ARKIVI:
5 Mars 2026

Një ndër rrëfimet e mija për mënyrën se si godet “UDB-ëja jonë”…!

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Nuk e dij se a keni menduar rreth një fakti të hidhur, por fatkeqësisht të vërtetë, se burgosjet, arrestimet, vrasjet dhe maltretimet e rënda ndaj të gjithë atyre që kanë luftuar për Liri, janë bërë kryesisht prej shqiptarëve që kanë qenë pjesëtar të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, qofshin të shërbimeve ushtarake apo civile serbe.
Nuk ka asnjë periudhë kohore nën pushtimin e Serbisë e ish-Jugosllavisë, ku shqiptarët që punonin për shërbimet sekrete të atij tashmë ish – shteti të mos kenë bërë zullume, mbledhur të dhëna e raportuar tek ish pushtuesi për shqiptarët që nuk pajtoheshin me pushtimin.
Nuk e kanë lajmëruar vetëm shoqërinë e vet, por shoqërinë e tyre e ka lajmëruar “dikush” nga shokët e tyre…!
Ata që mund të kenë bërë ndonjë shmangie nga shërbimi për këto orgaizime antishqiptare të policive sekrete ish-Jugosllave, i ka pritur burgu.
Jo vetëm që Shqiptarët janë ndjekur, rrahur e maltretuar në Atdhe, por edhe në Mërgatë, kudo që jetonin…!
Kjo ka ndodhur që nga koha e pushtimit nga Serbia në vitin 1912 e deri në fillim të qershorit 1999.
Dhunë mizore, dëbime, shfarosje – gjenocide…!
Sipas shumë të dhënave, pothuajse 600 mijë veta kanë kaluar në duartë e këtyre shërbimeve mizore-antishqiptare, (për numrin e sakt të tyre le të përmirësohem nga të tjerët), që përpak e shfarosen një popull autokton në vendin e vet.
Andaj duhet ta theksojmë vazhdimisht se pa ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe bombardimeve të caqeve ushtarake e policore serbe, pothuaj tremujore ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, në pranverën e vitit 1999, pushtimi i Serbisë përpak na pati qitë prej faqes së dheut.
Sigurisht ndër shqiptarët që kanë punuar për ato shërbime, mund të ketë pasur njerëz të mirë, që me zemër si kanë bërë shërbimet e kqija ndaj popullit të vet të pafajshëm, por kanë qenë të detyruar nga eprorët e vërtetë të shërbimeve serbe – jugosllave, të bënin vetëm keq për ta dëshmuar përkushtimin dhe lojalitetin ndaj shërbimeve pushtuese.
Dhe janë frikësuar prej njëri – tjetrit…, se, si gjarpërinj helmues që i kanë bërë me përpunime agjenturore dhe frikësime, nuk e kanë ditë se cili gjarpër helmues mund t’i kafshoj, e cili jo…!
Nuk e kanë marrë me mend se “a mund të kafshohen” prej shokut të tij, apo prej shokut të shokut të tij !
____
“Shqiptarët po e burgosin vetvetën”, thoshin dikur me cinizëm serbët me propagandën e tyre
____
Prandaj, e them përmes këtij shkrimi, sikurse në shkrimet e tjera, se, mu ashtu qysh e përsërisnin serbët me cinizëm me propagandën e tyre mizore, se “shqiptarët e kanë burgosur dhe rrahur vetvetën”, pasi që për shkak të frikës që ua kishin shti deri në palcë, rrjetet tona të sigurisë kanë kryer punë me vepra për Serbinë, Serbët dhe për interesat e tyre.
Kam shumë kujtime nga rrugët e gjata të profesionit, se si fshanin rrugëve njerëzit e këtij shërbimi në Kosovë, të vetëdijshëm se edhe kundër vullnetit të vet duhej të kryenin detyra e obligime për pushtimin serbomadh, që rrogat nuk ua kanë dhënë për të shitë patriotizëm shqiptar! 
Si fëmijë e kujtoj dhe nuk e harroj kurrë kur në shtëpinë tonë, ku mbahej një mbledhje ilegale, një “patriot i dyfishtë” nga një familje e njohur për kontribute konkrete për UDB-ën – kuadër “i shqiptarisë” dhe ish-Jugosllavisë, pasi e kishin përpunuar “UDB-ashët tonë” derisa shoku i tij i ngusht gjendej në burgun e parë të tij, i mashtroi dhe burgosi pothuaj dhjetë veta, duke ua dhënë disa dhjetëra vite burg!
Eprori i tij ishte shef (“naqallnik”) i Sekretariatit për punë të Brendshme të Pejës në atë kohë, dhe i cili, pas luftës i ka shërbye me krenari “partisë paqësore!”. 
Edhe rrënimi i autonomisë është bërë prej shqiptarëve të tillë, kryesisht politikanëve, që përdoreshin e hudheshin prej serbëve kur su duheshin më. Paraprakisht kërkohej një shqiptar tjetër, më i aftë, një tjetër “shqiptar më i ndershëm” për ta vra e shkatërrue vetvetën.
Shërbimin tonë sekret të asaj kohe mund të thuhet se UDB e Serbisë, e pati zbritë tepër poshtë në kuptimin më të keq fjalës, që të merrej vetëm “me punë të brendshme”, pra që të mendonte gjithë kohën për shantazhimin e atij që ka menduar se din diçka apo “të flente” afër familjes shqiptare!
Ata në mënyrë të pashpjegueshme kanë qenë të preokupuar dhe të angazhuar se si ta poshtëronin tjetrin, sidomos të paparashikueshmin dhe të palexueshmin, se vet ata kanë qenë të poshtëruar, të shantazhuar dhe shkelur në fyt e shpirt prej UDB-ës së Serbisë !
Thjeshtë, i pati shndërruar vetëm në njerëz që përdoreshin për qëllimet serbomëdha, me apo pa dëshirën e tyre…!
Ajo që duhet ta shqetësoj secilin prej nesh edhe sot, është ndërdija e ngulitur prej asaj kohe, nga mendja e keqe se duhet bërë zullume të pandalshme ndaj vetvetës, e këtë sjellje mizore e kanë përdorur ndaj vetvetës shqiptarët e udbizuar dhe të fanatizuar partiakisht, njerëzit e ligj dhe të poshtër, që kanë menduar se gjithça NISET prej tyre, pasi  përpara tyre nuk kishte të kaluar e as të tashme të qëndresës ndaj pushtimit.
Ishte një mendësi kolonistësh…, si ajo e serbëve dhe malaziasve të sjellë në Kosovë e viset shqiptare nga e ashtuquajtura “Reforma Agrare”!
Nga koha kur Shqiptarët myslimanizoheshin dhe dërgoheshin tek “vëllezërit e vet” në Turqi dhe në vend të tyre, dhe për nevojat serbizuese të së ashtuquajtures “Reforma Agrare”, silleshin serbë e malazias nga Serbia, Mali i Zi, Hercegovina dhe serbë nga Lika e Kroacisë, për ta serbizuar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.
Zullumit ndaj vetvetës, ndërkaq, i ka shërbyer edhe padrejtësia e madhe, pothuaj e organizuar deri në imtësi, që ka hy thellë në formimin “intelektual” të disa pseudoelitave të vendit.
____
“Bishti” i intelektualit…!
____
“Kur ti e çon bishtin pak”, del tjetri dhe ta ngritë “bishtin” edhe më shumë, apo jo?
Prandaj, kjo që i ndodhi vendit mas luftës, nuk mund të falet kurrë dhe asnjë mençurak nuk mund t’i thotë tjetrit pafundësisht: “A ke fakte?”
Athua për cilat fakte mund ta kenë fjalën…?
Fakti jam une, jeta ime profesionale dhe dëshmitë e mija të pandalshme, për shembull…!
Fakt i idhët mbetët varfërimi im i qëllimshëm prej “UDB-ës sonë” dhe qëndresa dhe pamposhtja ime ka me mbetë e paharrueshme në raport me ligësinë dhe shpirtkeqësinë e saj !
Faktet shihen kahdo përreth nesh; në rrugë, në synimin për ta ngatërruar shokun me shok, vëllain me vëlla dhe në prishjen e raporteve me familjarët e afërt.
Aty, ku roli i fanatikut partiak dhe njeriut të familjes UDB-ashe me gjuhën dhe qëllimet përçe e të kobshme, është tepër i madh për të zi.
Roli i verbër i Familjes UDB-ashe, që s’ka ditë asgjë për UDB-ashin e vet, edhe kur ai iu është paraqitur si atdhetar…!
Në jetën tonë të munduar dhe të ndjekur, ka me mbetë përjetësisht si vrragë dhe kujtim i keq roli gjakbamës i tij/tyre…, se u ka mbetë si një ves i papërmirësuar nga kohnat UDB-she, kur e ruanin se mos po flet kush keq për UDB-ashin e familjes së tyre a të farefisit, të shndërruar në një lloj vëzhguesi a nuhatësi, se a di kush ndonjëgjë për “UDB-ashin e tyre!”, që duhej të shitej gjithnjë si patriotë shqiptarë!
Do të kujtohet për të keq roli i kobshëm për “krime të brendshme”, se ata, të gjithë ata pa asnjë përjashtim, veçanërisht ata që kanë bërë zullume ndaj të burgosurve politik, por edhe disa që kanë qenë të njohur dinakërisht për “sjellje të mira e të buta”, nuk kanë guxuar as që t’i afroheshin njeriut të qëllimeve e synimeve serbomëdha…!
Pushtuesin e kanë gënjyer pandërpre, duke i qitë përpara si dëshmi “eshtra” njerëzish të padhimtë – e ata ishin pothuaj 600 mijë shqiptarë që kaluan nëpër duartë e tyre të përgjakura!
Ata si “lëndë të parë” e kanë pasur të burgosurin politik shqiptar, që e quanin “enverist”, përmes të cilit kanë mbijetuar…!
Pastaj, e keqja dhe e liga është strehuar në krekosjen dhe mercenarizmin tonë të njohur.
Në veprimet e bashkëpunëtorëve – tashmë të stërpatriotizuar të UDB-ës dhe në etjen e atyre që dyshohen për krime, që të fshihen dhe të “krijojnë” imunitet pushteti, duke qenë pjesë institucioneve si politikanë , si deputet a infiltrime në detyra të tjera të ndjeshme !
Kush e dha urdhërin që të vritej Xhemajl Mustafa me 23 nëntor 2000 në Prishtinë? Sigurisht ai nuk ka mundur të ishte UDB-ashi Bozhidar Spasiq, urdhërdhënësi i vrasjes së atdhetarit Enver Hadri në Bruksel, se Kosova tashmë ishte e çliruar.
Atëhere kush ka mundur të jipte urdhër të tillë…? 
____
Mendësia e UDB-ës i ka keqpërdorur (dhe keqpërdorë) edhe njerëzit shpirtkqinj dhe të tjerët që mund të mendojnë se “nuk janë të bukur”
____
Në veprimet e njerëzve nga familjet UDB-ashe, që kanë mundur të bënin vetëm keq e kurrë mirë dhe në keqpërdorimin e njerëzve shpirtkqij dhe xheloz, që mendojnë “se nuk janë të bukur”, si dhe në morinë e rrëfimeve dhe shpjegimeve të tjera…!
“Ne”, thjeshtë, në disa aspekte e kemi vazhduar aty ku pas lirisë së vendit, është detyruar në masën më të madhe të tërhiqej UDB-a!
Disi si “Pas Titos – Tito”, vazhdoj dergja jonë me po atë rrugë tmerri, por tash pas “UDB-ës – “UDB-a jonë!”
Por, ajo nuk është tërhequr si mendësi dhe si mbjellje antinjerëzore, pothuaj njëshekullore…!
Ajo është “ndër ne”, rrin e pa shqetësuar dhe e qetë në padrejtësinë që i duhet, në fanatizmin partiak dhe religjioz, si dhe “në urrejtjen tonë…”!
Nëse ka ende të tillë që s’duam t’i shohim dhe vërtetojnë këto mendime, atëhere nuk është punë e imja, por e tjetrit !
Nuk dua t’i shoh kurrë ata që u përpoqën të ma nxinin jetën në fillim të punës në profesion, e as ata që si kriminel të bashkuar u bënë bashkë nga 17 nëntori deri më 23 nëntor 2000, për të ma paraqitë të kotë përpjekjen dhe angazhimin tim të sinqertë profesional.
Se, sipas tyre, duhej të isha një lloj analfabeti dhe naivi, sikurse ata, që mua më mendonin si NAIV! 
Ata ishin “aq tereq të mëdhenj” (dema), sa që nuk kanë përtuar që të bënin eksperimente me njerëzit në emër të “makiavelizmit” të tyre, sikur ata të mos e kishin asnjë vlerë e peshë, me angazhimin e tyre profesional e atdhetar, që gjithsesi prej atyre kokëboshëve duhej shpallë përpjekje të “një naivi”, sikurse që e mendonin angazhimin tim dhe tjetrit !
“Eksperiment” që gjithsesi ka për t’iu dalë “dardhë me bisht!”, mu ashtu sikurse që u kam thënë në mbrëmjen e 23 nëntorit 2000.
Se kur “ti” më shfrytëzon mua për një eksperiment antishqiptar, nuk ka asnjë mëdyshje se edhe une të shfrytëzoj “ty” për ta çmontuar atë eksperiment dhe për t’i vënë para shtyllës së turpit të historisë, ata që bëjnë eksperimente të tilla antinjerëzore.
Por, e rithem vazhdimisht: Une i dua të drejtat e mija që mi keni mohuar si “UDB e bashkuar!”, andaj ata e kanë vetëm një kërkesë të qartë dhe shumë të vendosur prej meje: Të m’i kthejnë të drejtat që mi mohuan si të ishin serbomëdhenj, pastaj le të vazhdojnë të heshtin për vrasjet që janë meritor edhe vet që kanë ndodhur!
Le të vazhdojnë ta mashtrojnë “elitën e një partie”, që të derdh helm e verë ndaj meje me fjalorin e vet të helmatisur, që ua patën afruar atyre në atë kohë!
Sidoqoftë, une nuk do ta harroj kurrë goditjen mizore dhe përpjekjen për të ma poshtëruar e shkatërruar mundin e një jete në profesion përmes “ajkës” së një partie, që është ndërsyer ndaj meje nga “ajka” e një partie tjetër, dhe faktin e hidhur se për shkak të idealizmit tim profesional, “UDB- jonë” , pasi ma kishte përgjakur jetën profesionale, përpak ma shkatërroj familjen me varfërim…!
____
Këtë nuk do t’ia fali “UDB-ës sonë…”!
____
Janë disa gjëra në jetë që nuk duhet të harrohen kurrë dhe atij “gazetari-intelektuali” që angazhohet dhe lejon të mashtrohet nga shërbimet sekrete partiake, edhe nëse tash e kanë bërë ambasador diku në botë, duhet t’ia shohim fytyrën, ose ata pa asnjë përjashtim duhet të m’i kthejnë të drejtat e mija pa më detyruar që t’i shoh fare.
Se , thjeshtë, nuk kam qef me i pa…!
Pra, dëshira ime është që mos t’i shoh kurrë ata, as afër e as larg, por nëse mendojnë se mund të më ikin dhe ta mbulojnë me harresën e kohës dhe viteve që nuk kthehen më, atë goditje UDB-ashe, gjithë atë terror dhe provokim ndaj njeriut që është marrë me profesionin e gazetarisë – njësoj si atëhere, ashtu edhe sot, e kan gabim dhe se që e kanë pasur gjithnjë gabim, do të kuptojnë në kohën e duhur.
Në historinë e gazetarisë së këtij kombi ka për t’u mbajtur në mend se “pleshtat e kohërave UDB-ashe”, nuk mund të shtyhen me një “shkëmb që ecën” dhe që e zbulon krimin e tyre disa mijëra kilometra largësi, pa i parë fare!
Personalisht une dua të jem “i vogël” dhe i padukshëm, vetëm për kombin shqiptar, por jo edhe për kriminelët e fëlliqt të këtij kombi.
Fakti se nuk kam folur deri tash drejtpërdrejtë për ta, nuk është bërë për arsye të tjera, por se isha i zënë dhe tepër i angazhuar me jetën që ma kishin rrënuar e shkatërruar dhe me kumtin UDB-ash që ma dhanë edhe pas ardhjes së Lirisë për vendin, si dhe doja që të kallxoja me librat e botuar për atë jetë të rrënuar dhe rrugët e veprat e mija në profesion. Deri para disa vitesh më duhej të punoja edhe me nga dy punë në ditë dhe njëherit ta mbaja portalin Drini, por tash që “kam kohë”, nëse nuk mi kthejnë të drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, do t’u dalin probleme të mëdha me mua. 
“Trimave të UDB-ës”, do t’u dalin probleme tepër të mëdha me mua…!
Ata ose duhet të m’i kthejnë të drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, ose duhet që ata që kanë mbetë gjallë, të takohen me mue, gjë që nuk do ta dëshiroja kurrë!
Se kërkoj t’i takoj dhe të debatojmë me ta publikisht, përmes ndonjë studioje televizive që, sipas ecurive të deritashme, nuk janë të interesuar të ma dhënë fjalën se gazetaria hulumtuese e Kosovës deri tash ka treguar se nuk i njef apo nuk do t’i njof e hulumtoj temat e tilla për të cilat po flas qe sa kohë.
Por, nëse do të më jipej mundësia që të takohesha me ata që kanë mbetë gjallë, e them paraprakisht se “do t’i bëjë për vitra Muslimane!”.
Se dikush duhet me dalë prej nesh që t’ia mposhtë “popullit shqiptar” – kriminelët e bashkuar të UDB-ës!
Se për ta kam qenë dhe mbetëm thjeshtë i patejkaluar, se une jam formësuar rrugëve të mundimshme të profesionit, duke kaluar e jetuar me vuajtjet dhe pësimet e shumëta të popullit shqiptar.
Përderisa une kam se çka me kallxue për rrugën time të gjatë në profesion, ju, të gjithë ju, mund të tregoni vetëm për krime udbashe ndaj kombit tuaj…!
Prandaj, kot e keni nxitë (mashtruar) elitën e një partie ndaj meje, se une “i kam parë” kur më provokonin UDB-qe për interesat tuaja…!
Në kuptimin profesional ata që kanë lejuar të mashtroheshin, parasëgjithash kanë punë mua mua, ndërsa ata vet le të kenë mundësi, nëse guxojnë për shkak të shantazhimit, që të takohen dhe t’i akuzojnë ata që i kanë mashtruar, duke iu paraqitur “si rugovistë të mëdhenj”!
____
Shantazhimi – një armë e vjetër që “UDB-ashi ynë” e ka shfrytëzuar sa punonte për UDB-ën e Serbisë – Jugosllavisë së asaj kohe
____
Sipas logjikës së tyre të mbrapsht UDB-ashe, une tash do të duhej që të shantazhuarit rëndë të elitës së rrejshme intelektuale të LDK-së, t’i nxisja kundër atyre që i kanë mashtruar, por e dij që nuk mundem të bëjë gjë, se ata u shantazhuan rëndë dhe se u vije turp dhe marre që si bij të LDK-istëve të zgjuar, të mashtrohen prej tjetërkujt !
Ata që e kanë shantazhuar elitën e rrejshme kulturore të LDK-së, e kanë trashëgim shantazhimin. Njejt si banditët e LDK-së. Ata në atë kohë janë munduar të më shantazhonin edhe mua dhe nuk kanë rreshtur nga përpjekjet UDB-ashe shqipfolëse për shantazhimin tim edhe më tej, deri në ditën e sotshme.   
Por, qysh u kam thënë: nevojën e domosdoshme për të më shantazhuar e kanë mund dhe përpjekje të kotë, se une nuk ka asnjë mundësi që të shantazhohem prej tyre, edhe nëse përpiqen të më shantazhojnë me vajza të reja apo “me mëshkuj” me emra vajzash ! 
Fundja, sa herë që të më ngacmoni, une ua kthej dy herë më shumë…! Për faktin se une se ngacmoj kurrë dikend, e kur dikush të më ngacmon “udb-qe”, edhe nëse dëshiron, nuk e lejoj që të ikën pastaj!
Prandaj, organet përkatëse e kanë obligim para Kosovës së re, që ta gjejnë ku është e ku s’është, “një shtab” që gjithë kohën përpiqet t’i shantazhoj njerëzit e caktuar, ku shantazhuesit kryejnë detyra për kryekriminelin a kryekriminelët që duhet të dijnë se kush janë ata, dhe të tregojnë se a paguhen apo punojnë pa para për ta! 
Dhe mos të harrojmë kurrë se ai që domosdo synon ta mbajë të shantazhuar “dikë”, ai e din mirë se ai që duhet të jetë i shantazhuar, din mirë për veprën e rëndë kriminele që ka ndodhur dikur!
Shantazhimi ka qenë dhe ka mbetë një armë e vjetër që “UDB-ashi ynë” e ka shfrytëzuar sa punonte për UDB-ën e Serbisë – Jugosllavisë së asaj kohe, por edhe më vonë.
Madje, duket e pabesueshme, por është e vërtetë e hidhur se në kohën e UDB-ës së Aleksander Rankoviqit, serbit nacionalist që për disa dhjetëvjetsha faktikisht ishte më me fuqi ekzekutive në politikën shtetërore të ish-Jugosllavisë, se sa Mareshali Josip Broz Tito, i kanë ngatërruar familjet e caktuara shqiptare ndërmjetvete , duke ua ka vrarë dikë, “edhe pasi janë hangër qentë ndër vete”.
Qëllimi ka qenë tepër i qartë, që të dyja familjet “që u janë hangër qentë”, të mos i ndalin hasmëritë me njëra – tjetrën…!
Për interesat e UDB-ës…!
LDK-istët e përzgjedhur janë mashtruar prej tjetrit, që e kanë menduar me mendjemadhësinë e vet, më të pazgjuar…!
E keqja dhe e shëmtuara është kjo: Përdorimi i Gjuhës së Huaj nga ata që kanë dashur dhe kanë arritur ta shndërronin elitën e rrejshme të LDK-së si një elitë jointelektuale, elitë të prapambetur kulturalisht, elitë që fryhet dhe që i mësyen të tjerët pa pasur asnjë fakt, thjeshtë duke dashur ta shihnin si një elitë rakoviqiste që e vret vetvetën dhe tjetrin!
Pra, edhe “ata” që i kanë mashtruar “ata të tjerët”, janë të njejtit: Rankoviqistë…!
____
“Rankoviqistët e luftës” dhe “rankoviqisët e paqes”!
____
Qëllimi i rankoviqistëve “të luftës” ka qenë që këtë elitë të shpifur intelektuale të “rankoviqistëve të paqes”, ta armiqësonin me mua, por une në asnjë mënyrë nuk armiqësohem me ta…!
Se ata e këta personalisht “i dua shumë…!”, ashtu siç më kanë dashur edhe ata mua që më konsideronin NAIV!
Me fshikullen e profesionit, andaj, vazhdoj që t’i godas njësoj të gjithë: mashtruesit dhe të mashtruarit, gjithnjë derisa të m’i kthejnë të drejtat që m’i kanë mohuar si të ishin serbomëdhenjt e jetës sonë të sotshme!
Në këtë lojë të ndyrë ndër-UDB-ashe që iu nënshtrova, kam vendosur që t’i kërkoj vetëm të drejtat e mija që mi kanë mohuar këta kriminelë të bashkuar.
Une do të ndalem vetëm atëhere kur të gjithë ata të m’i kthejnë të drejtat që mi kanë mohuar. Kur të mi kthejnë të drejtat këta “serbomëdhenj të bashkuar”, se po t’i shihja gjërat holl e holl, pasi nuk e pata mbrojtjen e shtetit deri tash, “do të duhej që dikë prej tyre ta lija si torzo”, një lloj cungu që endet rrugëve.
Por, jo! Hakmarrja nuk është zgjidhje, pasi une “hakmarrjen” e vetme që e kam është detyrimi që këta kriminelë të bashkuar të m’i kthejnë të drejtat!
Asgjë më shumë, e as më pak …!
Ndërkaq, ata le të vazhdojnë edhe më tej që të aktrojnë dhe shtiren se nuk dijnë asgjë për njëri-tjetrin edhe pas më shumë se 25 vitesh, ndërsa une prej këtyre kriminelëve të bashkuar nuk kërkoj gjë tjetër, pos të drejtat e mija që mi kanë mohur duke më përqeshur si UDB-ash!
Faktikisht ata kanë lënë pas vepra të rënda UDB-ashe, që Kosova e re nuk ka asnjë nevojë t’i fshehë, se i bije sikur synon ta fshehë e mbuloj me harresë krimin e huaj…! 
Se “Baraspesha e të Fëlliqurve” sikurse që është kjo që e kanë bërë kriminelët tonë të bashkuar, është Dhuratë Danajsh e Serbisë, për Kosovën e çliruar prej NATO-s! 
Krimin që e kanë bërë kriminelët e mëdhenj, e që s’është krim i kombit shqiptar, por vetëm krim i elitave të tij të shpifuna!
“A ka diçka të kalbët” në jetën e këtij populli…?
Une mendoj se Jo, pasi “e kalbët” deri tash ishte vetëm mungesa e respektimit dhe dënimit në bazë të ligjeve dhe lejimi i kriminelëve të bashkuar që të strehohen në institucionet e shtetit, ashtu qysh ka dashur Serbia, gjë që nuk do të duhej t’i ndodhte një kombi të zgjuar dhe shtetit të tij të ri. 
Fundja, pas vdekjes së tre të shkretëve për mend nga ajo “shoqëri turpi”, une si gazetar as nuk kam më kurrfar motivi që t’ua shoh sytë e tyre të verbër.
Por, mos ta harrojnë një gjë kurrë kriminelët e bashkuar të vendit tonë, se 23 nëntorin e kobshëm të vitit 2000, “nëse e kanë harruar ata”, nuk e kam harruar une!
As atë e as vuajtjet e mija të pamerituara…!
Nuk e harroj sa të jem gjallë, se e dij mirë që ai dhe une ishim shënjestër e kriminelëve të bashkuar…, e atyre që po heshtin qe më shumë se 25 vite !
UDB-ashët “tonë” të njohur për krime të mëdha apo burgosje të shumëta, metodën e shantazhimit të atyre të burgosurve që i kanë rrahur dhe torturuar, e kanë pasur metodë kryesore që me dhunë mizore shumë të burgosurve t’ua mshilnin gojën. Dhe i heshtën! Për këtë arsye disa prej UDB-ashëve paraqiteshin “faktorë” edhe pas luftës. Ndërsa ish-të burgosurit përgjithësisht heshtnin! Shumë deklarata të atyre që iu nënshtruan torturave të tilla të padurushme nën dhunë, kanë dhënë deklarata që kanë përfundur në Dosjet e UDB-ës serbe – jugosllave të asaj kohe.  
***
KËTO I THEM ME VENDOSMËRI PROFESIONALE, pa asnjë mëdyshje, sado që i takon shtetit që askend të mos e len që në këtë jetë të jetë i dënuar prej “UDB-ës sonë”, madje në rrethana Lirie!
Se atij, Shtetit pra, i takon që “ta zbus bishën” që tash mund të rri urt dhe me lëkurë qengji mes nesh…!
Vetëm shteti me ligjet e tij, është ai që ka mundësi “ta zbusë bishen” që i dënon të tjerët në emër të partisë – kombit të imagjinatës së tij !
Ne nuk guxojmë të pajtohemi kurrë me të keqen në përgjithësi dhe me të keqën e natyrës UDB-ashe, të vetëdijshëm se “ku popull” është duke bërë krime të rënda ndaj vetvetës! Une këtë që e them e kam kuptuar me kohë, andaj kërkoj me ngulm që të më kthehen të drejtat pa arsyetime të mundshme të kriminelëve të bashkuar, se nuk ka kalim të kohës që mund të ndikoj që t’i harroj ato tortura dhe të zbehet ajo dhunë.
Kriminelët e bashkuar duhet ta kuptojnë qartë mirësinë time dhe faktin se NUK DUA T’I TAKOJ, prandaj mos ta sjellin vetën deri aty që une kam me kërkuar që t’i takoj!
“Budallicën Shqiptare” të Drzhavna Bezbednosit, – ku natyrisht nuk flas për asnjë femër, por vetëm për mashkujt e ligj që i ka shfrytëzuar me apo pa vetëdije shërbimi sekret armik, nuk dua ta takoj kurrë me ëndje.
Në fund të kësaj analize për rolin antinjerëzor të pjesëtarit “tonë” të sigurimeve e shtetërore – armiqësore dhe të ndihmës së Familjes UDB-ashe përgjithësish në këtë veprim gjenocidal ndaj krejt një kombi, në cilëndo periudhë historike nën pushtimin e Serbisë, që nga viti 1912 e deri në fillim të qershorit 1999, nuk ka asnjë krim të rëndë që se ka bërë kuadri shqiptar i shërbimit sekret armik me veglat e tij.
Kanë bërë edhe të tjerët…, por kryesisht ky shërbim…!
Krime ndaj vetvetës ajo egërsirë dhe ligësi e pakundshoqe njerëzore, ka bërë edhe pas lirisë së vendit, pavarësisht gëzofit dhe maskës që e ka bartur në fytyrë.
***
Në gjithë jetën time të deritashme, prej ditëve të rinisë e deri në këto çaste, jam marrë me gazetari, duke i shkelë me këmbë vendet e ndryshme dhe duke biseduar me njerëz të ndryshëm. Po të mos e doja me aq zemër profesionin dhe Atdheun dhe të mos isha “i dehur profesionalisht”, kurrë nuk do t’i kisha bërë punët që i kam bërë dhe nuk do të kisha kaluar rrugëve kah kam kaluar.
Kur “kthehem pas” dhe i shikoj rrugët e kaluara, megjithëse për disa gjëra nuk është lehtë as për me treguar, nuk ndjej asnjë lloj pendese për të gjitha ato që i kam bërë dhe vështirësitë nëpër të cilat kam kaluar, pavarësisht se isha dhe jam i vetëdijshëm se i takoj një populli që, për shkak të historisë së vështirë kah ka kaluar, ka përjetuar një përpunim të rëndë armiqësor !
Ky popull nuk është fajtor dhe as që jemi fajtorë të gjithë ne që prej vitit kur UÇK dhe NATO e çliruan vendin , në pjesën e dytë të vitit 1999, nuk arritëm të mposhtim të ligën brenda nesh.
Ndoshta kjo kërkon kohë, e ne si njerëz nuk do kemi kohë e as mundësi t’a përjetojmë ditën kur ai që bënë krime të mos ketë mundësi më “të fshihet në institucione”, pas të gjitha të kqijave që mund tïa ketë bërë vendit të vet.
Por, sidoqoftë, ne graduaisht mund ta largojmë prej vetës mendjen e keqe që kemi prej gjithë kësaj mbjelljeje antinjerëzore.
Nëse gaboj e dënohem një ditë, dijeni se nuk dënohet gazetaria, por une…!
Une, si gazetar kritik nuk mund të fshihem gjithnjë pas profesionit e të them se, nëse dënohem une, u dënua gazetaria…!
Apo të them se jam luftëtar i shquar i islamizimit antishqiptar të kombit a udhëheqes i portalit Drini që nga viti 2006, andaj “askush nuk guxon me më prekë!”, se ashtu preken “vlerat e gazetarisë!”.
Apo t’i lodhi njerezit për vlerësimet e çmimet që më janë dhënë rrugëve të profesionit, prej çmimit Gazetar i Vitit në Kosovë , të ndarë nga gazeta Rilindja në vitin 1996, apo deri tek vlerësimi “Guximi Intelektual” që mu dha me 12 nëntor 2025 nga Shoqata Kulturore “Jakova” e Gjakovës.
Të gjitha këto rrugë e të arritura, i bëra me dëshirë dhe jo për lavdi a për t’i bërë hije jetës së tjetrit !
Jo…!
Apo që të fshihem pas të bëmave familjare; pas vuajtjeve, pësimeve dhe dergjes së babait si luftëtar i Mulla Zekë Berdynës dikur, kur shqiptarët me aradha vullnetarësh e mbronin Masbjeshkën (Sanxhakun), të plagosur në atë kohë në Kaquber, afër Beranës, apo pas Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubajnës.
Apo pas martirizimit të Babait që u keqtrajtua atypëraty mizorisht nga UDB-a, kur familjen e “Kaftorrve” të Tomocit, për shkak të Sali Ahmet Shatrit, që në vitin 1949 kishte ikur në Shqipëri,- më vonë oficer i Enver Hoxhës, planifikonin ta dëbonin nga katundi. Babai ishte i vetmi që e ka kundërshtuar që familjen e tyre ta dëbonin prej shtëpive të veta dhe ta dërgonin në Banat të Vojvodinës, si familje të tjera shqiptare.
“Nëse djali është fajtor, familja e tij nuk ka faj…”, kishte thënë Baba im në mbledhjen e katundit, që ishte organizuar nga organet e pushtetit okupues në atë kohë në Tomoc.
Kjo është familja e të parëve të Luigj Naser Shatrit, komandantit të njohur të UÇK-së.
Keqtrajtim që UDB-a ia bëri Babait edhe aty “në mbledhje të katunit” , e edhe më vonë në lokalet e saj, ndikuan që të vdiste në moshë relativisht të re në shkurt të vitit 1962…!
Une shkruaj vazhdimisht, por nuk e lodhi askend me faktin e hidhur se jam dënuar prej “populli të udbizuar shqiptar që u prek” për shkak se e ndihmova në situatat më të rënda për te, deri tek çsyziumi i tashëm islamik-antishqiptar.
Por, Une, kurrë nuk i lëshoj pe gabimit UDB-ash dhe UDB-ashit apo UDB-ashëve të patriotizuar…!
Pasi UDB e vërtetë i ka urdhëruar detyrimisht ata që të kryenin detyra në favor të Serbisë, e jo të ishin patriotë shqiptar!
Nuk i lëshoj atë e as ata që më dënuan me varfërim, sikur të ishin serbomëdhenj…!
Nuk u lëshoj pe për asnjë milimetër Familjeve mendjefëlliqura e kriminele UDB-ashe…!
Se, qysh kam vënë re me kohë, ato kanë qenë të programuara vetëm për krime të brendshme, për asgjë tjetër !
UDB-ashin e patriotizuar, andaj, nuk e lëshoj edhe nëse fshihen pas famëlartës UÇK…, as “gazetarin” pas gazetarisë, e as “intelektualin e madh” pas Akademisë së Shkencave…!
PS!
Kushdo nga kompetentët që ka interesim, mund të bisedoj vetëm me mua, me një parakusht që t’i kenë zbuluar më në fund pas më shumë se 25 vitesh se kush na ka shkruar letra në emër të Bujar Bukoshit tashmë të ndjerë, mua, nga 17 nëntori 2000 e deri më 23 nëntor 2000, dhe shkrimtarit Shefqet Dibrani, nga 18 nëntori 2000 , e shumë më gjatë…?!
Mirëpo, une si gazetar hulumtues e shoh të panevojshme që të bisedohet me gazetarë të Rilindjes, pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre janë njerëz të mirë dhe të zgjuar, gazetarë me përvojë në profesion, por që thjeshtë nuk i kuptojnë këto që vazhdoj t’i them, ndërsa disa që kanë kryer dhe kryejnë shërbime partiake, nuk dijnë asgjë apo dijnë por shtiren që nuk dijnë gjë.
Ashtu qysh nuk dijnë asgjë, as ata nga familja ime e gjerë.
____
Letra që në emër të Bujar Bukoshit më pati ardh mua me 17 nëntor 2000, “letërkëmbim” që pati përfunduar me 23 nëntor 2000…!
____
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Përshëndetje,
I nderuari Bajram, me përpjekje të shumta arrita ta siguroj mezi këtë adresë tuajën. Unë i kam shkruar Saliut, ai më ka dhënë një përgjigje, por jo tjetër, në interesimin tim për t’u ulur dhe për të biseduar për disa çështje me interes. Sidoqoftë, duket se nuk ka qasje në internet apo ngec diku puna dhe s’po marr kontakt dot me të. A mund të ma japësh adresën e saktë të tij, apo numrin e telefonit. Sidoqoftë, domethënë ideja është të bisedojmë diçka në atë stilin e librit Tuaj, “Baleta më ka thënë…” dhe helbete t’i kujtoja kur pinim diku nëpër këtë botë një kafe me të. Sidoqoftë domethënë, nëse mundesh, dil në Grand një mbrëmje dhe ti vetë dhe marrim nga një kafe bashkë.
Shnet!
P.S.
A po punon ende në Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?
____
Letra që nga 18 nëntor 2000, një ditë pasi më kishin shkruar mua, ia kishin nisë shkrimtarit Shefqet Dibrani.
Kush i nisi këto letra? Cili individ? Apo “shtabi” i kujt ishte ai dhe përse duhej të na shkruanin posaçërisht neve, kur une, Bajram Kabashi, e pata kuptuar pas njëzet vitesh se nga i njejti “Bujar Bukoshi”, letra i kishin dërguar edhe shkrimtarit Shefqet Dibrani …?! 
Dikush ka qenë i çuar peshë në atë kohë, e se kush ishte ai, gjenie…!
____
Shkurtimisht !
____
Provokim i ndaj meje e ka hangër një jetë njeriu që e kanë keqpërdorur prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000, pasi atë dhe të tjerët i kishin mashtruar dhe bindur “se une isha i rrezikshëm, andaj kam ikur…!”.
Ata kishin rënë në këtë grackë, në kurthën e njerëzve më të ligj të vendit. Kjo intrigë ndërudbashe shërbimesh të fshehta partiake ka ndodhur kur do burra të ligj dhe pa vepra të mirëfillta kuluturore e atdhetare, ishin çuar peshë dhe e kishin ngritë bishin naltë, pasi vendin praktikisht e kishte çliruar NATO.
Kur Aleanca Veriatlantike (NATO-ja) , e kishte çliruar Kosovën e robëruar për pothuaj njëqind vjet prej pushtimit të Serbisë, mendësia “jonë” ndërudbashe e dy partive politike, secila më triumfatore në mënyrën e vet tragjikomike, “byrykatej” e nuk ndalej…!
Gjatë kohës kur ka ndodhur provokimi ndaj meje, e kishin mashtruar edhe një të afërm timin, që nuk dua ta theksoj afrinë me të. Atë e rrahin mizorisht, “diku kah Lipjani” në janar 2001…, dhe fajin janë munduar t’a lënë Policisë së UNMIK-ut.
Në realitet rrahja e tij mizore ishte rrjedhim (pasojë) e takimit të tij pas provokimit që kishte ndodhur me njërin nga provokatorët kryesor që vdiq në verën 2024 , që në atë kohë e ka nxjerrë një gazetë “djathtiste” kah ish-“SlloveniaSporti” i Prishtinës.
Provokatori e kishte mashtruar edhe një herë të afërmin tim (pasi e kishte kuptuar se vet me të tijt kishte qenë i mashtruar) , pas mashtrimit , nënvlerësimit dhe nënçmimit që kishte ndodhur ndaj meje (e jo vetëm ndaj meje) prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000 , në emër të Bujar Bukoshit, duke menduar se “do të nxjerr fjalë prej tij” për provokimin që kishte ndodhur dhe pasojën e tij.
“Fjalë prej tij” nuk ka pasur mundësi që të nxirrte, se ai nuk ka ditur në atë kohë fare se kush kishte provokuar dhe përse?!
Por, me atë takim djallëzor, ai ia kishte “siguruar” një rrahje mizore të afërmit tim…! 
Mos të kishte qenë provokim fare i kotë, Une nuk do të kisha folë edhe tash, në fund të vitit 2025.
Pra, une, tash nuk i mbroj ata, por vetëm po kallaxoj rreth së vërtetës së njëmendt për ndodhinë e kobshme dhe të hidhur. Nuk i mbroj se përfaqësuesit e “popullit të udb-izuar shqiptar”, mund të preken se përse i mbroj e “më gjuhen në shpinë…!”.
Une kam “përvoja të këqija me këtë popull” që i takoj, se tepër shpesh “prekej” kur i bëja mirë…!
Jam i bundur se “preket” edhe tash kur po ia luftoj islamizimin antishqiptar…, pra “popullin paralelel” me ndërgjegje e preokupime panislamike, që kadaldale armiqët e tij mendojnë t’ia bashkëngjesin “miletit/umetit të profetit…!”.
Hahaa!
Prandaj, une po e mbrojë vetëm vetvetën dhe të drejtat e mija në raport me kriminelët e bashkuar të “UDB-ës sonë!”.
Une po flas…, pasi me njëmijë mundime e rimëkëmba jetën e rrënuar edhe prej tyre, duke ba Shpi në Atdhe, ku këta kriminel të bashkuar mendje-UDB-bashësh , nuk më lanë asnjë çast të jetës sime të qetë.
Tash këta serbomëdhenj të jetës sonë, që ishin pjesë e provokimeve si kriminel të bashkuar, po heshtin…!
Athua pse e gjithë kjo heshtje e tyre…?
Nëse nuk do të kishin bërë vepra serbomëdhenjësh, nuk do të duhej të heshtnin…!
Gjykata Speciale e Hagës, ku Kosovës po i gjykohet kreu i luftës dhe për një kohë jo aq të shkurtër edhe i shtetit, ende nuk e mori në pyetje elitën e mashtruar të LDK-së – viktimat e rrejshme në rastin e provokimit që ma bënë duke qenë të mashtruar si bishtpërjetë që ishin, e as mua, gjë që une e them hapur se nuk mërzitem fare rreth këtij qëndrimi të tyre, pasi për mua është me rëndësi që ta lë të shkruar testamentin e jetës sime në profesion, përmes të cilit tregoj se me maratonën e jetës sime të pandalshme, i kam mposhtur këta kriminel të bashkuar që ia kanë bërë të gjitha këto të zeza vendit, duke ia tejkaluar për krimet e brendshme shërbimit sekret serb të Ivica Stanishiq-it, Bozhidar Spasiq-it etj.
Një komb që i duron kaq gjatë këto krijesa të shëmtuara dhe të kobshme për jetën e tij, pavarësisht se është fjala për mbjellje agjenturore serbomadhe, ai tashpërtash nuk është komb i qytetëruar.
Ndoshta do të qytetërohet nesër,…ku t’i dihet !
***
Jo shumë moti thuhej se “Drzhava e zen lepurin me kerr”, e une po them se “njerëzit e “drzhavës” që i kisha në shënjestër që t’i zija, i kam zënë me ecje breshke. Me rëndësi është që mos të ndalesh kurrë, siç nuk u ndala në asnjë çast të jetës sime, në rrugën e  maratonës sime të pandalshme jetësore për t’ia mposhtur “popullit shqiptar” pjesën time të “Drzhavna Bezbednosit”, siç ishin ata kriminel të bashkuar që kanë kujtuar se më kanë mposhtur.
Më duhet të them, në fund, se ndihem i zhgënjyer pafundësisht kur e kam kuptuar atëhere e edhe Sot, se të tillët që hyjnë “në mal pa sakicë” (sopatë!), nuk po dijnë të pyesin. Kjo është tepër e dhimbshme – jo për ta, por për vendin. 
Une isha dhe jam në gjendje të përgjigjem në të gjitha pyetjet, por jo tërthorazi, duke e mashtruar “elitën e një partie” që të më pyes, por duke më pyet direkt, pa u fshehur pas tjetërkujt!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Une gjat gjithe burgosjeve te mia qe ishin dy here. Nuk kammtakuenas nje serb qe me ka marr ne pyetje.
    Te gjithe ishin shqipfolesa dhe njerz shu te poshter nga morali njerzit.
    Qudi Se sa pak flitet per keta kriminel e shpijuna te serbit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu