ARKIVI:
7 Mars 2026

“Pellazgjia” u pushtua nga Helenët, që e “uzurpuan qytetërimin e saj”, duke përfshirë poemat epike “Iliada” dhe “Odisea”

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris

Ky shkrim historik, kulturor, shoqëror dhe pamflet i flaktë është një përgjigje drejtuar një anëtari të faqes sime në FB (ai do ta njohë veten). Ky artikull mund të interesoj miqtë e mi dhe Shqiptarë të tjerë mbarë botës.

***

Sigurisht, një popull i lashtë ose evoluon ose asimilohet plotësisht nga një pushtues. Ai mund të vazhdojë të evoluojë ndërsa i nënshtrohet ndikimit të atij që e pushton, por nëse ndalon së evoluari, është pushtuesi i fundit që merr përsipër qytetërimin e tij dhe e përthith atë plotësisht. Sa i përket Pellazgëve, paraardhësve të shqiptarëve vetëm një pjesë u integrua dhe u asimilua në këtë hapësirë të re të pushtuesve helenë, por shumica, duke refuzuar nënshtrimin, integrimin dhe asimilimin, gjeti strehim te njëgjinishëmit e tyre në Veri dhe në Lindje të Shqipërisë së sotme, larg kufijve të pushtuesve helenë.

Normalisht nëse mbetjet e një populli të pushtuar mbeten të paprekura, pushtuesi duhet ta njohë lashtësinë e tyre dhe të mos i përvetësojë ato, sepse ata janë “dëshmitarët e dukshëm” të qytetërimit të pushtuar. Por, për fat të keq, pushtuesit nuk janë gjithmonë të ndershëm, të virtytshëm dhe të drejtë. Ky ishte rasti i “Pellazgjisë”, e cila u pushtua nga pushtuesit Helenë të cilët “uzurpuan qytetërimin e saj” dhe përvetësuan, modifikuan dhe manipuluan kulturën, gjuhën, mitologjinë dhe legjendat e saj, duke përfshirë poemat epike “Iliada dhe Odisea” të traditës “gojore pellazge” ku Zeusi është  “Pellazg” (jo Helen) dhe “Pellazgët” cilësohen “hyjnorë” (meqenëse Zeusi është pellazg!). Ky është një shans (dhe një prove e çmuar) për mua ky zbulim ka kushtuar më shumë se gjysmën e jetës sime duke vënë në pikëpyetje “qytetërimin helen”. Në të vërtetë, ky “tregues i çmuar historik” që na jep Iliada (Kënga XVI, rreshtat 233/236) “i shpëtoi censurës” së logografëve helenë ! Kjo ishte e papritur sepse ishte “themeli” që më ngreu mendjen dhe më lejoi të vazhdoja më tej në studimet dhe kërkimet e mia. Më në fund, Helenët ia dolën të eliminonin të gjitha gjurmët pellazgjike të cilat mund të kishin kompromentuar objektivin e tyre kryesor : të provonin autoktoninë e tyre (për ti treguar brezave të ardhshme). Por, me një rastësi të lumtur, rezulton se autorët e lashtë përmendën një gjurmë të rëndësishme : “muri rrethues i Akropolit” quhet “pelargjikon / Πελασγικό τείχος” (i njohur si “muri pellazgik”)… kjo, me sa duket, nuk e ua ngreu mendjën “autorëve modernë” që unë i konsidëroj, solemnisht, si varrmihësit e qytetërimit pellazg. Por një krim nuk është kurrë i përsosur sepse gjithmonë ka një “të metë” që më ka lejuar të “zbuloj të fshehtën” ! Për fat të mirë, autorët e lashtë na lanë shkrime dhe dëshmi që vërtetojnë se i vetmi qytetërim “para-helen” që ata njihnin ishte ai i “pellazgëve”. Ata nuk njhnin një qytetërim tjetër, as për një “qytetërim miken” sepse të vetmit “mikenasë” që ata njihnin ishin “banorët” e qytetit të Mikenës në Argolis !

