
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
___
Reagim ndaj interpretimit selektiv të Milazim Krasniqit
___
Në shkrimin e tij, prof. Milazim Krasniqi synon t’i japë shkrimeve të para të gjuhës shqipe një kuptim thjesht fetar, duke e mohuar çdo dimension tjetër – gjuhësor, kulturor, shoqëror dhe para-kombëtar. Ky reduktim është historikisht i gabuar dhe metodologjikisht i cunguar.
1. Së pari: Gjon Buzuku e fillon “Mesharin” jo me lutje fetare, por me një shqetësim gjuhësor.
Fjala e tij e parë është:
> “Fort i dashtuni vëlla, unë, si munda e si dijta, u përpoqa me vjerr me shkrim këto fjalë të shenjtërueme në gjuhën tonë.”
Ai flet për gjuhën tonë, për vështirësinë e të shkruarit, për rrezikun e humbjes së saj. Në shekullin XVI, një klerik që hedh në letër shqipen e popullit të vet, është duke bërë jo vetëm akt fetar, por akt kulturor, akt mbrojtës, akt identitar.
Po të mos kishte ndërgjegje për gjuhën, nuk kishte arsye të shkruante shqip. Do ta shkruante latinisht, siç ishte norma.
2. Letërsia fetare në Europë ishte edhe letërsi komb-formuese.
Në Itali, në Gjermani, në Çeki, në Poloni – shkrimet e para janë fetare. Por askujt nuk i shkon ndër mend të thotë se “nuk kanë vlerë kombëtare”.
Reformatorët dhe kundërreformatorët, për shkak se u drejtuan popullit, përdorën gjuhën e popullit. Pikërisht ky përdorim i gjuhës amtare është baza e ndërgjegjes kombëtare, e cila mbi gjuhën ndërtohet.
Gjuha është trualli i kombit, pavarësisht kontekstit fetar të momentit.
3. Krasniqi ngatërron dy gjëra: ekzistencën e kombit si koncept modern dhe embrionet e tij kulturore.
Është e vërtetë që në shekullin XVI nuk ekziston kombi si koncept modern politik.
Por askush nuk e ka pretenduar këtë.
Ajo që theksohet është se:
– tek Buzuku,
– tek Budi,
– tek Bardhi,
– tek Bogdani,
gjendet ndërgjegje gjuhësore, e cila është premisa e kombit.
Nuk ka kombe pa gjuhë të shkruar.
Prandaj shkrimet e para janë gurë themeli – jo sepse ishin “komunistë”, “nacionalistë” ose “ideologë”, por sepse vendosën standardin e përdorimit të gjuhës.
4. Milazimi e quan “spekulim” çdo interpretim që nuk i shërben optikës së tij islamike.
Kjo është e dukshme. Duke insistuar që gjithçka të lexohet vetëm si zhvillim fetar – dhe madje vetëm fetar katolik – ai mundohet t’i heqë çdo dimension kombëtar procesit të shkrimit shqip, si për të thënë që:
> “Asgjë kombëtare nuk ka ekzistuar para islamit, pra kombi shqiptar s’ka rrënjë të krishtera.”
Kjo është qasje ideologjike, jo shkencore.
Po të ishte konsistent, do të duhej të mohonte edhe rolin e Pjetër Bogdanit, autorit më të madh të letërsisë së vjetër shqipe, i cili në “Çetën e profetëve” flet qartë për popullin e vet, për “gjuhën tonë” dhe për “vendin tonë”.
5. Fakti se “Meshari” u ndalua pas një viti nuk e zbeh dimensionin e tij shqiptar.
Në çdo vend të Europës, Inkuizicioni ka ndaluar libra fetarë – kjo s’ka të bëjë as me Buzukun si kombëtar, as me shqiptarët si popull, por me konfliktet brenda Kishës.
Ndalimi provon vetëm se ishte vepër që qarkulloi në popull dhe se disa autoritete e konsideruan të rrezikshme. Kaq.
6. Kombi modern shqiptar është i shek. XIX – por themelet gjuhësore të tij janë të shek. XVI.
Askush serioz nuk e mohon këtë.
Prandaj po të ndjekim logjikën e Milazimit, Duhet të mohojmë edhe:
– Dante-n për Italinë,
– Luther-in për Gjermaninë,
– Hus-in për çekët,
– reformatorët polakë për Poloninë.
Pra të gjithë “para-kombëtarët” e Europës duhet t’i shpallim thjesht “fetarë”, pa asnjë rol në kulturën e kombit.
Kjo s’është shkencë; është ideologji.
Përfundim
Gjon Buzuku e shkroi shqipen për popullin e vet, jo për të lartësuar një doktrinë të huaj.
Ai e shpëtoi gjuhën nga harresa, e futi në alfabet dhe i dha zë një populli që nuk kishte zë.
Kjo është vlerë kombëtare, pavarësisht kontekstit fetar të kohës.
Dhe çfarë është më e rëndësishmja:
gjuha e shkruar është akti i parë i themelimit kombëtar.
Pa gjuhë – nuk ka komb.
Prandaj Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani janë aty ku fillon historia jonë kulturore, jo aty ku mbaron.
Interpretimet që e reduktojnë këtë trashëgimi të gjuhës shqipe vetëm në funksion të islamit politik nuk janë as shkencore, as të ndershme.



Kush eshte prof. Milazim Krasniqi, shtrohet pyetja. Milazimi eshte nje perkrahes (adhurues) i madh i neootomanizmit. Ai eshte nje adhurues i roberise dhe roberuesve osmanë. Ai kete kurre nuk e ka mohuar. Eshte soji i atyre shqiptareve qe gjate Luftes se Pare Boterore e lanë Kosoven ne duar te serbeve dhe shkuan ne Qanakala per te luftuar per sulltanin. Eshte ai qe i pengon cdo kritike ndaj pushtimit pesë shekullor osman. Eshte ai qe merr guximin dhe e quan idiot Rilindasin tonë, Cajupin vetem se ai paska shkruar vjershë kunder osmaneve.
Milazimit i pengojne vargjet e Cajupit kur thot
“…Kur bere derr’ e arinë
C’deshe qe bere Turqinë?
Se te mos qenkej kjo farë
Bota do te vintej mbarë,
Dheu do te lulezonte,
Shqiperia dot’ gezonte…
Si shkrimi i profesor Shqiptar Shaljanit si dhe komenti i Albertit jane ekzakt dhe perputhen.
Nga shekujt e hershem dhe deri vonë ato qe kishin kohe dhe mundesi te merreshin me libra, studime dhe me shkrime kulturore o studimore ishin kleriket. Por kjo nuk don te thote se keto shkrime ishin patjeter shkrime fetare.
Ne qoftese disa shkrime kan pase karakter fetar, atehere thuhet se shkrimet kan kene me karakter fetare.
E njajta gja edhe per shkrimet studimore shkencore o letrare, te cilat nuk kan kene me karakter fetar.
Persa me kujtehet mu, ne mos gabofsha, edhe ne kohen e Egjiptit te kohes se faraonve (para pushtimit arab) kleri asht marre edhe me aspektet historike, shkencore, astronomi, kanalizime të lumit Nil etj.
Por te thushe se nji klerik ka ba studime dhe prandej keto studime jane fetare, kjo nuk asht Padije (injorance), por asht qellimisht e keqe dhe e mbrapsht.
Shqiptar Shaljani, me beso qe eshte teprua me Milazimin.
Eshte e drejte e çdo njerit te shkruaj ate qe mendon.
Letersia e vjeter shqipe, eshte letersi fetare. Kjo nuk do te thote se nuk ka vlere gjihesore e letrare por sinqerisht po te them se ”Meshari”, eshte me teper se 90% liber feje. Ne nuk jemi te sigurte as se si e ka titullin libri por ne baze te pjeses me te madhe qe ka libri, meshe, eshte titulluar si Meshar.
Po te pyes Shqiptar, e ke vepren e Buzukut?
Po studjuesin e saj, E. Çabejin (dy pjeset) e Mesharit a i ke pasur ne dore ndonjehere se me i lexua, jam i sigurte se nuk i ke lexua.
Ajo eshte liber fetar. Ajo letersi eshte letersi fetare e shkruar kryesisht nga prifterinj shkodrane.
Naten!
Z. Kastrati!
Une nuk mendoj qe me Milazimin u teprua. Eshte e kunderta, Milazimi po e tepron me manipulime te qellimshme.
Sigurisht qe secili ka te drejte te shkruaj per ate cka mendon, por ajo e drejte duhet te jete e bazuar ne fakte e jo te shkruhet sipas deshires. E sa per studjuesin e “Meshari”-it , z. Eqrem Cabej, po e citoj nje fjali te shkruar nga ai:
“Kur flasim per kete liber si per me te vjetren veper te shqipes, ne e kuptojmë kete ne nje veshtrim te vecante: si ate veper qe si nga koha si nga madhesia zë kryet e vendit jo vetem ne fushen e gjuhesise, po edhe te literatures shqiptare. Autori i kesaj eshte keshtu themelonjesi i kesaj literature.”
Me fal qe nderhyra ne repliken e juaj me z. Shaljani.
Ju pershendes dhe ju uroj nje nate te qetë.
Lidhur me MESHARIN E GJON BUZUKUT vetëm këto dy fjali:
1. Vendimi i Buzukut për të shkruar në shqip pasqyroi një nga shtyllat kryesore të Rilindjes Europiane: përdorimin e gjuhëve amtare për të bërë dijen dhe fenë të arritshme për njerëzit e thjeshtë.
2. Libri i lutjeve, Meshari i Gjon Buzukut reflekton jo vetëm devotshmërinë fetare të autorit, por edhe aspiratën e tij për të ruajtur dhe promovuar gjuhën dhe kulturën arbërore.
Respekt!
imh
Unë nuk replikoj me z. Kastrati ngase nuk ja vlenë , unë mirrem më tepër me Milazima , jo asesi me Gjylazima !
Ahmet H. Musa, Shqiptar Shaljani i Shalës, përshëndetje,
Më beso se nuk kam qëllim me të provokua e aq më me të lendua.
Kjo faqe nuk është për shumë fjalë.
Nuk më mbetet hatri as nga ti si autor e as të atyre që të perkrahin ty por ty, … po i pyes, përsëri:
– A e keni librin “Meshari” të Gj. Buzukut dhe “Meshari”i Gjon Buzukut (ISSS), botim kritik
punuar nga Eqrem Qabej, pjesa e parë dhe e dytë , Tiranë 1968.
Dhe a eshte letersia e vjeter, pjesa me e madhe letersi fetare dhe pjesa me e madhe e autoreve qe kane shkrua shqip dhe latinisht, a ishin prifterin shkodrane?
Rendesia e tyre eshte e madhe, nuk ka dyshim por (ne Meshar) ka aq pake sa s’ka
Vazhdon
Ju nuk u përgjigjët por unë po iu shkruaj:
C Laus Deo Pax vinis et requiem defeuntis
“U Doni Gjoni, i biri i Bedek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë ….
E tash i jam nfalë gjitheve, u lutëni Tenzonë ende për muo” (fq. 387, libri i cituar më lartë.
Sa i përket meshës, ajo është pëkthye nga E. Cabej dhe ai ka punuar disa dhjetëra vjet. Të tjerët, përps M. Domit, Sh. Demirajt e ndonjë gjuhëtari tjetër, nuk mund ta komentojnë e shpjegojnë si duhët.
Tash ndoshta ka shumë pakë gjuhëtarë që i njohin si duhët (R. Ismaili, E. Lafe …)
Prandaj, pa dashur që të me keqkuptosh, ty Shqiptar e s Alberti nuk jeni të zotët të flisni për Letësinë e vjetër shqipe, për Mesharin etj.
Milazimi, është njohës i madh ndërsa ju, as te këmba e Milazimit nuk mund të afroheni kur ai flet për Letërsi, edhe për A. Z. Cajupin.
Ditën!
Me zhgenjyet me kete fjalinë e fundit o z. Kastrati. Eshte e vertete qe une Milazimit ( per sa i perket letersisë se vjeter shqipe) nuk i afrohem as te kemba, bile nuk i afrohem as te thembra e kembes, por po duket qe me mire se ju di me e bere dallimin se cili shqiptar eshte ne rrugë te drejte e cili eshte ne rrugë te gabuar. Kurre nuk mendoj qe nje perkrahes i neootomanizmit mundet me qene ne rruge te drejtë, sepse neootomanizmi godet ne themel identitetin tonë kombetarë, harmoninë fetare dhe vet kuptimin tone mbi historinë dhe aresyen se pse jemi shqiptarë. Natyrisht qe edhe prof. Milazimi ka te drejten e tij per nje mendim ndryshe. kete duhet respektuar. Por nese respektojme mendimet ndryshe te Milazimit, perse valle te mos e respektojme edhe antishqiptarin Olsi Jazexhi i cili, kur u pyet se cka mendon per 28 Nentorin, e tha troç “per mua 28 Nentori eshte dite zie!”
Shnet.
Për z. Kastrati unë nuk kam koment , e sa për Milazim unë shkruaj sa herë që konsideroj që ai neootomanin flet e shet dokrra, devijon e spekulon qoftë edhe me letërsinë e vjetër pa të cilën as që do të kishte Rilindje kombëtare ,ndërkohë e di se këro shkrime ty nuk të pëlqejnë meqe edhe ti je njëfarë neootomanin liberal.
Eu Ahmet Musa bre, po shume kohe tu paska desht per me më thene ”neotoman liberal”.
Nuk jam neootoman por ti qenke më katolik se papa.
Nese na pranon Vatikani, eshte mire Kosova ty me te dergua atje e ndoshta edhe te veshin me zhguna dhe trash fene.
Tom Pergjoka
Pak fjalë për Sinan Kastratin
Kam vite që e njoh Sinanin Kastratin. Ai nuk njeri i i përkushtuar ndaj çështjeve fetare, por gjithë enegjinë e tij ia ka kushtuar çështjes kombëtare. Ai është një patriot i vërtetë, një njeri që gjithmonë ka qëndruar në ballë të kauzës kombëtare dhe që jetën ia ka kushtuar lirisë e dinjitetit të popullit shqiptar.
Që në rininë e hershme, Sinani e kuptoi se kombi kishte nevojë për zëra të guximshëm. Prandaj, ai nuk hezitoi të ngrihej kundër padrejtësive, edhe kur kjo e çonte drejt sakrificave të mëdha. Ishte pjesëmarrës i demonstratave historike të vitit 1981, momente që shënuan kthesë në ndërgjegjen politike të shqiptarëve në Kosovë.
Për idealet e tij, Sinani nuk kërkoi kurrë as lavdi e as shpërblim. Përkundrazi, ai përballoi burgjet dhe torturat me dinjitet, duke mos u dorëzuar asnjëherë. Çdo ditë e kaluar prapa hekurave ishte dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare.
As pas lirisë, ai nuk u nda nga misioni i tij. Vazhdonte të kontribuonte me të njëjtin zjarr dhe të njëjtën besnikëri. Kontributi i tij nuk u pa vetëm në momente të mëdha historie, por edhe në punën e tij të heshtur, në përpjekjet e përditshme, në ndihmën ndaj të tjerëve dhe në mbrojtjen e vlerave që e kanë mbajtur gjallë kombin tonë.
Historia e Sinan Kastratit është histori qëndrese, sakrifice dhe dashurie të thellë për atdheun. Ai mbetet një shembull frymëzimi për brezat që vijnë, një kujtesë e gjallë se liria fitohet dhe ruhet nga njerëz që guxojnë të ngrihen, të flasin dhe të vuajnë për të.
Plotesisht pajtohem me ju per sa i perket mendimit tuaj per z. Kastrati, por me cudit per se tepermi qendrimi i tij ndaj shkrimeve te Milazimit. Thene shkurt dhe shqip, komentet e tij te fundit me zhgenjyen.
Sinan Kastratit dua t’i them se po unë jam më ” katolik” se Papa , ndërkohë kur të quajta neootoman liberal gabova ngase ti po më shfaqesh neootoman radikal tani edhe më radikal se Milazimi. Edhe një çështje dua të t’a bëj të kjartë z. Kastrati : Ty mendtë me t’lënë unë prap shkruaj sipas këndvështrimit tim.
Ty nese te lene mendet, mos dil ne mejdan e mos hyne ne ode te burrave!
O shkruaj çka te duash o Ahmet Musa, alias Shqiptar Shaljani.
Tash edhe une po bindem se ti je nje spekulant dhe nuk e di çka po kerkon nga une?
Shkruaj e shaje Milazimin por ai ka libra e vepra letrare, proze, poezi, tregime, drama e ty, ai as emrin nuk ta din, se s’ke emer ti.
Nese te pengon besimi, eshte pune e jote por une krenohem se jam shqiptar dhe besimin e kam per veti. Ate e trashegoj nga baba e babegjyshi dhe nuk e ndryshoj me asnje tjeter. Edhe emrin e kam oriental dhe s’e kam ndermend me e ndryshua. Kam pasur e kam shume miq te besimit katolik qe i respektoj dhe me respektojne.
Ne çdo feste familjare (dtl.), feste shteterore, kombetare, feste te motmotit dhe feste fetare (Bajram e Pashk) ia urojme shoqi-shoit.
Per fund, edhe ty: urime krishtlindjet!
Nuk mund te merresh me PROBLEMET KOMBETARE, pa mbajte qendrim ndaj ANMIQVE TE KOMBIT.
Ai qe merret me Problmet Kombetare i din mire se kush jane anmiqt e kombit dhe pikrisht aty duhet me u perqendru vemendja dhe me reagu. Kush nuk lufton kundra anmiqve te kombit, nuk ka kuptim te thote se merrem me problemet e kombetare.
Ty nese te lene mendet, jo mua, mos dil ne mejdan e mos hyne ne ode te burrave!
O shkruaj çka te duash o Ahmet Musa, alias Shqiptar Shaljani.
Tash edhe une po bindem se ti je nje spekulant dhe nuk e di çka po kerkon nga une?
Shkruaj e shaje Milazimin e mua por Milazimi ka botua nje komplet libra e vepra letrare, proze, poezi, tregime, drama, studime e ty, ai as emrin nuk ta di ai se ti s’ke emer.
Nese te pengon besimi, ”Shqiptar”eshte pune e jote por une krenohem se jam shqiptar dhe besimin e kam per veti. Ate e trashegoj nga baba e babegjyshi dhe nuk e ndryshoj me asnje besim tjeter. Edhe emrin e kam oriental dhe s’e kam ndermend me e ndryshua.
Kam pasur e kam shume miq shqiptar te besimit katolik e ortodoks (ne Shqiperi) qe i respektoj dhe me respektojne.
Ne çdo feste familjare (dtl.), feste shteterore, kombetare, feste te motmotit dhe feste fetare (Bajram e Pashk) ia urojme shoqi-shoit.
Per fund, edhe ty desha t’i uroj krishtlindjet por meqe ti po e n’drron shpesv fene, po e le e ta dergoj ne janar urimin per krishtlindjet!