
Pa Adem Jasharin, Kosova sot do të kishte ende policë dhe ushtarë serbë – ndërsa pacifistët do të mbanin konferenca shtypi për “paqe” në hijen e okupimit.
Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!Në çdo kohë, tradhtia ka veshur maska të ndryshme. Disa e quajnë “mençuri politike”, të tjerë “pacifizëm”. Por në thelb, është e njëjta frikë e vjetër që na është shitur si urtësi kombëtare.
Kujtojmë kohën kur disa “udhëheqës” predikonin qetësinë dhe durimin, duke frikësuar popullin me parashikime apokaliptike: “Mos ia prishni qejfin Serbisë, se për dy orë na vret 300 mijë shqiptarë!” – kështu e përtypnin frikën e tyre dhe ia ushqenin një kombi të shtypur.
Por historia nuk shkruhet me frikë. Historia shkruhet me qëndresë. Dhe pikërisht atëherë kur “pacifistët” paralajmëronin shfarosje, Adem Jashari – Komandanti i pavdekshëm – ngriti pushkën e lirisë në Prekaz, bashkë me familjen e tij. Në emër të UÇK-së dhe të gjithë shqiptarëve, ai ia ktheu pushkën Serbisë fashiste.
Dy vite luftë, 12 mijë të vrarë, qindra fshatra të djegura – por liria u fitua. Nëse do ta kishim ndjekur logjikën e “pacifistëve” që llogarisnin frikën me orë, Serbia do të kishte vrarë “miliarda” shqiptarë vetëm në lapsin e tyre të përkulur. Por realiteti e rrëzoi mitin e frikës: pushka e drejtësisë është më e fortë se çdo fjalë e servilizmit.
Po të mos ishte Komandanti legjendar Adem Jashari, sot Kosova do të kishte ende polici e ushtri serbe nëpër rrugët e saj. Sepse, për “pacifistët rugovistë”, mjaftonte që të mbaheshin konferenca shtypi çdo të premte në ora 12:00 – pikërisht në të njëjtën orë kur fundamentalistët thërrisnin në arabisht nga xhamitë. Kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e një taktike të mirëmenduar serbe: t’i jepej Rugovës hapësirë për konferenca dhe takime me delegacione ndërkombëtare në ato orë, për t’u “vërtetuar” propaganda serbe se shqiptarët gëzonin të gjitha të drejtat, por në Kosovë ekzistonin “lëvizje islamike ekstremiste”. Një farsë e përkryer propagandistike, që synonte ta paraqiste okupimin si “luftë kundër terrorizmit”.
Por historia foli vetë. Nuk ishin as konferencat e së premtes, as deklaratat “paqësore” që e sollën lirinë. Ishte pushka e Jasharajve, gjaku i dëshmorëve dhe vendosmëria e popullit që nuk pranoi të jetonte më nën çizmen e pushtuesit.
Sot, kushdo që përpiqet të rishkruajë historinë e luftës, duke e zbukuruar me fjalë boshe “paqësore”, bën po të njëjtin gabim si dikur: harron se pa pushkën e Prekazit, nuk do të kishte as flamur, as liri, as Republikë të Kosovës.



Pa nderhymjen e Shteteve te Bashkume te Amerikes dhe te Bashkimit Europian Kosova sot do të kishte ende policë dhe ushtarë serbë.
Per ata “paqifistat” qe flet zotrrote, ata kan vu TEMELET POLITIKE te clirimit te Kosoves, tue bashkepunu me keto forcat e mdhaja botnore.
Pergzima zotri Paul Tedeschini per kete Konstatim qe NUK PASKA ASNJE milimikron Kontestim. USA ka luajtur rol ne dy binare. Sidomos Lobby i HEBRENJVE. Pra te e permendim dy fakte. Faktin se Adem Jashari i ndejti besnik dhe Rugoves, sepse Loja ishte ashtu, taktike, e amerikanve dhe Lobbyt te Hebrenjeve. Dy: NESE KOSOVA RRASTESISHT APO ME QELLIM DO TE E NJEF SHTETIN INEKSISTUES : HAMAS TE ARABEVE QE JETOJNE NE ISRAEL, MBRENDA 10 DITE DO TE ZHBEHET, SHPARTALLOHET SHTETI I KOSOVES.
Nje shkrim qe fare nuk ka te beje me realitetin.
Keta qe shkrujne nuk mrrijnë me e kuptu
se Kosova asht ne rrezik.
Perveç kesaj qe shkrun ti, ketu kena edhe marreveshtjen e mshehtë midis Vucicit dhe Rames per me nda midis tyne Kosoven. Kjo perputhet edhe me interesat e Rusisë.