Mendime rreth monografisë së Ragip Kçikut për fshatin Sojevë

Shkrime relevante

Poemë për Çamërinë e Atdhe Gecit

POEMË PËR ÇAMËRINË Tokë e Çamërisë, tokë e Shqipërisë së lashtë, e lindur nga...

Mark (Tunë) Lleshi kur ju bashkua UÇK-së  ishte 72 vjeç

Mark   Lleshi           /         ...

Mendime rreth monografisë së Ragip Kçikut për fshatin Sojevë

Gani I. Mehmeti Ragip Kçiku : FSHATI SOJEVË, Monografi, 2026, 460 faqe. Ka nisur...

Mos ia digjni Shqipërisë të ardhmen!

Luan Dibrani, Gjermani Studentët meritojnë përgjigje, qytetarët siguri dhe autorët e dhunës...

Shqipëria nuk guxon të shkatërrohet!

Adem Lushaj, Deçan Demokracia ndërtohet me përgjegjësi, jo me flakë. Ndryshimi kërkon...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Ragip Kçiku : FSHATI SOJEVË, Monografi, 2026, 460 faqe.

Ka nisur të bëhet një lloj tradite sot e sa vite në përshkrimin e vendbanimeve në Kosovë, që është për t’u përshëndetur puna e autorëve të papërtueshëm.

Mirëpo, sa ia arrijmë ta bëjmë atë më së miri, kjo varet edhe nga bashkëbiseduesit apo informatorët që bëhen me autorët e monografisë, për të cilin vend shkruhet. Dhe, edhe kjo varet se sa qëllohet në informatorë të ditur e që kanë qenë të interesuar të dinë për vendbanimin e tyre, apo edhe të lagjes. Autori i një monografie fshati nuk mund të bëjë përshkrimin në detaje të familjeve, lagjeve dhe të fshatit. Prandaj, ai është i detyruar të bashkëpunojë me informatorë.

Ragip Kçiku

Monografia e një vendi është sikur jeta. Ajo kurrë nuk do të mbaronte, sepse gjatë gjithë kohës do të dilte diçka për të thënë, por autori i vë pikën dikur, kur ai e sheh se janë shterrur të gjitha infromatat, a në realitet, nuk janë marrë ndoshta as gjysma. Ka raste pastaj, kur pas botimit të monografisë, disa dalin të pakënaqur me mospërfshirjen e tyre  në monografi. Por, kështu do të jetë gjithmonë, sepse është e pamundur të bisedohet me të gjikthë, prnadaj aty do të përfshihen më të merituarit.

Ne këtu, në monografinë për Sojevën, do të ndalemi si shkurtimisht, sepse për të gjithë të interesuarit, është tani libri dhe mund ta gjejnë e ta lexojnë.

Në këtë monografi janë përfshirë emri i fshatit, bujqësia, relievi, fshatrat me të cilat kufizohet Sojeva.

Janë dhënë lagjet, fiset, e njerëzit që jetojnë në këtë fshat, çka është bukur me interes, siç janë vllehët a cimerët, si i përshkruan autori.

Ana historike nuk i ka shpëtuar autorit, duke e përshkruar atë.

Lexuesi njoftohet me kolonizatorët sllavë në fshat dhe me shpërnguljet e shqiptarëve për në Turqi, duke ua marrë tokat më të plleshme shqiptarëve të pambrojtur nga viti 1912, kur Kosova pushtohet nga Serbia.

Popullsia e këtij fshati bie nga viti 1921, kur Sojeva kishte pasur 53 shtëpi, më 1921 51 shtëpi, prej tyre 3 shtëpi ishin serbe, për herë të parë si kolonë të vendosur.

Toka e Sojevës është pjellore, edhe pse kryesisht e klasës së gjashtë. Megjithatë, këtu kultivohej misri, gruri, tërshëra , elbi, thekra, pastaj perimet, sepse ato punoheshin mirë, kujdesshëm e papërtesë. Sojeva ishte e pasur edhe me pemë. Përveç drurit për ngrohje, Sojeva jipte një sasi edhe për shitje, me çka fshatarët gjallëronin përmes tyre.

Sipas dokumenteve të hershme, kur përmendet Sojeva, Ferizaji nuk është. Ferizaji përmendet tek në vitin 1873, ndërsa Sojeva na del më 1455 me 72 shtëpi[1].

Vërehet se shqiptarët i përkisnin fesë krishtere, të konvertuar më pastaj në musliman, pas ardhejs së Perandorisë Osmane.

Është përshkruar bukur gjërësisht edhe relievi, që është maloro-kodrinor i butë.

Janë varrezat e ndryshme, sipas përkatësisë fgetare nëpër kohë të ndryshme, që janë: katolike, ortodokse e muslimane.

Monografia ka të shënuar edhe emrat toponimikë, duke i përshkruar ku janë e si janë, në lugina, fusha se cilës lagje i takojnë në këta emra.

Lumenjtë apo burimet. Kemi një përshkrim të infrastrukturës, më pas lagjet e fshatit, banorët e kështu me radhë.

Gjenealogjia e familjeve është dhënë sipas familjeve nëpër lagje, disa të pajisur edhe me fotografi. Familja Hetemi, Shemsedini, Avdiu, Nebihu, Rexhepi, Limani, Ilazi, Sinanajve, Ajvazi, Zeqiri, Lagja e Re.

Janë shënuar familje të ardhurish e që kanë shkuar. Sojevasët e shprëngulur në Turqi. Kolonët e ardhur nga Serbia, Mali i Zi e Bosnja dhe Hercegovina.

Sojeva gjatë luftërave dhe pushtimeve serbe nëpër kohë.

Shtëpëitë shkolla dhe financat gjatë viteve të 90-ta të shekullit 20, që ishin të larguar n xënësit e shkollimit të mesëm nga objektet shkollore prej pushtuesit serbosllav.

Vijnë poashtu figura të shquara sojevase.

Masakrat serbe në vitin 1999 dhe dëbimet masive shqiptare në vitin 1999 dhe viktimat e luftës së fundit, më 1999 në Sojevë.

Gjithsesi jipen edhe dëshmorët e veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Djegiet, shkatërrimet e objekteve e shtëpive  nga egërsirat kriminale serbe në vitin 1999.

Arsimimi i sojevasëve nga viti 1925.

Arsimimi i parë dhe ai i femrave , duke dhënë emrat e mësuesëve dhe mësueseve të para  në Sojevë.

Libri është i pajisur edhe me foto të shumta të ndryshme me ngjyra.

Personalitete nga Sojeva të shkolluar e të pashkolluar si dhe sportet e ndryshme të sojevasëve.

Patjetër duhet të cekim se Ragip Kçiku është një emër i njohur në botimin e një morie tekstesh prej atyre shkollore për shqiptarët në mërgatë e deri tek veprat shumë serioze, që do të shihen tek Shënime për autorin, në vijim

Shënime për autorin

Ragip Kçiku ka lindur më 12 janar 1953 në Velegllavë, sot është në komunën e Kamenicës.

Shkollën filore dhe të mesme i kreu në Ferizaj. Shkollën e Lartë pedagogjike , dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiope në Prizren, ndërsa më 1978 ka mabruar studimet në fakultetin Filozofik të Prishtinës dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Një kohë të gjatë ka punuar në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit” në ferizaj, ndërsa që nga viti 1992 jeton dhe vepron në Finlandë. Më 1995 ka realizuar dy fjaklorë  për nevojat e nxënësve shqiptarë në Finlandë.

Në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Arsimit të Finlandës (Opetushallitus) ka përpiluar: F”jalor për Biologji, Gjeografi dhe Histori” Finlandisht – shqip dhe “Fjalorin matematikor” Finlandisht – shqip-Finlandisht, për nevojat e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në Finlandë.

Më 1996, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështje Sociale të Finlandës. Ka qenë udhëheqës dhe përpilues i programit “Mika-mika-maa )Ç’vend) për gjuhën shqiope “Vendi i shqiponjave” dhe “Dora-dorës”, me histori, përralla, lojëra dhe këngë të traditës shqiptare.

Është autor i tekstit mësimor “ABETARE PUNE” për nevoja të fëmijëve të diasporës, të fëmijëve shkollorë dhe atyre me nevoja të veçanta. Më 2009 ka botuar veprën  “Fjalor i gjuhësisë”. Më 2012 metodën “Gjuha shqipe për të huajkt” shqip-anglisht me regjistrim zanor. Më 2016, në bashkëpunim me me Këshillin Kombëtar të Arsimit të Finlandës (Opetushallitus) ka përgatitur librin multi-medial për gjuhën shqipe të nivelit fillor”Dardani”, i cili gjendet në internet.

Më 2017 ka botuar B”azike Albaninan grammar” (Bazat e gramatikës shqipe) me shpjegime dhe përkthime në anglisht.

Më 2022 ka botuar veprën voluminoze “Historia e Arsimit Shqip – njerëz, ngjarje, shkolla”, botues Instituti Albanologjik i Prishtin ës, mbështetur nga Këshilli Komunal i Ferizajit dhe Drejtoria e Kulturës. Veprën publicistike “Palindromi kombëtar” – testament 2023. Vepra we fundit deri më tani, të vrtmen përmbledhje deri tani me poezi, botuar më 2024, është “Pikë e pesë”.

Vepra “Fshati Sojevë” – monografi, është e para e këtij lloji.

[1] Oblast Brankoviqa, Sarajevo, 1972, faqe 134.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu