ARKIVI:
7 Mars 2026

Në Gjenevë, mes heshtjeje dhe lotësh, iu dha lamtumira e fundit të riut Astrit Abdullahi

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

___

Në varrezat Saint Georges të Gjenevës, familjarë, shokë dhe miq i dhanë lamtumirën, mes lotësh dhe dhembjeje të papërshkrueshme, të riut Astrit Abdullahi.

Prindërit e tij Enveri dhe Zahidja të përndjekur nga pushteti i atëhershëm i Jugosllavisë, komuniste u detyruan të migrojnë në  Gjenevë të Zvicrës, në fillim të viteve 1980.

Ata krahas përpjekjeve për t’u integruar sa më shpejt në shoqërinë zvicerane punuan pandërprerë për çlirimin dhe mëvetësinë e Kosovës nga zgjedha serbe.

Si Enveri ashtu edhe Zahidja ishin cilësuar nga regjimi komunist i asaj kohe si armiq të përbetuar të Jugosllavisë . Deri në çlirimin definitiv të Kosovës, ata ishin të privuar nga e drejta për ta vizituar Atdheun e tyre.

Nga ky dënim absurd dhe çnjerëzor u goditën edhe dy fëmijët e tyre të lindur në Gjenevë, Albani dhe Astriti.

Enveri dhe Zahidja, jo vetëm në Gjenevë por kudo në vendet e Perëndimit, njihen si çift që mori pjesë në të gjitha demonstratat dhe manifestimet në mbështetje të çështjes shqiptare.

Madje, Zahidja u doli në ndihmë të gjithë mërgimtarëve tanë që ende nuk kishin arritur nivelin e nevojshëm të komunikimit në gjuhën frënge.

Në arkivat e shoqatave dhe klubeve shqiptare në Gjenevë dhe qytete të tjera të Zvicrës, kudo figuron emri i tyre, i lidhur me kontributet e dhëna jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha trojet shqiptare nën pushtimin serbo-sllav.

Dashurinë për vendlindjen dhe të afërmit e tyre e kultivuan edhe tek të dy djemtë e tyre Albani dhe Astriti.

Të gjithë të pranishmit në ceremoninë e varrimit, përveç shtrëngimit të duarve në shenjë ngushëllimi, nuk mundën të nxirrnin nga gojët e tyre asnjë fjalë, ngaqë lotët dhe dhembja i kishin pllakosur thellë.

Astritit, të gjithë i kemi borxh lutjet që shpirti i tij të prehet në paqe, sepse padrejtësisht regjimi gjakatar i Serbisë ia mohoi atij dhe të vëllait, Albanit, të drejtën për t’i shijuar bukurit e vendlindjes, vetëm pse prindërit e tyre, Enveri dhe Zahidja, luftuan me ngulm për shkëputjen e Kosovës nga Serbia.

Gjenevë, 7 qershor 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sapo lexon këta rreshta ndjen një dhimbje që s’ka fjalë që e përshkruan, por edhe një krenari për trashëgiminë e familjes atdhetare – Abdullahu, në mërgim që nuk u gjunjëzua kurrë përballë padrejtësive historike. Kujtimi i Astritit është vendosur në një kuadër më të gjerë të përkushtimit familjar ndaj çështjes kombëtare, duke na kujtuar se dëbimi, mërgimi dhe dhembja nuk i shuan idealet, përkundrazi, i forcojnë ato. Prindërit Enveri dhe Zahidja padyshim janë figura të qëndresës, ndërsa dhimbja për humbjen e të birit tingëllon edhe më drithëruese në sfondin e gjithë sakrificave të tyre. Ndajmë dhimbjen me ta, qoftë i paharrueshëm kujtimi për Astritin e tyre të shtrenjtë!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu