-Theksime nga fjala ime në promovimin e romanit “Udhëtimi në kohë”, në Mitingun e Poezisë në Gjakovë
Dilema “me vra ose mos me u vra”, si metaforë letrare, mbi të cilën ndërtohet atlerego e vëllezërve binjakë në tri kohë: të kaluarën – mesjetën, të tashmen – fisin dhe të ardhmen – thashethemnajën, si një luftë e përhershme midis të qenit rob dhe lirisë, si një fatalitet ngaqë ato kundërshtohen pse robi nuk e njeh çlirimin, ndërsa i liri nuk është në gjendje çlirimin ta kthejë në liri, po qe se i referohet aktualitetit politik, mund të zbërthehet në dilemën hamletiane për shtetin tonë: “me qenë ose mos me qenë?…”
Dilema hamletiane ka të bëjë me gjendjen e Kosovës në rrethat e veprimtarisë anti-shtet deri te përmasat e një puçi të heshtur institucional të shkaktuar nga faktori i gjithëmbarshëm politik (i atyre që e zbatuan me perfiditet dhe atyre që nuk e penguan) dhe sjellja e papërgjegjshme e Presidentës në këto rrethan për ta parandaluar këtë zhvillim të paimagjinueshëm pas një shekulli çlirimi nga miqt tanë ndërkombëtarë!
Kur thuhet kjo, atëherë kihet parasysh se shteti i Kosovës, gjatë gjithë këtij viti, jo vetëm nuk ia doli të rikuperojë raportet e prishura me vendet aleate (veçmas SHBA-të), jo vetëm që nuk theu murin e sankcioneve nga partnerët tanë perëndimorë, pra jo vetëm që u izolua ndërkombëtarisht, por u sprovua nga cirku parlamentar i partive politike, në radhë të parë Vetëvendosjes, që mori shumicën dhe kishte mandatin për formimin e qerisë, po edhe i partive opozitare (PDK, LDK dhe AAK), të cilat qëllimisht bllokuan formimin e parlamentit, që do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë, për ç’gjë ato nuk ishin të gatshme të marrin përgjegjësi. E edhe kur ky “zhbllokim” ndodhi me konstituimin e parlamentit, ishte veprim antikushtetues, meqë komunitetit shumicë (Listës serbe) iu mor e drejta që ta ketë nënkryetarin nga radhët e veta. WW dhe LDK, qëllimisht, për kalkulime zgjedhore, bënë këtë shkelje kushtetuese me pasoja të rënda për shtetin. LDK, si parti shteformuese, do të duhej ta kishte parasysh se shkeli parimin kryesor rugovian, që i parapriu pavarësisë së Kosovës në raport me respektimin e të drejtave të minoriteteve jashtë çfarëdo majorizimi nga ana e shumicës.
Veprimtaria anti-shtet e partive poltike (pozitë-opozitë), që për qëllimet e tyre meskine, vendin e sollën në një gjendje thuajse depresive, saqë të konstatohet se çlirimi nuk u kthye në liri dhe parlamentarzimi në demokraci, nxori në pah edhe fashizmin politik, që u lansua gjatë kohëve të fundit në raport me komunitetin serb, që i referohet “Listës serbe”. Me këtë rast anashkalohet fakti se “Lista serbe” pa marrë parasysh orjentimin e saj politik të lidhur me Beogradin dhe pa marrë pasysh sjelljen e disa anëtarëve të saj në raport me mosnjohjen e shtetit të Kosovës, ajo është parti parlamentare e regjistruar në Kosovë, në pëprputhje me ligjet e Kosovës, që respekton normat zgjedhore. Ajo duhet të trajtohet si parti e Kosovës me të drejtën legjitime të marrë pjesë në jetën parlamentare si pozitë dhe opozitë në të gjitha rrethanat, dhe jo të anatemohet “parti terroriste” e të ngjashme, ndonëse nuk përjashtohet veprimtaria kriminale dhe terroriste madje e disa antëarëve të dikurshëm të saj të përfshirë në gjarjet e Banjskës e të ngjashme. Por, anatemimi apriori i saj “parti terroriste”, jashtë vendimeve gjyqësore, tashmë i kthyer në slogan i të gjitha partive poltike, me ç’rast bashkëpunimi me këtë parti shpallet “tradhëti kombëtare” e të ngjashme, paraqet një shovenizëm politik të papresedan!
Se slogani i gjuhës fashiste, pra i përjashtimit të “Listës serbe” nga jeta parlamentare e Kosovës, është bërë një retorikë anti-shtet, që mund të ketë pasoja të rënda për shtetin e Kosovës , deri aty saqë edhe asociacioni i komunave serbe, si e drejtë e tyre kushtetuese (pa kompetenca ekzekutive), nga ndërkombëtarët, të shihet i pamjaftueshëm, gjë që mund të hapë çështjen e federalizimi të Kosovës mbi këtë problematikë të krijuar nga brenda, kjo u pa më së miri edhe pas zgjedhjeve të fundit, kur u anashkalua fakti se “Lista serbe” ishte më e suksesshmja, me dhjetë komuna të fituara! Çallmet e partive poltike (PDK,LDK,AAK dhe VV) për fitoret e tyre sipas numrave, përjashtuan fare këtë fakt, me çka botës iu dha mesazh për shovenizmin tonë politik mbi baza institucionale!
Kundruall këtyre rrethanave, krijuesi i shqetësuar për fatet e vendit dhe ardhmërinë e tij, ku gjuha e populizmit fanatik dhe e heshtjes prej strucit të klasës së përgjithshme intelektuale ndaj këtyre zhvillimeve janë kthyer në sjellje konformiste ndër më servilet, përmes imagjinatës, dilemën hamletiane “me qenë ose mos me qenë”, nga diskursi politike, e kthen në një ogur vetëvrasës!
….



Respekt për Prof. Jusuf Buxhovi!
Ky shkrim ka vlerë të madhe për situatën aktuale e më gjerë…