ARKIVI:
7 Mars 2026

Njohuri themelore që duhet të dinë shqiptarët në vigjilje të festave të 28 nëntorit 28 NËNTORI 1443 / 1912

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

🇦🇱
Nga Sheradin Berisha
Jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
1] 28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe
2] 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë e pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT [1443]
– 582 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË [1912]
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik, në 121. 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail bej Vlora – Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë drejtim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË – Më 28. 11. 1912
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910 – 1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 112 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km².
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912! U copëtua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj duhet të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR 🇦🇱 🤝 🇦🇱
___
P.S: Në Kosovë më datën 28 nëntor janë edhe dy festa të rëndësishme (1) ditëlindja e K-dantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe (2) dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Sheradin Berisha!

    Shkrimi juaj më përkujtoj këto të vërteta historike:

    1. Pas kthimit nga Turqia, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në Krujë i tuboi të gjithë Kryeprijësit e Fiseve dhe ua tha këto fjalë:
    “…tash t’i lidhim, duer e gishta,
    e t’i lam’ xhamia e kisha

    2- Pas Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali iu drejtua Dom Nikollë Kaçorrit: “Tash del e ngrite Flamurin në ballkon…!” Nikollla i muerr disa shokë dhe kur duelen me e ngritë Flamurin, shokët i thanë Nikollës:
    “Qysh na m’i ngirt Flamurin e perplot Vloraa me gjandarmeri serbe e turke, e shka bâjmë na!?”
    Nikollë Kaçorri ju tha: “MA MIRË ME VDEKE SOD E ME NDER SE ME VDEKË NESER EE PA NDER’!” dhe e ngirtën Flamurin Kombëtar.

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Bajram Gjergj Kabashin

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu