Fotografi qe e dua, sepse aq shume i kam dashur keta shoke, miq, qe ne ate kohe kam qene mesimdhenes i tyre, e tash pse jo tash, ata te jene mesimdhenes te mi. Gjate jetes rolet nderrohen, kjo kohe bile se paku me rikujton, sa veshtiresi kane pase te udhetojne, te marrim dije se bashku, te vijne ne shkolle dhe te ngrohen nga stufa te vogla me qynga te medha sa ato vete, pra te gjithe kemi qene misionare te arsimit, te nje rruge te perbashket, dhe ia kemi arritur ku jemi sot.
Jam shume faleminderues z. Basri Hashani’t per kete foto-dhurate te veçante, ne mesin e nxenesve shoke, me te cilet mesonim bashke, dikush me shume e dikush me pak, por perpjekja ishte e perbashket. Fotoja ishte shkrepur gjate vitit shkollor 1976/77, ne SHMT dega e makinerise ne Lipjan, ku isha i angazhuar si mesimdhenes, thene te drejten isha me shume shok sesa mesimdhenes, isha vetem si ligjerues i lendes “Detajet e Makinave me Konstrukcione”, me te drejta te barabarta. Ashtu ndihesha une gjithashtu edhe ata. 




