ARKIVI:
7 Mars 2026

Lutem për mirëkuptim edhe nga ish-bashkëveprimtarët, që po mendojnë se nuk duhet t’i nxjerrim në publik “të palarat” tona të brendshme

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

ZEKA I ZI / XHAVIT HALITI
[Vazhdimi i dytë:]

Po me duhet me i ra trup nga Kina (meqë nuk po di me shkrua “shkurt e shqip”), për me i shtjellua zhvillimet që kanë të bëjnë me Xhavit Halitin, të cilit i vinte mirë kur e thërrisnim “Zeka i zi”, sepse ka qenë personazh argëtues në një filmi artistik. Por, fillimisht po u kërkoj falje familjareve të Xhavitit, të cilët e vuajnë kur demaskohet e diskreditohet Xhaviti, tashmë protagonist publik, që i kalon përmasat e përkatësisë vetëm familjare, siç e vuajnë familjarët e mij kur me përflasin Xhaviti & Co. I luti për mirëkuptim edhe ish-bashkëveprimtarët që po mendojnë se nuk duhet t’i nxjerrim në publik “të palarat” tona të brendshme, sepse po na komprometojnë. Ndërsa unë mendoj se fisnikërimi rritet duke reflektua sinqeritet.

Pata menduar se Kuvendi i parë i Lëvizjes (e quan mbledhje e përgjithshme), që mezi ia dolëm ta mbanim në korrik 1987 në Zvicër, u dha fund veprimtarive diversioniste të agjenturave sekrete, të cilat na kishin shkaktuar pasoja të mëdha, deri edhe armiqësime “të brendshme”. Ato diversione i kam vuaj qysh në gusht 1978, kur aksidentalist katër veta bashkëthemeluam Frontin e Kuq Popullor (FKP). Që të katërtit nuk kishim përgatitjen elementare për atë qëllim të madh. Idriz Bajra i Istogut ishte punëtor fizik, imigrant ekonomik, që kishte të mbaruar vetëm 8-vjeçarën. Gjakovari Besim Rexha ishte enverist psikopat, i cili edhe në zile të derës se banesës e kishte vendos edhe emrin Shpat Gjirokastra, dhe me atë emër prezantohej gjithandej, meqë i ishte mbush mendja se është kopje autentike e Enver Hoxhës; në banesë kishte mobilua “byro” me orendi imituese të kabinetit të zyrës se EH dhe me portrete të mëdha, të shtypura në bez në Kinë, të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Ishte gjysmanalfabet që guximshëm shkarraviste letra, i bindur se kishte talent të ngjashëm me të EH. Protagonisti kryesor themelues, i FKP ishte Xhevat Ramabaja, i cili prezantohej me nofkën “Xhaviti”. Unë isha revolucionar adoloshent që kisha pak njohuri teorike për revolucion e për ideologji përkatëse. Pas pak muajsh zura ta dyshoj Xhevatin se ishte marionetë e agjenturës beogradase, meqë duke qenë anëtar i Gardës se Titos ishte rekrutuar e dresuar për angazhime diversioniste në Emigracion. E kishin penetruar edhe në Partinë Komuniste Gjermane / Marksiste-Leniniste, meqë ishte parti enveriste. Mezi ia dola të shkëputem nga Xhaviti, pas 7-8 muajsh bashkëveprimtari…
Pasuan konfrontimet me Emin Fazlinë (alias Emil Kastriotin), i cili kishte formuar organizatën “Besëlidhja Shqiptare”. Edhe ai na bënte diversion…
Komplotet diversioniste e Sabri Novosellës, të filluar në prill 1981 kur rivendosi kontaktin me Jusuf Gërvallën e të Abdullah Prapashticës e Xhafer Shatrit ishin diversione edhe shumë agresive. Fatmirësisht i sfiduam, por pasojat ishin të mëdha, sepse deri në vitin 1987 nuk ia kishim dalë të praktikonim as demokraci minimale në organizatë. Tashmë u ndjeva fitimtar, edhe pse kisha telashe me akceptim të Xhavitin. Ai imigroi në Zvicër në vitin 1986 dhe shpejt ia doli të penetrohet e afirmohet në organizatën tonë, falë shokëve të tij, të cilët tashmë kishin formuar Degën e OMLK-së se dytë, e cila identifikohej me kryetarin themelues të saj, Zotëri Xhabir Morinën. Dhe meqë OMLK-istëve të ri, Emrush Xhemajlit, Ali Ahmetit, Hajdin Abazit… po u besoja shumë, u bëmë bashkëveprimtare të ngushtë edhe me Xhavitin. Ai kishte interesim të më shoqëronte në vizita pune që u bëja bashkëveprimtarëve në shtete tjera dhe anë e kënd Gjermanisë.

Gjatë vitit 1991 deri në gusht 1992 me Xhavitin kisha ca përplasje në Tiranë, sepse angazhimin e tij në krah të Hajdinë Sejdisë, një oktapodi të agjenturave jugosllave po e përjetoja si veprimtari diversioniste që po i ndodhte Shqipërisë. U mundova të përmbahem, duke u pajtuam e fatkeqësinë, nëse institucionet e Shqipërisë e përkrahin atë diversion, pse duhet unë të brengosem ekstra për ta ta luftuar me përkushtim të duhur. Ky pozicionim bëri që unë të përqendrohesha në biznesin si botues privat në Tiranë, falë mjeteve financiare që m’i kishin besuar ca, meqë besonim se do të kishim fitime.

Në verë 1996 i “thymë arrat” me Xhavitin. Ndodhi ajo që nuk na pat ndodh më herët. Nga grupet guerile të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit dhe të tjerëve, në Kryesi të LPK-së, Nëndega Gjermani, u paraqitën ankesa e kërkesa. I prezantuan Fehmi Lladrovci, Sabri Kiçmari, Sali Kelmendi. Pra, ankoheshin se nuk po mund të kryenin aksione guerile për shkak se u mungonin financat e mjetet e domosdoshme dhe kërkonin t’i ndihmonim. Kryesia vendosi të dërgonte ndihma, por mundësitë i kishte modeste, sepse mjetet vazhdimisht barteshin të arkëtari i Lëvizjes, Gafurr Elshani, dhe te kryetari i Këshillit të Fondit “vendlindja thërret”, tashmë i lavdishmi Jashar Salihu. Uroj që ndonjëherë këta “korrierë” të konkretizojnë sasinë e ndihmave që u janë dërguar guerilëve të UÇK-së të atyre rretheve.
Po aksidentalisht u informova nga Xhaviti, në vitin 1996, se Mehmet Bislimi i Prekazit, me shokë të tij, e kishin rrahur Xhavit Halitin në mars 1981, gjatë proteste, sepse e kanë dyshuar për UDBash. Vetë Xhaviti, në zënkë aksidentale në banesë të Vera e Gafurr Elshanit, në Aarau të Zvicrës, ma përplasi; “ti po shfaq simpati ekstra për Mehmet Bislimin, vetëm pse ai me shokë më kanë rreh në protestë më 26 mars 1981…” Ishte hera e parë që po informohesha për atë ndodhi. Ndërsa Mehmitin e kisha simpatik sepse kishte humor fin.

Krejt pakuptimshëm Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm (KP), më thirren të jepja llogari vetëm unë p[r ndihmat që ua kishim dërguar guerilëve të UÇK-së (por jo guerilëve të “uçk”-së se Xhavitit e Azem Sylës), edhe pse unë nuk isha vendimmarrësi i vetëm, për dërgim të atyre ndihmave. Mund që Fehmi Lladrovcin e kemi pas kryetar të Kryesisë së Këshillt të Përgjithshëm të Nëndegës së LPK-së në Gjermani. Gjatë llogaridhënies në Kryesi patëm grindje të ashpra, sepse Xhavitit nuk po i vinte mirë që po diskreditohej edhe para shokëve të tij të ngushtë (Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti e Gafurr Elshani, të cilët ndonjëherë i tallja edhe si klub i bythë-qirëve që po bënin mes tyre orgji seksuale…; fatmirësisht nuk më hidhëroheshin, sepse e kuptonin që ishte metaforë në kuadër të luftës politike). Që do të thotë aty Xhaviti po demaskohej si shpërdorues i ndihmave financiare të Fondit. Akoma më groteske ishte shpifja e Xhavitit, “ata nuk i kam ndihmuar, meqë nuk kanë pranuar subordinimin ushtarak, sepse Adem ashari dhe shokët e tij janë komitashë…” (perifrazim)
Fatkeqësisht edhe në atë mbledhje llogaridhënse grupi i bythëqirëve u pozicionua në mbrojtje të njëri-tjetrit, sepse tashmë u diskredituan si bashkëfajtorë në atë sabotim e komplot që ia kishin bërë UÇK-së, nga themelimi deri në ato momente. Por, meqë ai grup e kishte kap Lëvizjen në emigracion, as kësaj radhe nuk u ndëshkuan ata, por unë, duke me fajësuar se e kisha shkel “cetralizmin demokratik”, të cilin e përmendi shkarazi Xhaviti në emisionin “debat plus”.
Grindja që patëm në Kryesi, nga e cila u dënova me “vërejtje me shkrim”, u barta në Këshill të Përgjithshëm (KP). Por as KP nuk gjet zgjidhje asnjëherë; në dhjetor 1997, në mbledhjen që KP e mbajti në ambiente të Klubit “Idriz Seferi” në Bruksel, ai grup i bthëqirëve ia imponoi KP kompromisin, t’i dërgohej lutje Shtabit Qendror, që të pranonte takim me Kryesi të LPK-së, për ta dëshmuar se ekzistonte dhe të shkëmbenin nformacion për akuzat që po i bëheshin Sektorit të rëndësisë se veçantë (SRV), udhëheqës i të cilit ishte imponua Xhaviti, ndërsa i kishte anëtarë edhe Azem Sylën, Ali Ahmetin dhe Jashar Salihun.

Pas ndodhi ploja në Prekaz (ende nuk e di pse quhet Epope), më 5-7 mars 1998, tashmë edhe tre bythëqirët e atij grupi, OMLK-istëve mohikanë të Xhabir Morinës, u binden se UÇK ekzistonte vetëm si mit, meqë qysh nga janari 1997 nuk e kishte as atë Shtabin Qendror famoz, si simulim, në krye me “koordinatorin” Nait Hasani. Me forca të veta po rezistonin vetëm pak idealistë të UÇK, por nuk kishin armë e municion minimal për të rezistuar forcat serbe, sepse ishin sabotua kryesisht nga grupi i bythëqirëve. Prandaj Kryesia e LPK-së, e sistemuar në Selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë, zhbëri SRV dhe zuri të improvizonte Shtabin Qendror, deri sa ta riformonin. Kryesia u informua nga Ilir Konushevci me bashkëluftëtarë, se nuk ishin ndihmuar financiarisht për të ble armë e municion, meqë kishin bashkëluftëtarë të sprovuar që t’i bartnin në Kosovë. Bile nga Ilir Konushevci patën rastin të informoheshin se nga shkurti 1997 deri në ato momente, Xhaviti dhe Azem Syla e kishin mashtruar Ilirin se ishte anëtar i Shtabit Qendror, por asnjëherë nuk e kishin thirr për të marrë pjesë në ndonjë mbledhje apo konsultë (prandaj Iliri duhet të jetë dënuar me ekzekutim fizik)…

Kur Kryesia mori vendim që mjetet e Fondit të dorëzohen të gjitha vetëm në Kryesi, që ajo t’i menaxhonte, Xhavitit humbi tolerancën edhe ndaj bythqirësve që i kishte shokë të “celulës” klandestine, prandaj nga mesi i prillit 1998 i kërcënoi, të iknin nga Shqipëria, nëse nuk donin të dëboheshin nga policia apo të burgoseshin si persona non grata. Isha i pranishëm kur i pat kërcënuar në mbledhjen e fundit të asaj Kryesie. Humben si shurrë pule, sepse e morën seriozisht kërcënimin nga Xhaviti, duke i ditë lidhjet e tij me kryeministrin Nano…

Duke i vuajt ato komplote që po i bënin Xhaviti & Co, në fund të prillit 1998 u ktheve në Gjermani dhe u përcaktova të kem sa më shumë përkujdesje ndaj mjeteve të Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani – që ato të mos përfundonin në kthetrat e Xhavitit, si deri atëherë.

[vijon]
______
Ps! Redaksia e portalit Drini i fton të gjithë ata që duan ta japin mendimin tjetër rreth këtyre që i thekson Ibrahim Kelmendi.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Po deshmohen Akuzat qe ti kan ber me te drejt se je ne sherbim te dreqit. Faktet me te mdhaja i ke Deklaratat e atyre qe nuk jetojne me. Sa turp, tua veshe ne goje shpifjet tua Heronjve te kombit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu