ARKIVI:
7 Mars 2026

O gjaku ynë i shprishur, poezi elegjiake për Zef Chiaramonte

Shkrime relevante

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Shpërndaj

Mentor Thaqi
___
O GJAKU YNË I SHPRISHUR
___
Poezi
___
(Prof. Zef Chiaramonte, postmortem)
___
Sot deshta t´i gjej adresën dhimbjes
p´mes fjalës kob të hidhur,
nye më nye e lidhur
*
Gjaku im i shprishur u rrebelue në ind
vloi e ngriu damarëve,
ndjeu ethe e rr´qethje
tokës iu fal edhe një zog shqipje
me lot bekimi nga Shën Kristina
*
Palermo tha: … e njoh unë djaloshin
kur studionte kulturën lindore
pa ia nda syrin arbëror,
Profesor Chiaramonte thirrej
ai Giuseppe i urtë … ai Zefi energjik
*
E pamë edhe me plis, tha Sicilia arbëreshe,
e kam pa edhe me tirqi zhguni, tha Hora,
shqip fliste përmes tij Italia në Romë
përmes tij edhe President Rugova
e dëgjova tek ligjëronte në Vatikan
e Papa, bekim i ipte
*
Ah, Arbëri,
dikur në More, në Sicili dje
si sot e pardje,
pena e Zefit, … laps yti kjè
Mentor Thaqi
12 fror 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu