ARKIVI:
7 Mars 2026

Nanë, poezi nga Dalina Canolli

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

POEZI NGA DALINA
❤️
Nanë
___
Mos u mërzit për m’u
hala e mbaj besimin,
hala i flas Zotit
kur krejt heshtin.
Lutna nanë!
Jo veq për veti,
se m’duket veq une s’mjafton.
Lutna për ata që harrohen,
për ata që s’dinë me u k’thy,
për zemrat që janë thy
e s’din ku me shku.
Lutna per ata qe s’ka kush i qanë
per ata qe s’kan as Zot,
as shtëpi,
veq terrë e mjegull.
Lutna për t’damtumit,
për t’raumatizumit
për t’poshtnumit.
Lutna edhe për satanin, nanë
se edhe ai ka qenë engjëll dikur.
Edhe ai ka ra!
E s’di pse,
po m’dhimet?
E kur m’dhimet ai,
atehere e di:
Hala s’jam krejt e humbun.
Lutna, nanë
çdo natë
edhe kur ti s’din
edhe kur unë s’flas.
________
P.S Nanë, hera e parë shkruva shqip më pelqej shumë, sikur me pas një zë ndryshe!
Dalina Canolli
Shkruar me
18 Korrik 2025
New York
🇦🇱🇺🇸

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. E respektuara znj Dalina,
    lexova poezinë tënde dhe më la përshtypje të thellë. Po sa bukur i keni shkruar ato fjalë (në gjuhën e ëmbël shqipe). Ia keni kushtuar nënës…
    Të lumt mendja dhe të lumt dora, sa poezi të bukur ke krijuar
    Me fjalët tua u mallëngjeva dhe mu kujtutan vargjet që unë ia kam kushtua gjuhës shipe:

    Ju shqiptarë në Diasporë,
    rrini me libra e lapsa n’dorë,
    mësoni, mësoni dhe lexoni,
    gjuhën shqipe mos e harroni!

    Ju që jeni pak më të vjetër,
    merrni vet e shkruani në letër,
    dhe ua jepni brezit tjetër,
    gjuhën shqipe ta shprehni në vepër.

    Mbanju të rinjve ligjërata,
    ta mësojnë shqipën këto gjenerata!
    Dhe ua mësoni të gjithë shqiptarëve
    të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!

    PS:Edhe unë jam një mërgimtar, por gjuhën shqipe, jo vetë që nuk e harroj, por ua mësojë edhe të tjerëve.

  2. Ju faleminderit per vleresimin ndaj vargjeve te Daliines! Ne emrin tim si nane e saj dhe ne emrin e Dalines ju falenderoj dhe ju uroj shendet, mbaresi e suksese ne krijimtarine tuaj letrare!

    Me respekt
    Maki

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu