ARKIVI:
7 Mars 2026

Në shënjestër për guximin që treguam për të qenë shqiptarë, ashtu siç ishin të parët tanë…!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Nuk e kam pasur kurrë zakon të luaj rolin e viktimës, dhe as që kam ndërmend të filloj sot. Por që nga rikthimi ynë në Kishën Katolike, në rrënjët tona të lashta – rrënjë që janë vetë themeli i qenies shqiptare – jemi vënë nën goditje të hapura dhe të fshehta.

Jo për mëkat. Jo për krim. Por për guximin që treguam për të qenë shqiptarë ashtu siç ishin të parët tanë: me shpirt të lirë, me ndërgjegje të kthjellët, me besë për Atdheun.
Ne nuk po kthehemi në fe – po kthehemi në kujtesë.
Në një kohë kur kombi po shkërmoqet nga asimilimi ideologjik, kur identiteti po shitet për pak “paqë sociale”, rikthimi te rrënja është akt rezistence, jo rit fetar.
Na kanë etiketuar. Na kanë shpifur.
Na kanë ndëshkuar me përjashtim, me ftohtësi, me heshtje.
Familje tona janë ndarë. Shoqëria është përçarë. Jo për fajin tonë – por sepse e vërteta që themi, djeg.
Dhe kur e vërteta djeg, shpirtrat e nënshtruar kërkojnë të heshtin atë që flet, jo të dëgjojnë atë që duhet.
E sot, më lejoni t’ju flas me zemër të lënduar, por me zë që nuk dridhet:
Si ua thotë goja, vëllezër e motra të mi, të uroni Bajramin?
Çfarë po festoni? Kujt po i shtrëngoni dorën?
Kujtoni vallë se ato janë festa shqiptare?
Jo! Ato janë festa që, në kujtesën historike, mbartin plagë të hapura – janë ditë që përkujtojnë sistemin që masakroi, konvertoi, përçudnoi mijëra shqiptarë në emër të një perandorie që na shihte si mish pa komb.
Kujtojeni kush ishin “heronjtë” e Bajramit gjatë pushtimit osman. Kujtoni kush ishin vezirët e bajraktarët që ngritën dorën kundër shqiptarëve – jo se ishin armiq të Perandorisë, por se guxuan të ishin shqiptarë.
Unë nuk jam kundër besimit. Nuk jam kundër askujt që falet me zemër.
Jam kundër asaj ndërgjegjeje të korruptuar, që lutet në një cep dhe u jep dorën atyre që i urrejnë themelet e kombit tënd në tjetrin.
Jam kundër atyre që ditën na japin “like” dhe mbështetje, por natën urojnë me patos festa që kanë për ideologji zhdukjen tonë si popull i lirë.
Na është bërë bajat fjala “tolerancë” kur përdoret si justifikim për gjunjëzim kombëtar.
Na mjaftoi një herë nënshtrimi osman – s’kemi ndër mend ta përsërisim përmes “tolerancës së importuar”.
Miq, ky është çasti i kthjelltësisë.
Nëse nuk jemi të qartë kush jemi, nuk do të dimë kurrë as për kë jetojmë.
Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen duke pështyrë mbi varret e atyre që dhanë jetën për këtë tokë.
Nuk mund të jemi “neutralë” kur na shkelin mbi emër, mbi histori, mbi gjak.
Unë jam shqiptar. Katolik. Pasardhës i një populli që nuk u nënshtrua kurrë.
Unë nuk kërkoj që të më duan të gjithë – por kërkoj që të mos më tradhtojnë ata që e quajnë veten shqiptarë.
Flakën që më dogji për këtë Atdhe nuk e shuaj dot.
Po nëse do ta shuani ju me urime bajramesh e servilizëm ndaj harresës, atëherë mos më quani më vëlla.
Me 6 qershor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu