ARKIVI:
7 Mars 2026

“Në Amerikë janë normale të tilla ngjarje”, në Klan Kosova diskutohet djegia e Kuranit nga republikania në Teksas

Shkrime relevante

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Shpërndaj

Një kandidate republikane për Kongres në Teksas, Valentina Gomez ka shkaktuar reagime të ashpra pas publikimit të një videoje fushate, ku shihet duke i vënë flakën Kuranit me një flakëhedhës.

Në video, Gomez shfaqet duke përdorur gjuhë të urrejtjes: “Vajzat tuaja do të përdhunohen dhe djemve do t’u priten kokat, nëse nuk e ndalim Islamin një herë e përgjithmonë. Amerika është një komb i krishterë, ndaj myslimanët terroristë mund të p******* në cilindo nga 57 vendet myslimane. Ka vetëm një Zot të vërtetë, dhe ai është Zoti i Izraelit”.

Ajo e përfundon mesazhin duke thënë se është “e fuqizuar nga Jezu Krishti”.

Ky zhvillim ishte temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas avokatit Azdren Bytyqi, Gomez po vepronte si të ishte kryetare e Amerikës, derisa shton se fjala e saj nuk çon peshë, megjithëse pamjet janë shqetësuese.

Ndërsa aktivisti Bajram Kabashi, thotë se qëndron një problem që bota nuk guxon t’i mbyll sytë, dhe sipas tij është islamizimi.

“ShBA dihet që ka liri të feve, por nuk duhet t’i lejojë njerëzit të veprojnë, apo t’i lejojë njerëzit të vriten në bazë të një feje”, u shpreh Kabashi.

Ai shton se në Amerikë, janë normale ndër të tjera ngjarje të tilla.

_____

“Në Amerikë janë normale të tilla ngjarje”, diskutohet djegia e Kuranit nga republikania në Teksas – Klan Kosova

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu