ARKIVI:
7 Mars 2026

Njoftohet se tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në Kosovën veriore

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Pamje e autoblindës së aksidentuar të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Thuhet se tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në veri.

Tetë policë janë lënduar nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, ka thënë për KOHËN se tetë policët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç ka thënë Mustafa-Hakaj, dy policë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa po përgatiten që të nisen edhe dy të tjerë.

“Për katër të tjerët janë duke u bërë ekzaminime. Kanë lëndime të tilla si thyerje, por janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ajo.

Autoblinda e Policisë, sipas njoftimit, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pak pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok më 29 nëntor, Këshilli i Sigurisë pati miratuar masa emergjente duke aktivizuar në terren Policinë dhe Forcën e Sigurisë për të garantuar siguri përreth objekteve të shërbimeve kritike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu