Njoftim për promovimin e librit “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale” të autorit Musa Sabedini

Shkrime relevante

Nga Roveredo 1996, te “Me pranga e pa to”, në Pejë 2026

Sak Muji, Rugovë ____ NGA ROVEREDO 1996 TE “ME PRANGA E PA TO”...

Përshtypje nga leximi i shkrimit të neotomanit Kim Mehmeti

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR DYSHIMI BËHET AKUZË Leximi i shkrimit...

UÇK-ja: Logjika universale e çlirimit dhe detyra jonë sot

Agim Vuniqi, Vashington _____ Këtu është modeli i shabllonit të letrës që qytetarët...

“Profeti i ri” i krizës shqiptare, me mjekër të vjetër

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë PROFETI I RI, ME MJEKËR TË...

Ngatërrimi i “lisave me fshisa” nga ana e Liburn Aliut  (?)

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Sot një shok ma dërgoi intervistën e Liburn Aliut,...

Shpërndaj

Prishtinë, me 14 janar 2026

Njoftohen të gjithë të interesuarit dhe dashamirësit e librit, gazetarët, studentët dhe profesorët se më 16 janar 2026, duke filluar nga ora 13:00, në Qendrën e UBT-së, në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, do të promovohet libri më i ri i profesorit, gazetarit dhe studiuesit Musa Sabedini, me titull: “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”.

Në këtë promovim do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Ferid Selimi, recensenti i librit, Dr. Safet Zejnullahu, si dhe gazetarë hulumtues dhe studiues të fushës së medias. 📚 Libri u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues, redaktorëve profesionistë, si dhe gazetarëve dhe profesionistëve të ndershëm, të përkushtuar dhe të guximshëm, të cilët veprojnë në kushte dhe kohë të vështira.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu