ARKIVI:
6 Mars 2026

Liria Namani nga Medvegja, doktorante nga Universiteti i Gjenevës, rrëfen për rrugën jetësore dhe ndihmesën për komunitetin

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

LIRIA NAMANI RRËFEN: SI SHKOLLA DHE SHOQËRIA FORMËSOJNË BREZAT E RINJ NË DIASPORËN ZVICRANE

MEDVEGJASOT.com: Zonja Namani, për fillim, a mund të na tregoni shkurtimisht për rrugëtimin tuaj akademik?

Liria Namani: Aktualisht jam e angazhuar si ligjëruese në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Valais-it dhe njëkohësisht doktorante në Universitetin e Gjenevës. Rrugëtimi im akademik është ndërtuar rreth interesimit për arsimin, barazinë, migrimin dhe përjetimet shkollore të fëmijëve dhe familjeve me prejardhje migrimi.

MEDVEGJASOT.com: Tema e tezës suaj doktorale trajton brezat e dytë të emigrantëve. Pse kjo temë është e rëndësishme sot?

Liria Namani: Kjo temë është shumë aktuale, sepse brezat e dytë – fëmijët e emigrantëve të lindur në Zvicër – janë sot prindër të brezit të tretë. Ata mbartin përvoja të veçanta shkollore, shpesh të shënuara nga sfida, pabarazi apo diskriminim. Të kuptosh se si këto përvoja ndikojnë në mënyrën se si ata sot e shohin shkollën dhe rolin e tyre si prindër është thelbësore për ndërtimin e një arsimi më gjithëpërfshirës.

MEDVEGJASOT.com: Çfarë synon konkretisht kërkimi juaj shkencor?

Liria Namani: Kërkimi im synon të analizojë se si brezat e dytë e riinterpretojnë përvojën e tyre si nxënës tani që janë bërë prindër nxënësish. Po ashtu, studimi vë në pah marrëdhënien mes familjes dhe shkollës, si dhe mënyrën se si institucionet arsimore i perceptojnë familjet e brezit të tretë.

MEDVEGJASOT.com: Me çfarë metode punoni në këtë studim?

Liria Namani: Përdor një qasje cilësore, kryesisht përmes intervistave biografike dhe intervistave gjysmë të strukturuara. Studimi përfshin familje me tri breza, ku gjyshërit kanë emigruar, prindërit janë lindur në Zvicër dhe fëmijët ndjekin sot shkollën zvicerane. Kjo qasje më lejon të kuptoj thellësisht historitë familjare dhe ndërveprimin e tyre me shkollën.

MEDVEGJASOT.com: A dalin në pah vështirësi të veçanta për këto familje?

Liria Namani: Po, shpesh dalin në pah pabarazi strukturore, stereotipe dhe pritshmëri të ulëta nga ana e shkollës. Megjithatë, shohim edhe forma rezistence, emancipimi dhe angazhimi të fortë të prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.

MEDVEGJASOT.com: Ju keni prezantuar punën tuaj në shumë kongrese ndërkombëtare. Çfarë rëndësie ka kjo për ju?

Liria Namani: Këto prezantime janë shumë të rëndësishme sepse krijojnë hapësirë për shkëmbim shkencor dhe reflektim të përbashkët. Migrimi dhe arsimi janë tema globale, dhe përvojat nga Zvicra lidhen drejtpërdrejt me realitete të ngjashme në vende të tjera.

MEDVEGJASOT.com: Ju keni qenë e angazhuar edhe në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Medvegja” në Zvicër. Çfarë roli ka pasur ky angazhim për ju?

Liria Namani: Angazhimi në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Medvegja” në Zvicër ka qenë një përvojë shumë e çmuar për mua. Ai ka përfaqësuar një hapësirë ku kultura, gjuha dhe identiteti ynë ruheshin dhe përcilleshin te brezat e rinj në mërgim. Ky angazhim më ka ndihmuar të kuptoj edhe më thellë rëndësinë e veprimit komunitar, solidaritetit dhe rolit që kultura luan në forcimin e vetëdijes dhe përkatësisë, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje migrimi.

MEDVEGJASOT.com: Çfarë mesazhi do t’u jepnit familjeve me prejardhje migrimi?

Liria Namani: Do t’i inkurajoja të mos e nënvlerësojnë rolin e tyre në shkollimin e fëmijëve. Përvoja e tyre, edhe kur ka qenë e vështirë, është një burim force dhe dijesh. Bashkëpunimi me shkollën dhe besimi në potencialin e fëmijëve janë kyç.

MEDVEGJASOT.com: Jeni edhe pjesë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës & Bujanocit në Zvicër, ku bashkëpunoni me profesionistë për vlerësim projektesh dhe nisma për Luginën. Si e përjetoni këtë angazhim?

Liria Namani: Ky angazhim është një mundësi shumë e vlefshme për të kontribuar në zhvillimin e Luginës. Bashkëpunimi me 26 shoqata dhe profesionistë të ndryshëm krijon një hapësirë për shkëmbim ideash, planifikim projektesh dhe mbështetje të nismave të reja. Më lejon të ndjehem pjesë e një rrjeti aktiv që punon për avancimin e komunitetit tonë dhe për të sjellë ndikim pozitiv te brezat e rinj dhe familjet në mërgim.

MEDVEGJASOT.com: Dhe në fund, çfarë prisni të ndryshojë falë këtij studimi?

Liria Namani: Shpresoj që ky studim të kontribuojë në një kuptim më të drejtë dhe më të ndjeshëm të realitetit të familjeve migrante, si dhe të nxisë politika dhe praktika arsimore më të barabarta dhe më përfshirëse.

MEDVEGJASOT.com: Kontributi i Liria Namanit, me prejardhje nga Kapiti i Medvegjës dhe me vendbanim në Zvicër, tregon rëndësinë e angazhimit të brezave të rinj me prejardhje migrimi në zhvillimin e arsimit dhe komunitetit. Përmes studimeve të saj shkencore dhe angazhimit në shoqata kulturo-artistike dhe organizata të diasporës, Liria sjell një shembull të shkëlqyer të ruajtjes së identitetit, vlerave kulturore dhe mbështetjes aktive për fëmijët dhe familjet në mërgim. Përmes punës së saj, ajo kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe nxit forcimin e lidhjes mes shkollës, familjes dhe komunitetit.

Marrë nga: Medvegja.com  

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Pergezoj zojen Liria Namani per arritjet e mdha të sajë si dhe te gjithe emigrantat e tjere shqiptar ne Zvicer perp hapat e randsishem ne kualifikimin e tyne.
    Ju jeni me fat, qe prindët e juej me sakrifica te shumta kan arrite te ju hapin rrugen e perparimit.

    Asht per te ardhë keq, qe motrave dhe vllazenve juej ne trojet shqiptare po ua pungon Allahu perparimin.

  2. Kësaj liste suksesesh i mungojnë edhe shumë medvegjasë e preshevarë me tituj të fituar akademikë kryesishit në Gjenevë si :MA.Methije Haki Mehmeti, në drejtësi dhe ekonomi. Shpresa Haki Mehmeti MA. në psikologji dhe drejtësi . Adelina Haki Mehmeti ,MA.në shkencat farmaceutike. Dr. Fotresa Ali Mehmeti , shefe e spitalit të fëmijëve në Gjenevë,.
    Erëza Ali Mehmeti ,MA.në Bankë dhe Financa. Albin Ali Mehmeti,MA. në Arkitekturë , Jeta Ali Mehmeti ,MA.në Shkencat Farmaceutike .
    Bujar Nebi Hiseni , MA në Financa e Kontabilitet, Anita Nebi Hiseni, MA. në Inxhineri kimike , Saranda Nebi Hiseni , MA. në shkenca ekonomike.
    Nazlije Ajdini , MA.në shkenca ekonomike, Dashnim Jetullah Murati ,MA. në shkencat juridike dhe Tevide Nefail Maliqi MA në shkencat Filologjike. Master në Gjenevë ka bërë edhe një mjeke me origjinë nga Presheva, emri i së cilës nuk na kujtohet për momentin.
    Mund të ketë edhe të tjerë që ne nuk kemi pasur rastin t’i njohim . Sidoqoftë të gjithë janë krenari jona dhe na bëjnë të ndihemi mirë dhe të lumtur .
    Kosova lindore me studiues të pasionuar dhe të sukseshëm është Shkodër e dytë .

  3. Në Gjenevë janë të paktën 300 apo 400 veta nga trojet shqiptare me tituj doktorë shkencash e Master të profileve të ndryshme.
    Në fushën e mjekësisë shquhen: Dr. Besa Zenelaj, kardiologe,Dr. Pranvera Feka,otolaringologe, Dr. Fortesa Mehmeti,pediatër,Dr. Kaltrina Nexhmedin Ilazi, Dr. Abetare Januz Salihu,interniste, Dr. Shpresa Gjoni,interniste, Dr. Drenusha Pula, Dr. Afërdita Adem Muji,specialiste e sëmundjeve të brendshme Dr. Granit Molliqaj, kirurg. Dr. Adriana Keta, kardiologe, Dr. Shqipe Shehu-Brovina, psikiatër, Dr. Lavdie Neziri Janova, psikiatër,Dr. Betim Rexhepi, kardiolog. Prof.dr. Alban Y. Neziri ,onkolog. Dr. Durim Ramadani , specialist kanceri i prostatës,Dr. Mentor Bilali, onkolog.Dr. Adelina Ameti, Dr. Ardian Ramadani, ortoped, Dr. Gazmend Haliti. Dr. Alban Zeqiri, Dr. Enver dhe Alfred Lleshi, psikiatër.Dr.Ajshe Ibraimi Abdyli,pediatër.Dr. Mirjeta Lubishtani,stomatologe. Dr.Dafina Kllokoqi, stomatologe, Dr. Amarda Thanasi , psikologe. Dr. Bashkim Ahmeti , matematikant. Dr. Rifat Haxhijaj , shkenca sociale. Dr. Fatos Ramadani , kirurg-ortoped. Dr. Anjeza Kabili, shkenca ekonomike. Dr.Kushtrim Islam Reka,ekspert i Financave dhe Menaxhimit. Dr. Ani Gjokaj , shkenca ekonomike, Dr. Pranvera Këllezi, shkenca juridike,Dr. Brikena Qafa Osmani, shkenca Filologjike. Është e pamundur të numërohen sepse lista e tyre është e gjatë . Nuk kanë munguar përpjekjet tona për të sjellur rezultatet e tyre përpara opinionit, mërëpo pjesa dërrmuese kanë refuzuar me arsyetimin se nuk duan ta favorizojnë veten ndaj kolegëve të tyre të nacionaliteteve të tjera. Madje disa kanë ishin të prerë duke thënë : se prezantimi i punës në Gazeta është mentalitet Ballkanik, sepse ne nuk bëjmë asgjë më tepër veç kryrjes së detyrës përçfarë jemi të thirrur.

  4. Me falni per nji mendim temin paksa kritik por jo me qellim te keq.

    Kurkush prej ketyne bijë emigrantash nga Kosova e rrethe nuk do te kishte perparu dhe s’do te kishte pase keto suksese, po te kishin kene ne Kosovë apo do te kishin shku me studju ne Shqipnine “nane”, per te cilen ju kosovarve ju kjane aqë shumë zemra.

    Sa here qe te hapni gojen per sukseset e mdhaja te kesaj rinie shqiptare, e keni per DETYRE qe te gjitha NDERIMET dhe FALNDERIMET e sukseseve te juja te ia dedikoni POPULLIT dhe SHTETIT te ZVICRES, qe ju mirepriti, ju hapi rruget e punes dhe te studimit, ju dha mundesine e perparimit pa dallime dhe po ju jep edhe mundesine e punesimit njisoj si te vetve.
    Keto fjale nga zemra po jua thote nji bacë prej Shkodret.
    Fati ju ndihmofte pergjithëmonë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu