
Boll e keni ‘turqizue’ Prizrenin, mosni ju lutem edhe Prishtinën!
Ajo ishte një kafe e këndshme, e frekuentoja herë pas here për me bà një pushim t’shkurtër e me hangër një copë amëlsinë t’shijshme.
Por sot kur shkova prapë, ndjeva një frymë tjetër: lokali kishte ndërrue pamje e emën.
Tash ishte në pronësi të një turku.
Punëtorët s’dinin as gjysmë fjale shqip, ata të shërbenin me një buzëqeshje cinike e me një anglishte të çalë.
M’u desht me porositë anglisht në vendin tem, në Prishtinë!
Vallahi e përjetova rand, fort rand 
‘Msone pak shqipen, të paktën një faleminderit, një ju baftë mirë,’ – u thash.
Po ata veç qeshnin, si me t’tallë.
Prej një tavoline në qoshe u përzi një burrë që dukej si shefi, me një zingjir të trashë n’qafë, me pamje të randë e me ton përçmues:
“Pse me mësu shqip? Kurgja s’vyn kjo gjuhë, kurgja nuk vlen”.
M’kapi inati e m’u drodh zemra.
Në mes t’Prishtinës, në tokën teme, një i huej me përbuzë gjuhën teme.
“Gjuha shqipe asht gjuha ma e mirë n’botë, asht ndër ma të vjetrat, asht e jona, rrânja jonë.
Nëse punoni e fitoni këtu, asht detyrë minimale me e mësu”,- ia ktheva.
Ai duke e shkundë zingjirin, si me dashtë me tregue kush sundon, ma ktheu:
“S’ka nevojë për shqipen për me punu ktu, mjafton me ditë anglisht ose gjermanisht”.
Ndaj po baj thirrje të hapun:
Ju lutem, bojkotoni atë kafe.
Kush s’na respekton neve e gjuhën tonë, s’ka pse merr paret tona.
Boll e keni turqizue Prizrenin, mosni ju lutem edhe Prishtinën.
Se në çdo shtet tjetër, ne jemi ata që mësojmë gjuhën e tyne e respektojmë rregullat e vendit të tyne.
Po pse në Kosovë, të huejt sillen si t’zot e vendit?
Pse askush s’u vë kufij, s’u kërkon me respektue gjuhën tonë?



Kush âsht i zoti,
mos i shkoft zi moti!?
*
Turkija na ka nimue boll shumë, si gjatë lufte, ashtu edhe mbas lufte…na ka dhanë ndihma në ndertimin e shkollave, na i ka ndertue nja 900 xhamia (faltore) – ku falën me mijëra mysliman e i luten Zotit 5 herë në ditë. Gjatë Ramazanit na i ka kthye për çdo iftar ka z’di sa tavolina me bukë e me t’tana t’mirat e Zotit…
Shqiptari nuk duhet të jetë me paradokse, trupin në Evropë e mendjen në Turqi. Duhet të jetë kombëtaresh i ndërgjegjshëm!
I ndershmja Arta,
nëse e ke fjalën për komentin tim, je plotësisht në gabim, ngase unë e kam shkruar të vërtetën aktuale, jo së më vjen mirë, por ashtu është. Realisht, kam dëshirë të vizitoj Turqinë, veçanërisht Stambollin i cili dallon shumë (për të mirë) nga shumë qytete në Perëndim (Evropë). Ishte një mik i imi në pushim, ku me jo shumë lira ka kaluar shumë mirë se krejt lirë. Populli ynë e ka një urti: “N’ia paç inatin – jepkja hakin!”-
PS!
1. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm, ngase e them të vërtetën
2. Prano këtë porosi: MËSO EDHE GJUHËN E ARMIKUT, PER T’U RUAJTUR NGA TË LIGAT (të këqijat) E TIJ!.
2. Paraqitu edhe me mbiemër se vetëm emri “Arta” nuk po përkon me fjalët që i shkruan
Përshëndetje!