ARKIVI:
7 Mars 2026

Pansllavisti Peter Stano synon me vendosë protektorat ndërkombëtar në veriun e Kosovës

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Agim Morina, Londër
___
I alarmuem nga qetësia dhe rregulli që asht vendosë në veri të Kosovës, pansllavisti Peter STANO, hala pa u fikë mirë zjarmi i bombës në veri të Kosovës ka shfaqë “shqetësimin” që situata në veri nuk po “qetësohet”. Stanoja nuk e dënon fare aktin e hedhjes ë bombës dhe rrezikimin e jetëve të qytetarëve, por po gjeneralizon menjëherë se kjo qenka tregues se në veri “nuk ka një ulje të qartë të tensioneve”.
Kjo nguti kaq e madhe, ky konkluzion kaq i shpejtë dhe kaq i përgjithshëm len me kuptu se Peter Stanoja asht shumë ma i shqetësuem me qetësinë dhe rregullin në veri të Kosovës, sesa me shpërthimin e bombës. Ban vaki që këtë ia ka shprehë edhe kriminelit Vucici dhe ky menjëherë ka kërku që bandat e tij të veprojnë dhe të “shqetësojnë” sa më shpejt “qetësinë” shqetësuese. Por, gabimisht ata e kanë hedhë një bombë të prodhimit serb.
I ngarkuem me u marrë me krejt BE-në dhe Europën, Peter Pan-sllavisti sikur ka hapë zyrë veç për Kosovë në Bruksel dhe po i ban konkurrencë Petar Petkovićit, drejtorit të zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë.
Synimi i Stanos dhe lukunisë pansllaviste në zyrat e BE-së asht i qartë, me zhba e me zhverësu punën e jashtëzakonshme të qeverisë së Kosovës në veri dhe me nisë me kanalizu një tjetër synim djallëzor: me hapë rrugën për me kërku protektorat të veçantë ndërkombëtar për veriun e Kosovës. Imagjinata kelrofashiste pansllaviste asht e pafund, ashtu si edhe veprimet e tyne kriminale.
May be an image of 3 people

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu