Në të pesëdhjetat askush s’është më romantik,
të gjithë kanë pranuar në njëfarë mënyre disfatën,
kredinë e shtëpisë,
martesën e zakonshme,
punën që e bën se duhet!
Vetëm disa të çmendur humbin në det
me një varkë të vetmuar;
vetëm disa të çmendur shkruajnë filozofi,
vetëm disa të çmendur dehen
me një alkool të brendshëm,
vetëm disa të çmendura
e kurdisin zilen në dy të mëngjesit
për të thënë:
“do të të përkëdhelja deri në vdekje,
pa u merakosur aspak nëse bëhesh mendjemadh.”
Cristina Peri – Rossi
Përktheu: Ervina Toptani



Nuk ecet gjate gjithe jetes me ROMANTICIZEM. Mbas tij vjen PRAKTICIZMI. Ha,ha,ha.