ARKIVI:
7 Mars 2026

Në hijen e pushkës së babait të saj që luftoj kundër shqiptarëve për Serbinë, Dude Balje kërkon autonominë për një komunë boshnjake

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

NË HIJEN E PUSHKËS SË BABAIT TË SAJ, DUDA BALJE KËRKON AUTONOMINË PËR NJË KOMUNË BOSHNJAKE
Kush është Duda Balje dhe çfarë fëlliqësie përfaqëson në Kuvendin e Kosovës?
Ky është realiteti i hidhur që u pa LIVE në TV Dukagjini: Niman Baliç ka treguar hapur se babai i Duda Baljes – ka qenë paramilitar, ka luftuar me pushkë në dorë përkrah serbëve kundër shqiptarëve.
Kur Niman Baliç i thotë se Duda është rritur në Serbi, ka thithur dhe është ushqyer në gjirin e Serbisë – dhe sot, me gojë plot, del e kërkon komunë boshnjake në Kosovë, ndonëse ajo është Gorane dhe nuk ka lidhje me boshnjakët.
Duda nuk e mohon as edhe me një fjalë këtë fakt, por vetëm hesht dhe vërgllatë.
Baliç e thotë troç: “Ti nuk mund t’i përfaqësosh boshnjakët” – dhe ndërkohë, çuditërisht, shumë politikanë lehinin si zagarë pas bythës së saj, duke i dalë në mbrojtje.
Duda po kërkon njësoj si strukturat paralele serbe – një copë Kosove për vete.
Sepse qëllimi i saj është i njëjtë me të atyre që mbajtën pushkën kundër nesh: ta çajë shtetin tonë për së gjalli.
Duda, me ftohtësinë e dikujt që ka harruar gjakun që është derdhur, po fut edhe një thikë më shumë në trupin e kësaj Republike – vetëm për të marrë edhe ajo një kulaç nga pazari i territ.
Në vend që Dudija të heshtësh nga turpi, del e shpjegon se “5000 burra janë rekrutuar pa dëshirë”, si për të justifikuar babën e sajë me uniformë serbe. Dhe ky nuk është problem individual – por turpi kolektiv që e kemi lejuar me votë dhe heshtje.
Po aq shqetësuese është edhe ndërhyrja e çenushit, Lirim Mehmeti, i cili mundohet ta flliçë Kurtin me lojërat e tij, duke i thënë Dudës se Kurti e ka ditur për këtë rast, por deri tani ka heshtur. “O zagar,” “Kurti kur erdhi në qeverisje, Duden e gjeti aty.”
Zagari Mehmeti, hapur para mediave gjermane, kërkon autonomi për serbët, duke e krahasuar me Tirolin e Austrisë.
Kjo tradhti e Lirim Mehmetit, e paraqitur në media të huaja, është 100 herë më poshtëruese dhe më anti-Kosovë sesa ajo e Gorankës Dudi dhe bashkëpunëtorëve të saj.
___
Shih videon ku Dude Balje përpiqet ta arsyetoj babain që si goran luftoj për Serbinë në Kosovë:

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Duda Balje per kater vite ishte ne koalicion me partine e Albin Kurtit. Ajo ishte shume e mire sa ishte me Albinin, por kur u largua nga ai, ajo pernjehere u be tradhetare qe punon kunder shtetit dhe pernjehere i duel qe edhe babai i saj paska qene paramilitar. Kete na e thot Numan Baliq, por ky zoteriu (artikullshkruesi) po “harron” qe Numani edhe per baben e Emilija Rexhepit i thot te njejtat akuza, pra qe edhe ai ishte paramilitar.
    Prandaj, nese z. Geci don qe te jete i drejte dhe jo i njeanshem do te duhej qe t’i kritikoje dhe te jete kunder te dyjave. Menyra se si ai kritikon njeren dhe hesht per tjetren tregon se Halil Geci perdore standarde te dyfishta.
    Standarde te dyfishta perdorin vetem njerezit pa karakter!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu