral, që e donin ushtarët, një oborrtar dinak, një politikan i shkathët, shkurt cilido që ishte i zoti të thurte intriga, apo të nxiste një puç, mund të pretendonte të vishte purpurin. Ishte komandanti i Gardës Perandorake, Justini, që arriti të bindë Senatin, që ta caktonte si pasues të Anastasit. Ushtria që e njihte dhe populli e miratuan këtë zgjedhje. Në fron erdhi një ushtarak i zymtë, por mbase për këtë edhe mjaft simpatik. Në moshën shtatëdhjetëvjeçare, vetëm në saj të trimërisë, besnikërisë dhe të shërbimeve të çmuara që i kishte sjellë vendit, Justini u bë Perandor i Bizantit dhe realizoi atë që në rininë e vet nuk e kishte parë as në ëndërr. Zgjedhja e Justinit vlerësohej si domosdoshmëri, pasi vendi ndodhej nën sulmet e parreshtura të barbarëve dhe kërkohej një perandor luftarak.
U përtëri kështu tradita e lavdishme e gjeneralëve ilirë. Por si pak ilirë të tjerë, Justini ka meritën se arriti të themelojë dinastinë e tij, e cila bëri epokë në historinë e Perandorisë Bizantine, duke shënuar një periudhë të artë, që nuk u përsërit nga asnjë dinasti tjetër. Për nder të tij, Perandori Justiniani I madh ndërtoi qytetin Justinopol.
Perandori Justiniani i Madh
Justiniani erdhi në Konstandinopojë kur ishte fëmijë dhe me përkujdesjen e dajës së tij, Justinit, që ishte oficer në Gardën Imperiale mori edukim të zgjedhur në jurisprudencë, teologji dhe historinë romake. Vdekja e Perandorit Anastasi I e gjeti oficer në Scholae, një regjiment i trupave të elitës në Pallat.
Gjatë procesit të vështirë dhe delikat të diskutimeve për trashëgimin imperiale, Justiniani dhe Germani, nipa të Justinit ndikuan në ngritjen e Justinit I në fron. Me t’u bërë Perandor, Justini, që e kishte adoptuar si djalë të vetin, i jep Justinianit titullin e patricit, si dhe titullin kont i shërbëtorëve, duke e ngritur në elitën e lartë të pushtetit. Nga ai çast e në vazhdim Justiniani filloi të qeverisë.
Justiniani dhe ilirët
Justiniani ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen dhe popullin që i përkiste. Kjo nuk ishte thjeshtë lidhje shpirtërore dhe nostalgji për prejardhjen. Ai u mbështet shumë në rrethin e vet familjar dhe bashkëkombasit e vet ilirë, që përbënin një forcë kryesore në ushtri dhe në aparatin shtetëror. Në një nga mbishkrimet e gjetura në Itali bëhet fjalë për numërin e madh të ilirëve (numerius felix Illyrianorum), që shërbenin në ushtrinë perandorake. Kujtojmë edhe rolin e madh të tre gjeneralëve ilirë: Belisari, Mundi dhe Germani (kushëri i tij) për mbrojtjen e Perandorisë dhe realizimin e ambicieve të Perandorit. Por ndryshe nga perandorë të tjerë ilirë, Justiniani nuk u mjaftua me ilirizimin e kastës imperiale dhe u përpoq që Iliriku të kishte një status të veçantë dhe të ishte më i privilegjuar se rajonet e tjera.
Në jug të Nishit gjendej fshati i tij i lindjes Taurisi, i cili për lavdinë e djalit të vet u bë qytet i madh me emrin Justiniana e Prima. Me Nouvellae 11, Perandori Justinian vendosi ta tërheqë qendrën e prefekturës së Ilirikut nga Selaniku dhe ta vendoste në Justinianën e Parë. Me të njejtin ligj e bëri qytetin qendër patriarkale. Justiniana e Parë u bë krahas Selanikut qendra më e rëndësishme kishtare e administrative e Prefekturës së Ilirikut. Vetë Perandori me shkresën numër 131 të vitit 545 njoftonte se “Arqipeshkëvi fatlum i Justinianës së Parë, atdheut tonë, do të ketë nën përkujdesjen e tij Dakinë Mesdhetare, Dakinë buzë lumenjëve, Prevalitaninë, Dardaninë, Mesinë e Epërme dhe Panoninë. Ai do të shugurojë ipeshkëvit e krahinave të larpërmendura dhe do të jetë i shuguruar prej Këshillit të tij. Në hapësirën e juridiksionit të tij Ai do të jetë zevendës i selisë së Romës, siç e ka përcaktuar i shejti Papë Virgjili”.
Zbulimet e sotme arkeologjike në rrënojat e Justinianës, të quajtur nga sllavët Caricin Grad, domethënë “Qyteti i Mbretit” kanë nxjerrë në dritë disa objekte të rëndësishme, që dëshmojnë madhështinë dhe pasuritë e këtij qyteti. Muret e ndanin qytetin në tre pjesë: Akropoli, pjesa e sipërme dhe pjesa e poshtëme zënë së bashku një sipërfaqe prej 8 hektarësh. Kishat dhe ndërtesat ushtarake zinin rreth dy të tretat e pjesës së sipërme, ndërsa pjesa e poshtëme kishte më shumë ndërtesa publike. Aty janë zbuluar rrugë me portikë, që të çonin në një shesh rrethor. Në qytet kishte dyqane, ujësjellës, banjo, godina ushtarake dhe ndërtesa të tjera publike. Binin në sy veçanërisht ndërtesat fetare: një katedrale, një bazilikë dhe gjashtë kisha, të vendosura në të dy anët e rrugës kryesore. Prokopi e quan “qytet të madh dhe të populluar”, madje thekson se “qyteti ishte rritur dhe një pjesë e popullësisë jetonte jashtë mureve të tij”.
Qytet tjetër i rëndësishëm ishte Justiniana e Dytë (Ulpiana e vjetër), që shtrihej 10 kilometra në juglindje të qytetit të sotëm të Prishtinës. Në atë vend kishte qenë një qytet ilir që në shekullin VIII para erës së re dhe me pushtimin romak të Dardanisë qe shpallur Municipium. Pas tërmetit katastrofik të vitit 518 u ndërtua nën kujdesin e Justinianit. Qyteti ishte i rrethuar me mure tre metra të gjëra dhe kishte dy kulla në formë të një gjysëmrrethi në çdo 27.5 metra të tij. Në mes kishte një kështjellë me përmasa 400 metra gjatësi dhe 400 metra gjërësi. Gërmimet arkeologjike, që filluan në vitin 1953 zbuluan pjesë të mureve të qytetit, hyrjen veriore dhe Bazilikën Justiniane. Në bazilikë u gjet edhe një mozaik, restaurimi i të cilit filloi në vitin 1973. Janë gjetur edhe mbeturina të dyqaneve të zejtarëve të shekullit III-IV, pjesë të rrugës së qytetit të shtruara me pllaka gurësh, kanal për nxjerrjen e ujërave të reshjeve atmosferike, depo drithërash, banjo dhe një teatër antik. Sipërfaqja e qytetit llogaritet në 35.5 hektarë, ndërsa së bashku me paralagjet dhe varrezat, qyteti zinte 120 hektarë sipërfaqe. Në vitin 565, Justiniana Secunda përmendet ndër qytetet kryesore në Ballkan, krahas Justinianës së Parë, Durrësit, Selanikut dhe Athinës. Ajo kishte një bazilikë të madhe kristiane, një teatër antik dhe shumë ndërtesa publike. Qyteti ishte në rrugën e rëndësishme që lidhte Lezhën me Nishin.
Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera. Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij qyteti.
Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit, themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I.
Justinani u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan 43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera. Kur në vitin 540 hordhitë bullgare dhe sllave sulmuan Ilirikun, Justiniani ndërtoi,ose meremetoi rreth 400 vendfortifikime, shumica prej të cilave shumë larg kufijëve.
Perandori Justini II
Justini II erdhi në Konstandinopojë që në moshë të re dhe u rrit në Oborrin Perandorak të dajës së tij. Ai u angazhua nga daja i tij në misione të ndryshme politiko-diplomatike dhe ushtarake. Me 28 janar 552, u dërgua në Kalcedon me një delegacion njerëzish të shquar, në përpjekje për të bindur papë Virgjilin që të kthehej në Konstandinopojë. Në maj tëg vitit 553 u dërgua më një delegacion tjetër për t’i bërë vizitë Virgjilit. Për një kohë të gjatë Justini qëndroi në detyrën “Curopalati”, kryeintendent i Pallatit Imperial. Kur kishte këtë funksion qe dërguar nga Perandori Justinian në Danub në krye të forcave ushtarake që do të siguronin kalimin e trupave bizantine që rrezikoheshin nga sulmet e hunëve. Gjithashtu ai mori pjesë dy herë në shuarjne e dhunës që shpërtheu në Konstandinopojë në maj të vitit 562 dhe prill të vitit 563. Ditën që vdiq Justiniani, nipi i tij, i njohur zyrtarisht si Justini II u bë Perandor. Ai ndërtoi në Kosovë qytetin Justinopol për nder të gjyshit të tij, Perandorit Justini I.
Vazhdon…



Per “Shqipart e maleve” lexoni “LAHUTEN E MALCISË” të At Gjergj Fishtes. Te tjerat janë prralla turko-sllave.
Persa i perket “Romanizimit” kerkund ku ka kenë Perandoria Romake, ajo nuk ka nderhy ne punët e mbrendëshme të vendeve të pushtume. Psh. asnji nga vendet e Afrikes Veriore nuk janë romanizu. Mbas largimit të romakve, keto vende kishin mbetë siç kan kenë para pushtimit romak. Fakti qe romaket kan ba dhe ka lane vepra ndertimi te mrekullushme, nuk asht shej romanizimi të popullsisë.
Perkundrazi me pushtimin arab, keto vende u arabizunë tue iu imponu bindjet arabe. Prandej sot keto vende GABIMISHT quhen vende arabe dhe gabimisht arabët quhen autokton. Arabt në keto vende janë sjellë aty nga Arabia, janë pushtues. Keto jane të ardhun, të huej, në keto vende.
Krejt njisoj asht edhe tek populli AUTOKTON SHQIPTAR.
Pushtuesi turk-osman bani gjthçka per të zhdukë deshmitë historike te shqiptarve. Ua mori tokat tue i quejte toka te sulltani. Ua mori lirinë/frymen. Ndalune gjuhen, kulturen, besimin fetar dhe iu imponune parimin e tyne “SHTET-BESIM FETAR” te Teokracisë islame.
Pushtuesi turk osman solli kolon nga vendet e arabizume afro aziatike dhe i perzine gjakun e tyne tue ba martesa vetem me shqiptart, te cilet e quejshin vedin Turk Elhamdullilah.
Ne kete menyre krijuen “NJERIUN E RI TURK”, i cili sot vazhdon te njajtat sifate si gjyshrit dhe stergjyshrit e vet, kryeshisht nepermjet islamit.
Prandej per tu çliru nga kjo ZGJEBË, e para gja e doemosdoshme per te rifitu LIRINE E HUMBUN dhe IDENTITETIN E VET, shqiptart duhet ta çveshin xhyben turk-arabe te ISLAMIT, i cili i sherben vetem aleances turko-sllave.