ARKIVI:
7 Mars 2026

Në Maqedoninë e Veriut rrezikohen të drejtat e shqiptarëve, është koha të ndahet egjra nga gruri!

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Bardhyl Mahmuti, Gjenevë
___
E drejta për të ndryshuar pikëpamjet politike, religjioze madje edhe identitetin kombëtar, është e drejtë e pakontestueshme që çdo njëri duhet ta respektojë.
Mirëpo, në rastet kur nëpërmjet votës së tij përcakton edhe fatin e atyre që mendojnë ndryshe, çështja tejkalon të drejtën e shprehjes së lirë të mendimit apo të ndjenjës së përkatësisë!
Në rastin kur politika e VMRO-së shpërfaq qartë orientimin për të shkatërruar të drejtat e shqiptarëve autoktonë në Maqedoninë e Veriut, të gjithë ata që mbështesin këtë orientim politik, bëhen pjesë e strategjisë që godet qenien tonë kombëtare.
Prandaj pa marrë parasysh lidhjet e mia familjare apo shoqërore, çdo person që mbështet apo voton për strategjinë antishqiptare, të tërhiqet nga lista e miqve të mi në FB dhe nga jeta ime private.
Në kontekstin aktual kur të drejtat elementare të shqiptarëve autoktonë në Maqedoninë e Veriut janë të rrezikuara seriozisht, është detyrë e çdo atdhetari të jetë i prerë: ËSHTË KOHA TË NDAHET EGJRA NGA GRURI

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. “..është koha të ndahet egjra nga gruri!”
    Se pari kjo don te thote, qe te percaktohen kush jane shqiptar e kush jane ata qe jane turq qe flasin shqip.

  2. – Oh sa keq e ngatërroni besimin me kombin . Kujtojeni At’ Gjergj Fishtën,Vaso Pashë Shkodranin ,Naim Frashërin , Hasan Prishtinën ,Millosh Gjergj Nikollën – Migjenin ,Mjedën ,Nolin , Faik Konicën , Kristo Papa Negovanin etj, që ishin të lidhur në mes veti si thoi me mishin … Detyrë e të gjithë shqiptarëve sot është forcimi i shtetit, lufta kundër korrupsionit,bajraktarizmit ,ruajtja e trashëgimisë kombëtare . Me retorikë boshe dhe demagogji nuk ecet përpara … Me funksionimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre të drejtë gjithçka vihet në vendin e vet . Aty ku respektohen ligjet ka unitet e harmoni . Edhe ne që jetojmë në vendet e Perëndimit jemi i të njëjtit brumë por ligjet janë ato që na integruan dhe disiplinuan në mjedisin e ri. Brezi i tretë i shqiptarëve të lindur në Perëndim, SHBA e gjetiu reflekton ndryshe andaj është faktor i rëndësishëm kudo . Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sistemet e kaluara kanë lënë mbetjet e tyre që mënyrë jetese kanë kaosin e rrëmujën . Këtij lëmshi të krijuar duhet gjetur filli…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu