ARKIVI:
7 Mars 2026

Mendime për poetin e njohur Adem Gashi dhe të birin e tij vehabist Dardan Gashi

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Blerim Latifi, filozof nga Prishtina
___
Adem Gashin, poetin e njohur kosovar, e kam njohur personalisht. Takoheshim shpesh në librarinë “Artini” dhe disa herë kemi pirë kafe së bashku te “Lesna”. Ishte burrë zotni, i këndshëm në biseda dhe latues i hollë i vargut poetik. Shumë këngë të bukura kushtuar luftës çlirimtare mbajnë autorësinë e tij.
Ademi vdiq papritur në janarin e vitit 2024 dhe unë isha në mesin e atyre që u prekën thellë nga humbja e tij.
Dje, i biri, përmes një shkrimi, kishte përfshirë emrin tim në një situatë me të cilën nuk kam asnjë lidhje. Madje kishte shkuar deri aty sa të linte të kuptohej se disa kërcënime që kishte bërë më adresoheshin tërthorazi edhe mua. E kuptoj se ky pseudoaktor, dhe gjithsesi i padijshëm, këtë e ka bërë ngaqë prej kohësh është infektuar me ideologjinë vahabiste, duke e tradhtuar hapur kredon kulturore për të cilën jetoi dhe shkroi babai i tij, Adem Gashi.
Sa për atë gjuhë kërcënuese, kurrë nuk do të kisha reaguar, aq më pak kur ai e bën në emër “të gjakut të Azem Galicës e të Shaban Polluzhës”. Ky injorant nuk e di se, nëse do të duhej të flitej në këta terma, atëherë më takon mua të flas, sepse, nga linja e gjakut, unë i përkas vëllazërisë fisnore të Azem Galicës, e jo ai. Por kjo, kuptohet, nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka fakti i dhimbshëm se si sot bijtë po shkelin mbi vlerat e baballarëve të tyre, për të cilat ata derdhën mundin dhe gjakun. Fatkeqësisht, poeti ynë dhe ish-miku im Adem Gashi është në mesin e këtyre baballarëve.
Një muaj para se të vdiste, ai publikoi në faqen e tij në Facebook një poezi të shkëlqyer kushtuar Pjetër Bogdanit.
***
Ja poezia:
VARRI I PJETËR BOGDANIT
Pjetër Bogdani s’ka varr
e zhbënë
po ai u bë gjithëprani
në tokë në qiell në ajër
Ai është tek unë te ti tek ai
“veshun me diell mbathun me hanë”
si ai zogu që ribëhet gjithnjë.
***
Kjo poezi flet më së miri se, në polemikën e moçme midis kombëtarëve e zuzarëve, Adem Gashi deri në vdekje mbajti anën e kombëtarëve. Por, siç thotë një shprehje e vjetër shqiptare: Shpesh nga Skënderi del beteri!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari filozof!
    Nga një prof, më është bërë pyetja: Përse ka dallime midis njerëzve? Unë iu përgjigja:
    MOS TË MUNDOJNË DALLIMET MIDIS NJERËZVE, SEPSE AS VËLLEZËRIT BINEÇË NUK JAANË KREJTSISHT TË NJEJTË (PER DIÇKA DALLOJNË!)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu