
Nafi Çegrani
PËRGJIGJE “PATRIOTIT” HASAN S. ZENELIT
- Lidhë me atë se ky person përmendi emrin tim si “udbash” në emisionin “Kojshia Shou”, po ia jap disa sqarime, sa që ti ketë në dijeni, për shpirtin e tij të padinjitetshëm dhe si person i pa vlerë, i pamoralshëm…!
Ti o Hasan S. Zeneli, më vjen keq që në çdo hap dhe në çdo vend thirresh në emër të UÇK-së, vend e pa vend , edhepse nuk je njeri që ke edhe aso vlerash njerëzore dhe patriotike, sepse edhe qindra e qindra si ty, keni synim për të njollës të tjerët, pa e shikuar veten, se sa jeni të pranueshëm dhe të dinjitetshëm për këto punë… Harron se qindra e qindra udbashë që i keni rreth vetes dhe komunikoni me to në jetën tuaj të përditdhshme në Kosovë, e që sytë i kanë kah Beogradi, ose të tillët si udbasha janë me qindra e qindra që kanë punuar me vite e dekada, pa mos i përmendë ata të cilët janë edhe tri herë më shumë që kanë spiunuar edhe fqiun e tyre si kodosha të Shërbimeve sllavoserbe.
Po të tregoj, ore Hasan S. Zeneli se unë, që rrjedh nga gjyshi me nam nga rradhët guerilës baliste bashkë me vëllezërit si haxhi Rushan Sulë Muja dhe të tjerë të fisit Muje që janë afro 300 shtëpi në Çegran, vij nga babai veteran i Frontit të Sremit dhe luftoi për një ideal dhe bashkim kombëtare , i cili në Zabllaçe të Shumadisë e vrau majorin Pavle të Dibrës si një person që kurdiste kurthe dhe ishte një shovinist i përbetuar antishqiptar.
Babai im, nga Fronti ku ishin të zhgënyer nga ajo pollitikë kominterniste si qindra e qindra shqiptarë të tjerë të kohës, eci maleve të Çaçakut dhe doli në Shqipëri, duke u vendosur në fshatin Bicaj të Lumës ku mik kishte kolonel Muharrem Bajraktarin dhe të tjerë. Në Shqipëri, babai im , qëndrroi deri më 1948 kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos.
Unë, si një mësues i ri, poashtu i zhgënjyer dhe i mashtruar, më morën në rradhët e SDB republikane jugosllave për Maqedoni në Shkup si zyrtar që nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit të vitit 1969 dhe deri në 13 maj të vitit 1974 , kur edhe u arratisa (për shkaqe tanimë të njohura dhe për të cilat kam shkruar në shkrimet e mia), duke kaluar Oqaeanin për në SHBA. E që me kthimin tim nga Amerika, nëntoka kriminale dhe shoviniste antishqiptare e UDB-së më prisnin që tu shërbeja si “kokë turku”, në vjeshtën e vitit 1981, ose me nisjen e demonstratave në Kosovë, kishin bër planet e fshehta për burgosjen time, gjë që më 01 tetor të atij viti më prangosin dhe dëbojnë në qelitë e errëta të burgut famkeq të Zenicës në Bosnje , ku nuk dukej as rrezja e dieallit apo dritës, duke më dënuar me akuza të rreme, intriga e shpifje si tuat, që thua se “Nafi Çegrani është dënuar për “diçka tjetër” dhe ti nuk jep sqarrimje çfarë janë ato “diçka tjetër”.
Por që i merr kallëp në trurin tënd ato inskenime dhe pallavra shoviniste të UDB-së e cila bëri shantazhe dhe burgosje të tilla edhe ndaj masës shqiptare nga trevat tona ku jetojmë etnikisht me shekuj, vetëm pse jemi shqiptar dhe për motive politike e ideologjike. Këtë mos e harro o Hasan !
Mandej, krahas saj po të them se , nëse unë punova si zyrtar në ato rradhë të UDB-ës famkeqe, them mjerisht që punova ca vite si shqiptar, dhe nga ana tjetër them fatlumisht që punova dhe mësova shumë gjëra që si shqiptar nuk do ti dija kurë, dhe me vite e vite jam duke i rrëfyer për të pas kombi dhe populli im një përfytyrim se çfarë ka qenë UDB-a dhe se me qindra shqiptarë i ka bërë “mulli”, disa duke i kopmprometuar me metoda specifike, e disa duke u angazhuar si kodoshë për interese të ndryshme karieriste ose për ndonjë hakmarrje ndaj fqiut të tij, siç kemi shembuj me qindra e qindra jo vetëm në Kosovë.
Por, çfarë dua të të them, o Hasan, ato pak vite sa punova unë në SDB nuk kam dënuar as një shqiptar me burg, nuk kam thirrë as në biseda informative një shqiptar, as nuk kam rrah ose dhënë një flakreshe, siç kanë bërë me qindra e qindra udbasha shqiptarë në Kosovë, të cilët kanë punuar e vepruar me vite e dekada, duke gëzuar edhe pensione të majme nga Beogradi si të tillë.
E ty ata nuk të qenkan ndonjë brengë për ty, sepse mbahesh se qenke një “patriot” dhe paske plane që të gjithë ata me mijëra , siç i quan ti, shqiptarët, qenkan “jugonostalgjik” që duheshke ti dërgojsh në Serbi dhe Beograd (!?!), pa e pyetur veten se KUSH JE TI O ZOTËROTE ?, kur kemi shtet dhe organe prokurorësh e gjykatash…
Është e çutitshme pse delni në emisione televizive, siç bëni me “Kojshia Shou” , e nuk trajtoni problemet që keni, madje duke u grindur e sharë vend e pa vend dhe etiketuar të tjerët. siç keni bërë deklarata që nuk qëndrojnë edhe ndaj veteranit dhe patriotit të denjë Nait Hasanit, i cili ka heq të zitë e ullirit nga keqtrajtimet psikiko-fizike nga kretenët udbashë, të cilët me sjellje egërtsire kanë ushtruar dhunë dhe terrorr ndaj Naitit dhe të tjerëve, e ju këto i merrni me aq lehtësi, sikur që nënkuptohet se kështu janë edhe misioni dhe metodat, dokrtrina antishqiptare e UDB-së shoviniste, e cila i përcjell përsëri përmes shqiptarëve, të cilët veprime me të madhe kanë depërtuar edhe brenda rradhëve ku keni qenë edhe ti, o Hasan , me “karadake” në krah!
Kur, përmend emrin tim dhe më akuzon me pa të drejtë, por gjithmonë sipas planeve të fshehta antrishqiptare të UDB-s që kishte ndaj meje, ju i aprovoni me mendjen tuaj, edhepse moderatori Sadri Imeri ua tërheq vemendjen në emision, duke u thënë se e keni gabim, o Hasan, Nafi Çegranin e ka dënuar UDB-a ME VDEKJE – PUSHKATIM, për ty kjo nuk ka edhe aq rëndësi…
Po si kështu, o trim, përse merresh me intrigat e Beogradit që ka kurdis më kot ndaj meje, ose për shkaqe ideologjike me të cilët isha në përplasje të vazhdueshme para dhe pas vdekjes së Titos, para dhe pas vitit 1981…
Se, sikur të isha i devotshëm ose në interes të UDB-së dhe Beogradit, a thua vallë, kishte forcë që mund të më dënonte mua ashtu, duke më mbajtur 972 ditë në pranga e zinxhir të përgjakur.
Si i thua ti kësaj pune, o Hasan S. Zeneli ?
Po të jap edhe disa sqarime, sa që ti kesh në dijeni, dhe mos bluaj drith në mulli të huaj, sepse i ke thënë vetes se ke qenë në krah me heroin Zahir Psajazitin e të tjerë. Duhet ta ruajsh dinjitetin dhe krenarinë, moralin dhe hirin e luftës së tyre, jo të bëhesh person aq i pa moralshëm!
Unë, bie fjala, qysh nga rinia ime, kur shërbeja si zyrtar-operativ në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror të ish Jugosllavisë, kam ndjerë se çdo dokument sekret nuk ishte thjeshtë material pune, por pjesë e historisë së popullit tim.
Dosjet mbi aktivitetet politike, përndjekjet dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë e gjetiu në viset tjera shqiptare, më shfaqnin një tablo të dhimbshme : historia nuk shkruhet vetëm në libra, por edhe në heshtjen e arkivave dhe në rezistencën e njerëzve. Në atë kohë, nuk e kuptoja plotësisht rëndësinë e saj morale. Por, ndërsa kalonin muaj e vite, ndërsa lexonja raportet mbi aktivitetet politike, përndjekjet dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, fillova të kuptoj se historia nuk përbëhet vetëm nga ajo që kemi përjetuar vetë, por edhe nga ajo që duhet të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.
Historia është një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, dhe unë, ndonëse një zyrtar i zakonshëm operativ, pa dëshirën time isha pjesë e saj.
Në arkivat e pluhurosura, ndërmjet dosjeve të numëruara me kujdes, gjeta informacione për fatin e popullit çam, që jetonte nën heshtje dhe okupim, por edhe për Kosovën, e cila përjetonte një regjim të rreptë titist. Çdo dokument ishte një histori e fshehtë, një dëshmi që nuk mund të lejohej të shuhej në errësirën e burokracisë. Ndërsa i analizoj, mendja ime përpiqej të lidhte pikat: një raport për konfiskimin e pronave, një tjetër për shkeljet mbi të drejtat e pakicave, një tjetër për arrestime të montuara – të gjitha këto bashkë formonin një tablo të dhimbshme, por edhe të detyrueshme për të vepruar.
Për mua, grumbullimi i këtyre informacionëve nuk ishte thjesht një punë operative; ishte një detyrë morale dhe historike.
Çdo fakt që zbulonja, çdo dosje që shfletoja, më impononte një përgjegjësi: të shkruaj, të dokumentoj, të mos lejoj që e vërteta të fshihet.
Ishte një lloj betimi i heshtur – një betim ndaj historisë dhe Puna ime në sektorin e analitikës më 1971 më solli në kontakt me dosje të shumta sekrete për emigracionin shqiptar dhe aktivitetet e tyre politike në Perëndim. Çdo raport ishte një pasqyrë e realitetit: shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, arrestimet e montuara, konfiskimi i pronave dhe dhuna ndaj komuniteteve.
Historia nuk ishte vetëm ajo që përjetohej në moment, por edhe ajo që mbahej e fshehtë në arkiva. Për mua, këto dokumente nuk ishin thjeshtë raporte operative; ato ishin pasqyrë e një dhimbjeje, por edhe thirrje për veprim dhe ndërgjegjësim kombëtar. Arkivat e Shërbimit inteligjent jugosllav ishin më shumë se një thesar informacioni; ishin dritare të së fshehtës, nga të cilat mund të shikoje botën e fshehtë të pushtetit dhe të popullit që përpiqej të mbijetonte.
Çdo dokument, çdo shënim që analizoja, më bënte të kuptoja se historia nuk është vetëm ajo që shkruhet në libra, por edhe ajo që mbahet në heshtje brenda arkivave… Aty kam mësuar se dokumenti më i vogël mund të shërbejë si një dritë udhërrëfyese për të kuptuar fatin e një populli dhe se çdo dosje sekrete përmbante një pjesë të shpirtit të kombit që duhej ruajtur. Çdo aktivitet që lidhej me gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare ishte nën survejim të vazhdueshëm. Dokumentet tregonin se regjimi përdorte frikën, shantazhin dhe kërcënimin për të mbajtur nën kontroll çdo zë që kërkonte të dokumentonte të vërtetën për fatin e Kosovës. Duke lexuar këto raporte, ndjeva një lidhje të thellë mes fatit të Kosovës dhe fatit të Çamërisë. Të dyja territoret ishin pjesë e një historie më të madhe të copëtimit të kombit shqiptar, ku pushteti dhe dhuna përpiqeshin të shuanin identitetin dhe aspiratat e popullit.
Ndërgjegjja ime, e ushqyer nga përvoja në arkiva, më bëri të kuptoj se çdo raport i vogël, çdo dokument i fshehtë, kishte peshë historike dhe moraliteti kërkonte që të mos lejohej që e vërteta të fshihej. Një rast konkret që më la gjurmë të thella ishte raporti mbi një profesor të Universitetit të Prishtinës, i cili kishte organizuar një leksion për historinë e shqiptarëve dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës. Raporti e përshkruante si “veprimtari armiqësore” dhe sugjeronte arrestimin e tij. Për mua, kjo ishte më shumë se një shënim burokratik – ishte dëshmi e persekutimit të dijes dhe të kulturës, e cila përplasej me një të drejtë universale për të mësuar dhe për të mësuar të tjerët. Arkivat e Kosovës më mësonin çdo ditë se mbijetesa nuk ishte thjesht çështje fizike, por edhe morale. Intelektualët, mësuesit, dijetarët dhe qytetarët e thjeshtë shqiptarë luftonin për të ruajtur identitetin e tyre, për të dokumentuar të vërtetën dhe për të transmetuar historinë, pavarësisht kërcënimeve. Kjo luftë e heshtur për të mbijetuar ishte një vazhdimësi e dhimbjes që për mua tregonte se historia e kombit shqiptar nuk mund të ndahej nga të dyja territoret: njëra kishte mbetur e okupuar jashtë kufijve, tjetra nën presionin e regjimit.
Detyra morale është të dokumentosh, të shkruash dhe të transmetosh të vërtetat, për të mbajtur gjallë identitetin dhe historinë.
…Në dosjet e tjera, gjeta raporte mbi përpjekjet e shqiptarëve çam për të ruajtur traditat e tyre, gjuhën dhe identitetin kombëtar. Administrata greke dhe strukturat e pushtetit vendës i shihnin këto përpjekje si kërcënim, duke ushtruar kontrolle dhe dhunë të përditshme. Dokumentet tregonin se regjimi përdorte frikën, shantazhin dhe kërcënimin për të mbajtur nën kontroll çdo zë që kërkonte të dokumentonte të vërtetën për fatin e Kosovës.
Gjatë viteve të shërbimit tim, nuk munguan momentet kur frika tentonte të zëvendësonte bindjen morale.
E ti, o Hasan Zeneli, duhet hapur sytë dhe të sillesh e veprosh ashtu siç mund të të ketë hije, nëse vërtet je në shtigjet për tëluftuar për të drejtën dhe të vërtetën, përballë veprimtarive të gjata të armikut në këtë cep të Ballkanit, ku agjenturat e Beogradit janë ulur “këmbëkryq” si një Front i heshtur e tinëzar në mes të Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit. Mos u habit për këtë, se ta them unë.
Si një njeri që ka përjetuar jo pak padrejtësi, mund të them me bindje se çdo akuzë e pavërtetë ndaj karakterit të dikujt, çdo përpjekje për ta njollosur historinë personale, nuk godet vetëm individin – ajo prek kolektivitetin moral, pasqyrën e historisë dhe dinjitetin njerëzor. Fenomeni i “patriotizmit të rremë”, i cili përdoret për të justifikuar sulme të pabaza, është një plagë e heshtur që e dobëson besimin në vlerat e vërteta dhe traditën morale të popullit tonë.
Në çdo hap të jetës sime, kam njohur institucionet dhe strukturat që vepronin në errësirë, në dritë të rreptë të ligjit dhe të propagandës. Në vend që të jenë një burim drejtësie dhe ruajtjeje të së vërtetës, shpesh u kthyen në instrument të kontrollit dhe manipulimit.
Por kjo nuk më ka ndaluar të kuptoj se detyra e individit është të ruajë integritetin, pavarësisht rrethanave.
Fenomeni i “patriotizmit të rremë” është një plagë e kohës sonë. Ai nuk synon të ruajë të vërtetën dhe dinjitetin kombëtar, por të krijojë imazhe të rreme dhe të përdorë fjalët për të manipuluar opinionin dhe për të njollosur të tjerët. Ky fenomen është i njohur për historinë tonë: shpifjet, etiketimet e padrejta dhe intrigat kanë shoqëruar çdo hap të jetës së shqiptarëve në hapësirën historike të Ballkanit. Por përgjigjja më e fuqishme nuk është hakmarrja, por ruajtja e qetësisë dhe e integritetit moral, duke dokumentuar, reflektuar dhe duke mbrojtur të vërtetën.
Në përvojën time, guximi nuk ka qenë mungesë frike, por aftësia për të vepruar pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve. Çdo individ që dokumenton të vërtetën dhe qëndron përballë manipulimit, çdo intelektual, mësues dhe qytetar, kontribuon në njohjen e historisë dhe ruajtjen e vlerave morale të shoqërisë. Historia nuk është thjeshtë ajo që shkruhet në libra; ajo është gjithashtu ajo që mbahet gjallë në vendimet morale dhe reflektimin e individëve të ndershëm.
Në këtë kontekst, shpifja bëhet jo vetëm akt personal, por fenomen shoqëror.
Kur fjala përdoret për të njollosur dhe për të përçmuar të tjerët, ajo dëshmon një paaftësi morale.
“Patriotizmi i rremë” shfaqet si maskë për intrigat personale dhe ambiciet e vogla. Ai nuk është dashuri për kombin; është manipulim, është dhunë ndaj të kaluarës dhe ndaj ndërgjegjes kolektive.
Të jesh njeri me dinjitet nuk do të thotë të jesh i fortë në fjalë apo të ndjekësh zhurmën e opinionit publik. Të jesh njeri me dinjitet është të ruash integritetin moral edhe kur të gjithë rreth teje lëvizin sipas interesave personale.
Është të dokumentosh të vërtetën, të refuzosh shpifjen dhe të përballesh me të kaluarën me qetësi dhe guxim. Është të njohësh vlerat historike dhe të japësh kontributin tënd për të mirën kolektive, jo për të ndjekur zërat e rremë të “patriotizmit” që ngjallin përçarje dhe konflikt.
Në përballjen me fenomenin e shpifjes dhe degradimin e fjalës publike, nuk ka vend për hakmarrje personale. Ka vend për reflektim, për respekt dhe për ruajtje të historisë dhe identitetit. Historia më ka mësuar se dinjiteti dhe ndërgjegjja janë më të fuqishme se çdo shpifje apo sulm i pavërtetë.
…Në këtë epokë ku fjalët humbasin peshën e tyre dhe patriotizmi shpesh mashtrohet, shpifja ka gjetur vend të ngrohtë në gojën e atyre që nuk njohin moral, por vetëm ambicie dhe hile. Është e çuditshme se si disa individë përdorin emrin e idealeve kombëtare për të njollosur të tjerët, pa asnjë reflektim mbi historinë që e kanë përpara syve dhe mbi vetë dinjitetin e tyre.
Në këtë kontekst, çdo sulm i pa të drejtë ndaj një figure që ka përballuar sistemin represiv, burgjet famëkeqe dhe përndjekjet e shërbimeve sekrete jugosllave, nuk është vetëm një shpifje, por një përpjekje për të fshehur të vërtetën .
Shpifja publike dhe etiketime si “udbash” janë më shumë se sulme personale; ato janë simptoma të një moraliteti të deformuar. Kur individë që nuk njohin historinë dhe guximin e të tjerëve përdorin simbole të shenjtë si UÇK, ata nuk njollosin vetëm viktimat e padrejtësive, por e deformojnë vetë nocionin e patriotizmit. Të qenurit patriot nuk matet me gojë ose uniformë, por me përgjegjësi morale, qëndrueshmëri dhe respekt ndaj së vërtetës.
Të dokumentosh të vërtetën, të ruash dinjitetin dhe të mbash gjallë ndërgjegjen, është më shumë se detyrë; është mision. Shpifja dhe deformimi i historisë janë të zakonshme, por integriteti, respekti për të kaluarën dhe reflektimi moral janë të përjetshëm.
Sot, kur reflektoj mbi kohën e kaluar, kuptoj se çdo shpifje publike, çdo sulm ndaj figurës së dikujt, është jo vetëm një akt personal i pavlerë, por një pjesë e mekanizmit që tenton të mbysë dinjitetin dhe historinë. Përballë kësaj, përgjigjja nuk mund të jetë hakmarrje ose agresion i njëjtë; ajo duhet të jetë qëndresë morale, dokumentim i së vërtetës dhe reflektim i thellë filozofik mbi drejtësinë dhe historinë.
Në këtë kuptim, çdo reagim ndaj shpifjes duhet të jetë më shumë se një kundërpërgjigje: duhet të jetë një ese e vetëdijes, një dëshmi se historia nuk mund të deformohet dhe se individi, me dinjitetin e tij, ka fuqinë të ruajë kujtesën e kombit.
Nuk ka rëndësi se kush thotë, kush shpif apo kush përpiqet të njollosë; e vërteta dhe dinjiteti mbeten mbi gjithçka.
Dhe kjo është pjesa që duhet të fitojë përballë çdo sulmi publik.
Me respekt dhe ndërgjegje të qetë, Nafi Çegrani
Shkup, më 01.11.2025
_____
Ps!
Redaksia e Drinit është e hapur për përgjigjen eventuale të Hasan S. Zenelit



I nderuar z.Çegrani! Ju e keni Sçaruar fare mire e publikisht aktivitetin tuaj ne SDB. Dhe po u thua atyre qe dyshojne: Ja sheshi ja mejdani…
Ata qe anatemojne apo etiketojne pa patur idene per aktivitetin tuaj, pamvaresisht begjraundit te tyre, duke u nisur nga pjesmarrja ne panel me Fatmir Shehollin ne nje emision tv ne Kosove, ndoshta pa patur dijeni nga ana juaj, gabojne dhe duhet te terheqin deklaratat e tyre. Realisht nuk mendoj se prania e qellimte shehollit ne ate emision, e kurdisur nga drejtuesi i emisionit nuk mendoj se kompromenton ndergjegjen tuaj perderisa nuk keni patur dijeni. Pergjegjsia ne kte rast bie mbi gazetarin qe kurdis prapaskena, dhe ju jeni ndier si i prere ne bese ne at emision, te pakten ate pershtypje te jepje gjate atij emisioni.
Respekte i nderuar Gazmend. Shumë e saktë dhe e vërtetë ajo që thuani në komentin tuaj.
Kjo që unë jam në saje të së vërtetës njerëzore dhe ajo që kurdisur me hile ku gjendem unë përballë, më kujton betejën time përballë intrigave periudhe që kurdisur udba dhe nëntoka e saj shoviniste kriminale dhe antishqiptare që nga 1981.
Turp të kenë !
Nga viti 1913 deri në vitin 2025, klanet antishqiptare të policive sekrete të Serbisë dhe Greqisë, në bashkëpunim me spiunët e brendshëm shqipfolës,
kanë vrarë pas shpine vetëm shqiptarë nacionalistë dhe patriotë. Ata kanë përçarë popullin dhe kanë nxitur armiqësi e gjakderdhje midis shqiptarëve.
Z. Nafi Çegrani,
stafi ynë e ka lexuar me vëmendje përgjigjen tuaj publike të datës 01.11.2025.
Përgjigjja juaj është e bazuar në fakte arkivore, është thellësisht vëllazërore dhe përmban një thirrje të çmuar: për pajtim, bashkim në paqe dhe vëllazërim të gjithë Kombit Shqiptar.
…….vijon: …..
Lavdi dëshmorëve të vërtetë të Kombit Shqiptar!
Po afrohet momenti për t’u pastruar historia e Kombit Shqiptar nga falsifikimet antikombëtare, nga spiunët shqipfolës dhe tradhtarët dashakeqës.
Për plot 113 vjet, historia e kombit shqiptar është falsifikuar sipas interesave të pushtetarëve shqipfolës dhe të shteteve të huaja dashakeqëse.
++++××+
Gjakderdhja e patriotve nacionalista nuk është tharë….
“Mos harroni o’ju komunista shqipfolës të Serbisë e ju antishqiptarët grekafon”
Përse vetëm në trojet shqiptare vetëm vrasje, gjakmarrje dhe vëllavrasje dhe varfëri ekstreme?????
Kudo në trojet shqiptare kush e shkaktoj krizën politike dhe katastrofën ekonomike në të cilën ndodhemi tani në 2025????
O popull shqiptar!
A do të vazhdojmë ende të lejojmë kriminelin, terroristin dhe “non gratën” Sali Berisha të mbajë peng demokracinë në Shqipëri?
Ky tradhtar i kombit, Sali Berisha, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, ka qenë dhe mbetet komunisti serbjan dhe përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Shqipërisë.
Përmes sistemit shtetëror totalitar të berishizmit, të mbështetur në korrupsion dhe krim të organizuar, janë vrarë e terrorizuar shqiptarët me qëllim që të shpërngulen nga trojet e tyre.
…….
Pse është e domosdoshme Kushtetuta e Re Presidenciale për trojet shqiptare
Gjatë më shumë se një shekulli, në të gjitha trojet shqiptare është vërejtur një fenomen tragjik dhe i përsëritur: shpërngulja masive e shqiptarëve nga vendlindjet e tyre autoktone. Ky proces, që ka nisur që nga fillimi i shekullit XX, vazhdon edhe sot në vitin 2025, duke dëshmuar për një krizë të thellë kombëtare, politike dhe shoqërore.
Edhe pse kanë kaluar dekada të tëra me ndryshime formale të pushtetit, situata mbetet e njëjtë: tensione të vazhdueshme, kriza të përsëritura dhe mungesë e stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik e politik në të gjitha trojet shqiptare. Këto realitete tregojnë qartë se sistemet shtetërore dhe kushtetutore të deritanishme, si dhe klasat politike që kanë qeverisur, kanë dështuar në përmbushjen e detyrës së tyre themelore — t’i shërbejnë qytetarëve shqiptarë dhe interesave kombëtare.
Ky dështim historik e bën të domosdoshëm ndryshimin rrënjësor të sistemit politik dhe kushtetues në të gjitha trojet shqiptare. Është koha që modeli i deritanishëm parlamentar dhe i fragmentuar të zëvendësohet me një Kushtetutë të Re të Republikës Presidenciale, të ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës — aleatit tonë strategjik dhe modelit më të suksesshëm të demokracisë perëndimore.
Një sistem presidencial do të garantonte:
Përgjegjësi të qartë politike dhe ligjore të institucioneve shtetërore;
Stabilitet të qëndrueshëm politik e ekonomik;
Ndërtimin e një shteti të fortë dhe të bashkuar kombëtar;
Rritjen e besimit të qytetarëve ndaj pushtetit dhe institucioneve;
Forcimin e lidhjeve strategjike me SHBA dhe botën demokratike perëndimore.
Vetëm me një Kushtetutë të Re Presidenciale, e ndërtuar mbi parime demokratike dhe kombëtare, mund të rikthehet dinjiteti i shqiptarëve në trojet e tyre dhe të ndërtohet më në fund një shtet i drejtë, i qëndrueshëm dhe në shërbim të popullit.
$$$$$$$$
Përfundimisht, trojet e Shqipërisë Natyrale dhe autoriteti kombëtar janë në rrezik dhe të pambrojtura.
Vetëm programi i Partisë Shpresa Demokrate (Shpresa e Kombit), me në krye misionarin Prof. Pëllump Pilinçi, të ardhur nga SHBA, ka mbështetjen popullore të mbarë kombit shqiptar për të realizuar ngritjen e shtetit ligjor dhe demokratik, të ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Atëherë, kudo në trojet shqiptare, do të realizohet Akti i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Bashkimi në Paqe e Vëllazërim.
Zoti e bekoftë shoqërinë e pastër shqiptare dhe misionarin e ardhur nga SHBA, Prof. Pëllump Pilinçi, si edhe familjen e tij!