Kështu, kur mbetjet e lashta eliminohen ose sekuestrohen në mënyrë tinëzare nga një pushtues, ne nuk kemi më asnjë provë “materiale” të lënë nga një popull i lashtë. Por sapo të zbulohen mbetje materiale nga e kaluara e lashtë ose e largët, ne mund të nxjerrim në pah ato të cilave u përkasin këto mbetje. Që atëherë, ne mund të emërtojmë krijuesit/ndërtuesit e këtyre mbetjeve. Ky është rasti me Piramidat e Gizës/Kajros dhe mbetje të tjera faraonikë në Egjipt : Ata JANË dhe MBETEN EGJIPTIANË. Ky emër në latinisht = Aegyptus vjen nga greqishtja e lashtë = Αἴγυπτος e cila rrhedh nga vetë emri i kryeqytetit “Memphis” të Egjiptit të lashtë: 𓉗𓏏𓉐𓂓𓏤𓊪𓏏𓎛, ḥw.t kȝ ptḥ (“Shtëpia e “Ka” të “Ptah”). Gjurmët e së kaluarës së Perusë, përfshirë vendin archéologik të Nasca-s: JANË dhe MBETEN ato të INKAS-VE (megjithëse Peruja u pushtua më vonë nga Spanjollët), etj. Të gjitha këto qytetërime të vjetra dhe të tjera në botë u zhdukën nën sulmet e grupeve të tjera etnike, pushtuesve të tjerë e kështu me radhë. Ky process ose fenomen u përsërit pothuajse kudo në botë : një qytetërim ndiqte ose rrëzonte një tjetër, një popull zëvendësonte një tjetër, një etni përzihej me një tjetër, etj. Megjithatë, çdo qytetërim kishte një “identitet”, identitetin e “tij” ! Prandaj, nuk duhet ta hedhim poshtë “Identitetin” e një Kombi, një Populli, një Vepre apo një objekti… për të kënaqur lukubracionet e një “ideologjie” : një egjiptian nuk është peruan, ose një shqiptar nuk është grek ! Etj.

Sot, “ideologjitë” po mbizotërojnë në të gjithë botën : Globalizmi, Universalizmi, Wokizmi, refuzimi i fjalës” etni ose race” (dmth të gjithë janë qenie njerëzore, prandaj të gjithë jemi njësoj !!)…mohimi i “Atdheut” (prandaj patriotizëmi po zhdukët !!), si dhe “Kombësia” (dmth « pa identitet » apo « pa Nacionalizëm », në « kuptimin » e vërtetë të dy fjaleve). Çdo gjë po bëhet e zakonshme në këtë botë, qoftë seksuale, morale, arsimore, kulturore, sociale, gjuhësore, etj. Unë nuk i përkas ideologjive të caktuara politike apo fetare, as manive dhe zakoneve të caktuara, modës së caktuar, sjelljeve të caktuara, etj, etj. Unë nuk jam nga bota që sapo përshkrova, as njeri i së kaluarës, por një njeri normal, pa paragjykime, një mendimtar i lirë dhe një që nuk mund të ndikohet ose manipulohet, as një që i nënshtrohet askujt ose asgjëje. Asgjë nuk do të më pengojë të dua Atdheun tim, Historine, kulturën dhe gjuhën e tij as të vëproj për identitetin e kombit tim, as të mohoj “shqiptarinë” time. JAM VETËM SIÇ JAM, KRENAR QËR ÇFARË JAM, dhe GJITHMONË DO TË MBETEM I NJËJTI : BESNIK, I NDERSHËM, I DREJTË, PATRIOT, BESNIK, NEUTRAL dhe i  PAANSHËM.

Unë nuk jam qytetar i botës, por jam qytetar i një vendi që më ka mirëpritur “Franca” që më lejoj të mbes SHQIPTARË, e cila më shpëtoi nga komunizmi despotik i Enver Hoxhës, Francës së cilës ia kam borxh kulturën time të përgjithshme, intelektualin që jam dhe diplomën time në Sorbonë, Francës që më lejoi të jetoja në këtë vend demokratik, i respektuashëm të “të drejtat e njeriut” dhe veçanërisht “lirinë e mendimit dhe të shprehjes” dhe të jetoja në paqe me familjen dhe të dashurit e mi.

Së fundmi, unë jam mbi të gjitha një SHQIPTAR i denjë për etninë time, gjuhën time, gjenet e mia stërgjyshore dhe krenar për origjinën time pellazgo-shqiptare. Nëse do të kisha lindur në Shqipëri, nuk do të isha këtu sot, por do të isha bërë martir i Lirisë !

Para se të vdisja, do të doja vetëm të fitoja kombësinë Shqiptare, atë të paraardhësve të mi dhe gjeneve të mia.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. “……Para se të vdisja, do të doja betëm të fitoja kombësinë Shqiptare…..”
    Besa mor Zotni ta kisha fale me gjithe qefe shtetesine time shqiptare, por nuk asht gja qe bahet burrokrativisht. Inshallah dicka ke me ba sidoqofte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu