ARKIVI:
21 Qershor 2026

Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Shkrime relevante

Protestat, solidariteti dhe kufijtë e përfshirjes

MSc. Adem Lushaj, Deçan Prej disa ditësh në Shqipëri po zhvillohen protesta...

Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës

REAGIM PUBLIK Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për...

Mos e njollosni protestën me akte që dëmtojnë interesin kombëtar

Zeqir Bekolli, Prishtinë Protesta është një e drejtë demokratike dhe çdo qytetar...

Protestat në Shqipëri: Solidaritet apo ndërhyrje politike?

Naim Krasniqi, Gjermani Disa pyetje rreth protestave në Shqipëri Protestat e fundit në...

Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar vazhdon!

Nga Aurel Dasareti Keqbërësit mund t`i torturojnë trupat tonë, thyejnë këmbët tona, të...

Shpërndaj

REAGIM PUBLIK

Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shkrimi i publikuar nga Blerim Latifi, si: https://www.facebook.com/share/p/1BYzpdCYD3/

Në shkrimin e publikuar nga Blerim Latifi, ndër të tjera thuhet, citoj: “Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb”.

Ky konstatim është i pavërtetë, ofendues dhe cenon dinjitetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për këtë arsye, reagojmë publikisht për të sqaruar opinionin dhe për të kundërshtuar këto pretendime.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dëshmuar vazhdimisht organizim politik, qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Këtë e dëshmojnë:

A.Referendumi 1-2 Mars 1992,

B.Kryengritja e armatosur nga UÇPMB-ja, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine.

C.Marrëveshja e Konçulit,është arritur nën monitorimin, prezencën e instancës më të lartë të BE-ës dhe faktorit politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

Referendumi, lufta e UÇPMB-ës, dhe Marrëveshja e Konçulit,edhe me të gjitha aktet dhe konventat ndërkombëtare jan veprime, dhe gjithnjë mbesin  udhërrëfyes për vizionin e të ardhmes politike, jan shprehja e vullnetit të pjekur politikisht, plebishitar dhe popullor që ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine, duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare përmes Referendumit. Ishte dhe mbeti artikulimi politik i shqiptarëve, një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni.Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve të kësaj Krahine.

U arrit ngritja në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit, dhe vazhdohet me aspiratën se kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme nën garantimin ndërkombëtarë.

Po ashtu, në shkrimin e tij z.Latifi pretendon se shqiptarët e Luginës së Pteshëvë, citoj: “Nuk arrijnë të organizojnë as një miniprotestë…”.

Ky pretendim bie ndesh me faktet, janë organizuar disa protesta vetëm në më pak se 3 vite, dhe marshime paqësore, me pjesëmarrje të gjerë qytetare, kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prodhuan një alarm e mesazh paqeje të ndalohet DISKRIMINIMI. Por edhe instanca e mekanzima nga BE-ja, të vizitojn e rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive, protesta, si:

A.Prishtinë, më 23 tetor 2023,

B.Bujanoc, më 12 gusht 2024,

C.Preshevë, më 23 shtator 2024,dhe

D.Medvegjë, më 3 nëntor 2024.

Gjithashtu, z.Latifi shkruan: “Ndërgjegjja njerëzore sikletoset nga paradokse të tilla shqiptarësh…”.

Pikërisht ky lloj gjykimi i përgjithësuar dhe i pambështetur në fakt ngjall shqetësim te opinioni publik. Është e papranueshme të fyhen e të etiketohen shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, të cilët për dekada me radhë kanë mbrojtur identitetin, dinjitetin dhe të drejtat e tyre përmes angazhimit politik, qytetar dhe institucional.

Përmes këtij reagimi publik kërkojmë nga z.Latifi, që të kërkojë falje publike për deklaratën e tij fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në debat publik, por rrezikojnë të nxisin përçarje dhe keqëkuptime ndërmjet shqiptarëve,të kësaj Krahine Shqiptare.

Njëkohësisht, konsiderojmë se është e nevojshme që mediat, intelektualët dhe personalitetet publike të reagojnë ndaj gjuhës fyese dhe stigmatizuese, duke mbrojtur kulturën e dialogut, respektin reciprok dhe frymën e unitetit Kombëtar, pa dallim besimi, Krahine e bindje politike.

Nga Mr.Sc.Refik Hasani,Publicist dhe Veprimtar. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu