Pushtimi arab dhe formësimi i identitetit palestinez

Shkrime relevante

Xhevat Ukshini, tashmë i ndjerë, për librin e Ibrahim Kelmendit: “Islami religjion agresiv (?!)”

Xhevat Ukshini ____ "Islami religjion agresiv (?!)" është një libër studimor interesant që...

Islami i Kim Mehmetit

Hajdar Lubonezi, Prishtinë ____ Shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, mund të jetë pjesë...

E tash dalin vetë shqiptarët “e konvertuar në Islam”, e thonë: “Ja, Lëvizja e Deçanit,… me Serbinë!”

Hajdar Lubonezi, Prishtinë ____ Lëvizja e Deçanit Lëvizja e Deçanit, një lëvizje e mirëfilltë...

“Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Nga Ismet M. Hasani – Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

33 vjet më pas, fotografia mbetet, por pyetja është: A i vjen keq për fëmijët ?

Gëzim Gjin Hajrullahu, Ferizaj Takimi që, në retrospektivën time ishte “i aranzhuar”nga...

Shpërndaj

“Xhihadi Islamik” i Palestinës
Abedin Sutaj, Vjenë
____
Në shekullin VII (634–638), territoret e Levantit, përfshi Judën, Samarínë dhe Galilenë – që sot njihen si Izrael/Palestinë – u pushtuan nga ushtritë arabe islame të Kalifatit Rashidun. Ky pushtim nuk u krye nga një popull palestinez, sepse palestinezët si identitet etnik e kombëtar nuk ekzistonin ende. Popullsia vendase përbëhej nga hebrej, arameas, samaritanë, grekë dhe romako-bizantinë, të cilët gradualisht u arabizuan dhe islamizuan gjatë shekujve.
Me kalimin e kohës, arabët pushtues u vendosën përherë në këto troje, u përzien me popullsinë lokale dhe krijuan një identitet të ri rajonal, i cili shumë vonë, sidomos në shekullin XIX–XX, u konsolidua politikisht dhe kombëtarisht me emrin “palestinez”. Pra, ky identitet është produkt historik i pushtimit, vendosjes dhe transformimit kulturor, jo vazhdimësi direkte e popujve autoktonë të lashtësisë.
“Arnaut të xhamive tona” duke protestuar për Palestinën
Ky proces është i krahasueshëm historikisht me atë që ndodhi në Ballkan:
ashtu si bullgarët dhe sllavët maqedonas, të ardhur në shekujt VI–VII, u vendosën në Dardani, Maqedoninë e Lashtë dhe Thrakë, dhe me kohë morën emrat gjeografikë të tokave ku u vendosën, pa qenë pasardhës etnikë të ilirëve, dardanëve apo maqedonëve të lashtë.
Përfundim historik
Tokat janë të lashta,
emrat mbesin,
por popujt dhe identitetet ndryshojnë.
Prandaj, nga këndvështrimi historik-shkencor, palestinezët modernë nuk janë “palestinezët e lashtë”, por popullsi kryesisht arabe, e formuar mbi një territor historik që ka pasur shumë shtresa etnike e qytetëruese, njësoj si shumica e Ballkanit sot.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. EKZAKT.
    Ky arsyetim vlene edhe per shumicen e vendeve te tjera ku arabt i pushtuen dhe islamizuen. Si ne Afriken veriore, ne Mesopotami (Irak, Iran etj) si dhe deri ne Afganistan ku banort autokton rrefuzojne islamin e Talebanve.
    Asht ba islami si nji KOLERË per keto vende, por deridiku edhe per trojet shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu