Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore
Nga: Refik Hasani
Artikulli është një hulumtim që shqyrton pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, vështrim, historik, dhe normative me jurisprudencë të konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së, krahasime identike me një padi të ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në Republikën e Sllovenisë.
Duke përdorur një qasje studimore, artikulli argumenton se veprimi i Serbisë, përbën shkeljen e te drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.
Pasivizimin, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është si pasoj që prodhon efekte, përtej administrative, nuk posedoj dokumente identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor, pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së. Nuk mundë të votoj e të jem i votuar, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile, humbi të drejtën të blejë ose të shesë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashëgojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia përmes pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.
Serbia vazhdon ti shkel, cenon, mohon, diskriminon të drejtat themelore individuale dhe të drejtat kolektive, andaj është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminim sistematik, dhe do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021, teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët.
Parlamenti Evropian, për pasivizimin e e adresave mbi spastrimin etnik-diskriminim, më shumë se një dekad vazhdimisht ngritet diskutim me fakte e prova, e së fundi Parlamenti Evropian, edhe në raportin e 2 majit 2025, e thekson qartë se e denoncojnë spastrimin etnik-diskriminim sistemik ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë, që raporti e cekë anulimi i adresave të tyre të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.
Me shumë ndikim e relevancë ndërkombëtare është nga Parlamenti Evropian, pastaj në vazhdën e kësaj është prezentuar edhe projektligji-REZOLUTË, e iniciuar nga Kongresmeni Amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, duke propozim me arsyetim të bazuar Rezolutën me numër H.R. 6411.
Padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatë Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, edhe pse është deponuar duke u rexhistruar në Gjykatë për një individë, por në raste të tillë, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut, ka shkelje të Akteve e Konventave të BE-së, dhe atyre ndëkombëtare, përbëjn një cenim e shkakton një mohim në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, në shumë fusha,e sistematike.
Gjykata Evropiane në Strasburg, pas shtjellimit të shumë provave, të mjaftueshme, këtë e ndihmojn edhe raportime të mediava kredibile ndërkombëtare, që kan realizuar dhjetra hulumtime investigative, ndihmesë përbën, se disa organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Serbi pastaj ka raporte, nga Organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Evrop. Kjo Gjykatë i posedon faktet, dhe do të vendosë që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativë diskriminues apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia, si një spastrim etnik-diskriminim,ndaj shqiptarëve.
Gjykata Evropiane në Strasburg, do të përfshij edhe raportimet e parreshtura të vetë OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit shkencor e Akademike, që e potencojnë me fakte e referenca që pasivizimi i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar, por vetë aparati adminsitrativ i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat, me një qëllim për arritjen e një objektivi- spastrimin e heshtur etnik-diskriminimin, shtetëror të Serbisë i cili është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, janë të bllokuar totalisht nga pasivizimi i adresave.
Kujtoj opinionin e gjërë, sipas shenimeve që posedohen dhe jan të qasshme, edhe në Republikën e Sllovenisë një padi e ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në këtë Shtet, Gjykata e Strasburgit,ka nxjerr një vendim të plotëfuqishëm dhe është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të cilët ata kanë bërë ndaj Minoriteteve të tyre.
Pasivizimi selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaqëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është një spastrim etnik-diskriminim, dhe kjo dukuri që përballen shqiptarët është se përfaqëson edhe fatin e 25 mijë qytetarëve Shqiptarë, jo vetëm të këtij Rajoni, por vlen së praktikuari vetëm për Shqiptarët edhe gjithëandëj Serbisë.
Në vendimin final të nxjerrë, nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, pas argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të larta të Serbisë, dhe kjo nënkupton beteja e triumf, një sfidë në pritje që t’i jap fund spastrimit etnik-diskriminimit, jo vetëm për shqiptarët e dëmtuar si të sanksionuar në Krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por gjithë shqiptarëve të Serbisë, që jan ballafaquar në pasivizimin e adresave.
Rezoluta e miratuar, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, dhe projektligji-REZOLUTË, me numër H.R. 6411, më 21 janar 2026, nga SHBA-ja, tani më 2 mars 2026 Gjykata Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, regjistron padin me dëshmi e fakte të bollshme e të pakentestueshme mbi shkeljet sistematike që i jan bër shtetasit të Serbisë që i përket nacionalitet etnik-autokton Shqiptarë znj.Teuta Fazliut, nga Bujanoci, e cila nuk është ndaluar me betejat ligjore burokratike e sfiduese së ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin.
Të gjithë këto faktorë tregojnë, se egzistojn se padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka gjasa reale të çojë drejt një konstatim në diskriminimin në pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.
** Autori, përveç këtij vështrimi, ka realizuar edhe një studim më të gjerë si hulumtim mbi pasivizimin e adresave-si një formë e spastrimit etnik-diskriminim, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore.
*Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën e trajtuar, që jan edh burimet kryesore nga hulumtimi mbi pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si spastrim etnik-diskriminim sistematik.
Më 6 mars 2026


