Prishtinë, me 14 janar 2026
Njoftohen të gjithë të interesuarit dhe dashamirësit e librit, gazetarët, studentët dhe profesorët se më 16 janar 2026, duke filluar nga ora 13:00, në Qendrën e UBT-së, në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, do të promovohet libri më i ri i profesorit, gazetarit dhe studiuesit Musa Sabedini, me titull: “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”.
Në këtë promovim do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Ferid Selimi, recensenti i librit, Dr. Safet Zejnullahu, si dhe gazetarë hulumtues dhe studiues të fushës së medias.
Libri u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues, redaktorëve profesionistë, si dhe gazetarëve dhe profesionistëve të ndershëm, të përkushtuar dhe të guximshëm, të cilët veprojnë në kushte dhe kohë të vështira.


