ARKIVI:
7 Mars 2026

Një paralajmërim i para shtat vitesh rreth islamizimit nga ana e Afrim Musliut, më i rrezikshëm sot se në atë kohe!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, shpesh herë kam mbetë i çuditur e i shokuar, besa shumë herë edhe i zemëruar tej mase me dukurinë e ritualeve fetare e cila është futur dhe praktikohet në të gjitha segmentet e jetës. Në shkolla e univerzitete, akademi, shkencë, pushtete qëndrore e lokale, polici, ushtri, sport e gjetiu! Dhe, mendoj se nuk jam i vetmi që me habi dhe mllef e shoh dhe e përjetoj këtë epidemi nga e cila kurrë më parë nuk kemi lënguar! Aq shumë është e përhapur kjo epidemi, saqë as Kosova e as Shqipëria aspak nuk i ngjajnë një shteti laik, siç edhe quhen këto në bazë të Kushtetutave së tyre respektive.
Duke bërë hulumtime, analiza, rezonime dhe kalkulime të shumta, kam ardhë në përfundim se në këtë rend të “besimtarëve të devotshëm” hyjnë këto kategori:
– Persona me të meta psiqike dhe çrregullime të ndryshme mendore;
– Persona me një të kaluar të alkoholistit dhe/apo narkomanit;
– Persona të mbushur përplotë me mëkate;
– Persona lakmitarë të cilët janë në gjendje që edhe shpirtin e tyre t’ia shesin dreqit për të mira materiale;
– Persona që gjenden në depresion dhe që të vetmën shpresë e kanë në ndonjë fuqi të imagjinuar mbinjerëzore.
Për të mos u bërë faqja e zezë e Europës, shteti duhet rreptësisht të ndalojë të gjitha ritualet fetare nëpër institucionet dhe organizatat shoqërore dhe me këmbëngulje dhe vendosmëri ti përmbahet Kushtetutës, pra mbajtjes dhe mbrojtjes së laicizmit!
Kurse, që kjo dukuri totalisht e dalur nga kontrolli që gradualisht dhe suksesivisht të zhduket nga trevat tona, atëherë shteti duhet punuar më shumë që qytetarëve të tyre t’iu kthejë shpresën e jetës që të shohin realitetin se fuqia e vetme mbinjerëzore në këtë botë, është vetë njeriu!
___

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu