ARKIVI:
6 Mars 2026

Parada ushtarake e Beogradit dhe mashtrimi i dyfishtë ndaj Shqiptarëve

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Nga: Luan Dibrani
___
Një paradë që flet më shumë se armët
Parada ushtarake e Beogradit 2025, e shfaqur me moton “Снага Јединства” (Forca e unitetit), nuk ishte vetëm një demonstrim i tankeve dhe raketave. Ishte një mesazh i qartë politik: Serbia nuk është më vetëm me Rusinë, por po ndërton ura të reja me botën arabe. Prania e princit Mohamed bin Zayed nga Emiratet e Bashkuara në krah të Vuçiqit tregoi se miliardat e Gjirit tashmë po rrjedhin në energji, infrastrukturë dhe industri serbe.
Kjo është një kthesë strategjike. Serbia fiton investime dhe mbështetje diplomatike, ndërsa shqiptarët mbeten në një realitet krejt tjetër.
Dy rrugë të ndara: investime për Serbinë, xhami për shqiptarët
Arabët dhe turqit në Beograd sjellin kapital, teknologji dhe projekte ekonomike. Por në Kosovë dhe në trojet shqiptare, ndihmat nga të njëjtat vende shkojnë kryesisht për ndërtimin e xhamive. Fshatra pa kanalizime, pa ambulanca e pa qendra rinore, por me minare të reja që ngrihen si simbole të varësisë fetare.
Gjenerali Bozhidar Jankoviq, një pushtues i madh i Kosovës, i masakrave në Lumë të Shqipërisë dhe njeriu që Hani i Elezit deri në vitin 1999 e mbante emrin e tij.
***
Ky nuk është zhvillim, por një strategji e qartë islamizuese, që dobëson lidhjet tona me Evropën dhe na paraqet si “mbetje osmane”. Ndërkohë, Serbia shfaqet si shtet modern, i fortë dhe i orientuar drejt partneriteteve globale.
Mashtrimi i dyfishtë
Kjo gjendje i shërben më së shumti propagandës serbe. Shqiptarët portretizohen si popull i zhytur në islam, i larguar nga rrënjët evropiane dhe i dyshuar për radikalizëm. Nga ana tjetër, bota arabe dhe Turqia përdorin fenë për të mbajtur shqiptarët të nënshtruar e të varur. Ky është mashtrimi i dyfishtë: njëra palë na përdor si “instrument fetar”, tjetra si “argument për të na përjashtuar nga Evropa”.
Rikthimi i domosdoshëm
Nëse duam të mbijetojmë si komb, nuk mund të mbetemi të mbyllur në këtë kurth. Rikthimi te rrënjët arbërore dhe identiteti ynë evropian nuk është çështje nostalgjie, por domosdoshmëri politike. Duhet të ndërtojmë shkolla, laboratorë, industri dhe kulturë kombëtare, jo vetëm xhami bosh.
Pyetja që mbetet hapur
Serbia shfrytëzon çdo mundësi për t’u forcuar. Shqiptarët, përballë këtij realiteti, duhet të zgjedhin:
A do të lejojmë që fëmijët tanë të trashëgojnë vetëm minare pa libra, apo do t’u japim një atdhe evropian, të lirë e të dinjitetshëm?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu