-Historiani Jusuf Buxhovi në një intervistë për gazetën “Kosova sot” akuzon klasën politike të Kosovës për një krim të rëndë ndaj historisë shqiptare. Ndërsa historiografinë institucionale shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, sa i përket interpretimit të Mesjetës, e quanë zëdhënëse të historiografisë së Beogradi!
“Kosova sot”: Çfarë mund të thuhet rreth trysnisë ndërkombëtare që shteti i Kosovës t’i sigurojë status special Kishës ortodokse serbe në Kosovë?
J. Buxhovi: Me pakon e Ahtisarit, politikisht dhe juridikisht, kishës ordotokse serbe, e cila me gënjeshtra dhe falsifikime ndër më të paskrupullta nga shekulli XIX, gjoja në emër të një autoqefalie nga shekulli XIII, edhe pse dihet se ajo u fitua nga Sinodi i Kostandinopojës në vitin 1922, e ka përvetësuar trashëgiminë e krishtërimit të përbashkët të zyrtarizuar në Dardani nga Perandori Konstantin i Madh në shekullin IV, gjë që me këtë, tashmë i është siguruar statusi i eksterritorialitetit! Kjo shtetin e Kosovës e privon nga trashëgimia shpirtërore hitorike dhe një pjesë e identit të saj kulturor, që do të thotë se në planin shoqëror dhe politik e detyron të sillet në përputhje me këtë qendrim.
“Kosova sot”: Cilat janë fakte historike që politikanë shqiptarë-kosovarë nuk i shfrytëzuan dhe nuk i shfrytëzojnë kur është në pyetje Kisha ortodokses serbe në Kosovës?
J. Buxhovi: Në Kosovë (Dardani), ndarja e krishtërimit (në shekullin XI), në atë të ritit lindor (ortodoks si shumicë) dhe atij perëndimor (katolik si pakicë), solli një realitet kishtar, që si i tillë u ballafaqua me pushtimin osman. Ndërsa ajo që quhet “kishë ortodokse serbe”, ku përjashtohen dardano-arbrorët e shumtë që i takuan ritit lindor, është konstrukt dhe gjoja autoqefali nga shekulli XIII (shkëputje e përkohshme nga peshkopata e Ohrit) , që e ka krijur propaganda hegjemoniste rusomadhe dhe serbomadhe në krye me Jastrebovin në kuadër të shkollës së sllavistëve të Vjenës në shekullin XIX për qëllime politike. Identifikimi i ortodoksisë me serbizmin në veri (në përputhje me liturgjinë sllave, një amallgam gjuhës nga rusishtja, bullgarishtja, moravishtja dhe idioma të tjera sllave) dhe me greqizmin në jug, lidhet me “Naçertanjen” serbe dhe “Megaloidenë” greke në vitin 1844. Mbi këto programe, të shumtën në dëm të shqiptarëve dhe vllëheve, janë krijuar dhunshëm shtetet ortodokse në Ballkan: Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, edhe pse historikisht nuk ka pasë shtet mjesjetar serb në Kosovë po as në pjesën qendrore, pos një enkllave të njohur kulturore në Vojvodinë, e cila ishte bërthamë e nacionalizmit serb. Indentifikimi i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb” me Rashën Nemanjane është njëri ndër falsifikimet më të mëdha historike, kur dihet se Rasha dhe Rasienët, nga një pjesë e madhe e kronistëve bizantinë (duke përfshirë këtu edhe perandorin Kantakuzin) quhen tribalë dhe Rasha Tribalia, pra origjina e tyre lidhet me këtë fis të njohur ilir nga antikiteti, siç lidhet edhe me etninë dardane dhe hapësirën e saj kulturore dhe administrative në Bizant në kuadër të Ilirikut. Historiografia shqiptare, duke u mbështetur në këto burime të fuqishme, ka të gjitha mundësitë të rrënojë këtë konstrukt që u ka krijuar aq fatkeqësi. Por, një pjesë e mirë e historianëve tanë nga radhët e Instituteve të historisë në Tiranë dhe Prishtinë, edhe sot e gjithëditën, kur flasin për Mesjetën dhe krishtërimin në këto anë, shfrytëzojnë gjuhën e historografisë serbe dhe gënjeshtrat e saj për “djepin mesjetar shpirtëror serb” në Kosovë si dhe autoqefalinë e kishës ortodokse serbe nga mesjeta! Me këtë, pra, Serbisë iu pranuan “tapitë” e paqena mesjetare serbe. Kështu, me këtë, me vullnet u hoq dorë nga trashëgimia jonë historike, të cilën e njeh historiografia objektivie e përmasave ndërkombëtare dhe madje edhe ndonjë historian i vertetë serb! Nuk është e rastit që në bisedimet e Vjenës rreth trashëgimisë kulturore në Kosovës, ishin disa historianë dhe arkeologë shqiptarë, të cilët, nën ndikimin e “qarkut të sllavistëve të Vjenës”, të cilët me kalkulimin e shkëputjes së sllavëve të jugut nga Rusia, nga Kriza Lindore e këndej vazhdimisht kanë përkrahur Serbinë si forcë rajonale në Ballkan, ia dhanë dritën jeshile Pakos së Ahtisarit me të cilën trashëgimia e përbashkët e krishtërimit iu fal Serbisë! Pra, fajin për këtë duhet kërkuar edhe te ata historianë tanë dhe kallankusuri tjetër “intelektual” i përfshirë në “grupet punuese” nga viti 2004, qoftë kur kanë marrë pjesë në pazare të tilla (me spekulimin se heqja dorë nga krishtërimi lindor forcon atë perëndimor e marifete të ngjashme pa përjashtuar edhe kalkulimin e pranishëm neotoman se “në mesjetë ishim të pushtuar nga serbët dhe “perandoria e tyre e Dushanit”, po erdhën osmanët na çliruan”), qoftë edhe kur kanë heshtur për to! Për këto “merita”, krahas meditjeve të majme dhe qendrimit turistik në Vjenë dhe gjetiu, disa madje janë nderuar me poste nëpër institute, katedra univeristare dhe me tituj “akademik” dhe me mediume, që kanë për detyrë të pengojnë çfarëdo diskursi shkencor, kulturor dhe politik kundër! Ndaj, nuk është e rastit që prej vitesh në Kosovë, insitucionet shkencore dhe ato akademike nuk hapin këtë temë! Dhe, ç’është me keq, nxitojnë të anatemojnë si “jo shkencore” liberat e autorëve të pavarur, siç ishte rasti me “Kosovën” në pesë vëllime, ndonëse u përkthye në anglisht dhe depërtoi në institutet dhe universitetet e njohura amerikane dhe të vendeve të tjera, madje me tretmanin e literaturës alternative për historinë e Europës Juglindore!
“Kosova sot”: Çfarë përpos trashëgimisë ortodokse mund t i ofrojë Kosova botës- UNESCO-s në aspektin e trashëgimisë?
J. Buxhovi: Kosova mund t’i ofrojë botës një mozaik të trashëgimës së kulturës botërore nga antikiteti e tutuje. Dardania ishte bërthama e saj. Ajo lidhej me Trojën, me Perandorinë Bryge (Frigjia), atë Hitite dhe ndikoi edhe themelimin e Romës. Në Dardani, po ashtu u shfaq edhe krishtërimi bashkë me Bizantin, të cilin e themeluan perandorët me origjinë dardanë: Konstandini i Madh dhe Justiniani. Ndaj, çdo pëllëmbë e Kosovës (Dardanisë) dëshmon fuqinë e antikitetit të mirëfilltë dardan-ilir, por edhe të Mesjetës. Botës, pra, duhet t’i bëhet e ditur se këtu ishte djepi i qytetërimit të saj, ku krishtërimi, paraqet vetëm një segmet nga ajo pasuri e madhe.
(Tetor, 2015).


