ARKIVI:
7 Mars 2026

Nji gru e bukur n’shpirt e përjashtë qit mjoltë pri goje me nonën, t’fohet zemra ty ene tjetrit

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Ervina Toptani, Vjenë

Si nona si mami, dy gratë me impaktin më të madh në jetën time, besojnë fort se bukuria tek një grua, vjen vetëm nëse e thërret atë. Po shpjegohem:
Sipas dy “filozofeve” të mia, sado një grua të zbukurohet prej së jashtmi, nuk do të mundet ta bëjë të saj bukurinë, që ajo të qëndrojë përgjithmonë. Bukuria nis nga shpirti padyshim por çfarë bën fjala, gjesti e përkëdhelja e ëmbël për zhvillimin e saj të mëtejshëm është e habitshme.
Të gjithë ne i dallojmë dot menjëherë gratë e bukura, ato që zgjohen në mëngjes me këngë e ledhatime për fëmijët, bashkëshortët e prindërit. Ato që ndërsa bëjnë makiazhin e ditës, që pastrojnë, gatuajnë, shkojnë në punë, në shkollë a kudo janë kanë një fjalë të ëmbël e një buzëqeshje gjithnjë gati. Ato që dinë të përkëdhelin, që lehtësojnë dhimbje të dukshme e të padukshme, që një pjesë të shpirtit të tyre e ushqejnë nëpërmjet asaj çka japin, jo asaj çka marrin.
Nona më thoshte: “çile lulen tue pà me sy bir, t’derdhet dashnia për t’mirën qysh pri t’pames, pri t’folmes. Nji gru e bukur n’shpirt e përjashtë qit mjoltë pri goje me nonën, t’fohet zemra ty ene tjetrit. Bohesh e bukur përditë ma shumë, si tranofili m’gem ene njelesh e bukur gjithë jetën”.
E dini çfarë fuqie prej së brendshmi i jep një fëmije, një të rrituri po ashtu, çfarë sigurie e qetësie të papërshkrueshme kur mama e zgjon në mëngjes duke i thënë: “gjithë bota me nji anë e ti m’anën tjetër, ti pesho ma shumë biri nonës”. Unë ia di mirë vlerën kësaj shprehjeje!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu