OPOZITA NË SHËRBIM TË MARRËVESHJES SË THAÇIT: INTERESI OPOZITAR DHE AI I LISTËS SERBE BLOCUAN VOTIMIN E DONIKA GËRVALLËS
___
As Donika nuk u pëlqen ,as opozitës, as Listës Serbe. A thua pse? Sepse nuk pranon të bëhet pjesë e pazareve dhe skemave të vjetra të pushtetit.
Skema e vitit 2013–2015 po zbatohet ende: pa Listën Serbe nuk ngrihet qeveri dhe Vetëvendosja mbahet e izoluar nga pushteti.
Kundërshtarët politikë të Kurtit po humbin çdo ditë e më shumë kontrollin. Me kalimin e kohës forcohet bindja se opozita vazhdon të mbetet e lidhur ngushtë me marrëveshjen e dikurshme të Hashim Thaçit, e cila ishte ndërtuar jo për shtetin, por për ruajtjen e pushtetit personal.
Rasti i mosvotimit të Donika Gërvallës në Kuvend e dëshmoi qartë këtë fakt. Marrëveshja e vitit 2013–2015, e njohur si “Zajednica”, ishte projektuar për Beogradin dhe Listën Serbe, me një kusht të vetëm: t’i siguronte Thaçit pushtet të përhershëm. Ajo përcaktonte që pa Listën Serbe nuk mund të ngrihej asnjë qeveri dhe që kjo listë të mos hynte kurrë në koalicion me Vetëvendosjen.
Opozita sot po e zbaton pikë për pikë këtë marrëveshje, duke bashkëpunuar hapur me Listën Serbe dhe, në mënyrë të tërthortë, me Beogradin. Këto pazare politike i njeh më së miri secili qytetar i Kosovës.
Skema e Thaçit ishte një konstrukt politik për pushtet të përhershëm, duke lënë interesat shtetërore në plan të dytë. Dhe sot, sa kohë që kjo opozitë ekziston me këtë mentalitet, rreziku për shtetin mbetet i pranishëm.
Opozita dhe Lista Serbe, me qëndrimin e tyre të përbashkët, rrezikojnë stabilitetin politik dhe interesat kombëtare për llogari të pazareve të vjetra.
Qytetarë, votues, kini parasysh: kutia e votimit është vendi ku mbyllet kapitulli i marrëveshjeve të errëta. Ju e dini kujt i takon përgjigjja.




z. Gecaj,
lexova shkrimin e juaj të shkurtër, ama domëthënës, andaj jap koment.
Nga shkrimi veçova këtë fjali, po citoj:
“Marrëveshja e vitit 2013–2015, e njohur si “Zajednica”, ishte projektuar për Beogradin dhe Listën Serbe, me një kusht të vetëm: t’i siguronte Thaçit pushtet të përhershëm.”
Të lumtë mendja dhe të lumtë dora!
*
Mosvotimi i Donikes nga ish opozita nuk do te thote bllokim. Eshte e drejte e secilit deputet qe te votoje lirshem. Duket qe demokracine parlamentare nuk e kupton artikullshkruesi. Ai ka nevojë qe t’i mesoj rregullat elementare te demokracisë.
Albert,
si duket autori i shkrimit nuk i pëcjell komentet, përndryshe ai të përgjigjej juve!?
Lexoje edhe njëherë këtë fjali dhe, artikullshkruesi i din mirë rregullat e demokracisë:
“Rasti i mosvotimit të Donika Gërvallës në Kuvend e dëshmoi qartë këtë fakt. Marrëveshja e vitit 2013–2015, e njohur si “Zajednica”, ishte projektuar për Beogradin dhe Listën Serbe, me një kusht të vetëm: t’i siguronte Thaçit pushtet të përhershëm.”